“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
ANGLI- Nigel Farage, lider i partisë britanike kundër migrimit, “Reforma në Mbretëri të Bashkuar”, është përballur me kritika të ashpra të shtunën, pasi ka thënë se Perëndimi e ka provokuar luftën e Rusisë në Ukrainë më 2022.
Në një intervistë për transmetuesin britanik, BBC, Farage ka thënë se “ne e kemi provokuar këtë luftë”, duke shtuar se “natyrisht” ka qenë “faji” i presidentit rus, Vladimir Putin. Kryeministri britanik, Rishi Sunak, u ka thënë gazetarëve se pretendimi i Farage-it është “plotësisht gabim dhe shkon vetëm në të mirë të Putinit”.
Farage – ish deputet i Parlamentit Evropian, ka tentuar dhe dështuar shtatë herë të bëhet deputet në Parlamentin britanik - dhe tani po mëton të garojë në zgjedhjet e përgjithshme britanike, muajin e ardhshëm.
Aktualisht partia e tij është e treta në listë, mirëpo ai pritet të fitojë pak ulëse. Popullariteti i partisë që udhëheq ai është rritur prej kur Farage e ka marrë pozitën e liderit më herët gjatë këtij muaji. Mirëpo, të shtunën është përballur me shumë kritika për deklaratën e bërë në intervistë.
Ministri i Brendshëm britanik, James Cleverly, e ka kritikuar Farage-in për “përsëritje të arsyetimit të Putinit për pushtimin brutal në Ukrainë”. Ish-ministri britanik i Mbrojtjes, Tobias Ellwood, ka thënë se komentet janë “tronditëse” dhe që “Churchill po rrotullohet në varr”, referencë për ish-liderin britanik.
I pyetur më shumë për qëndrimet e tij për Putinin, Farage ka thënë gjatë intervistës se “nuk e pëlqen si person”, por e admiron “si operator politik, sepse ka arritur të ketë nën kontroll Rusinë”.
Ish-figurë e Brexitit, Farage është i afërt me ish-presidentin amerikan, Donald Trump. Farage ka thënë publikisht se synon të garojë për kryeministër më 2029. Ai, po ashtu, ka përsëritur pretendimet se Sunak, kryeministri i parë me ngjyrë i Britanisë, “nuk e kupton kulturën tonë”. Komentet e tij ndaj Sunakut, janë kritikuar ashpër prej deputetëve britanikë./ REL
GREQI- Një zjarr masiv ka përfshirë Greqinë pasditen e së premtes në një zonë të përzier pyjore në...
Foto ilustruese ARABI SAUDITE- Qindra njerëz mendohet se kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite –...
Foto ilustruese GAZA- Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se zyrat e tij në Gazë janë dëmtuar prej ...
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti BRUKSEL- Në prag të takimit të kryeministrit, Albin Kurti me presidentin e Serbisë,...
Foto ilustruese UKRAINË- Negociatat e pranimit të Ukrainës dhe Moldavisë në BE pritet të fillojnë javën e ardhshme....
Foto ilustruese MAQEDONI- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë të shtunën seancën për votimin e Qeverisë...
Foto ilustruese SPANJË- Barcelona ka njoftuar se do të ndalojë marrjen me qira të apartamenteve për turistët deri në vit...
Foto ilustruese SHBA- Bizneset perëndimore po mësojnë si të përshtaten me politika të paqëndrueshme elektorale n&eu...
Foto ilustruese GJERMANI- Derisa ekipet kombëtare të vendeve nga Ballkani që po garojnë në Kampionatin Evropian të futbollit ...
Foto ilustruese GJERMANI- Konferenca e kryeministrave të landeve: Dëbime më të shpejta, procedura të përshpejtuara azil jasht...