Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

POLONI- Kryeministri i Polonisë Donald Tusk udhëtoi të shtunën në kufirin e vendit të tij me rajonin rus të Kaliningradit për të inspektuar përparimin në ndërtimin e fortifikimeve ushtarake përgjatë kufirit lindor, duke e quajtur atë "një investim në paqe".
Vizita e zotit Tusk vjen një muaj përpara se Polonia të marrë presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian. Zyrtarët polakë thonë se përparësi e tyre është nxitja e vendeve të tjera anëtare që të forcojnë mbrojtjen në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë dhe ndryshimeve që pritet të ndodhin së shpejti në Uashington. Disa udhëheqës evropianë janë të shqetësuar se administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump mund të jetë më pak e përkushtuar për mbrojtjen e Evropës.
Zoti Tusk propozoi gjithashtu këtë javë që Polonia dhe vendet nordike dhe baltike të kryejnë patrullime të përbashkëta në Detin Baltik, që ka rëndësi strategjike, pas prerjes së kabllove nënujore të komunikimit, që dyshohet se ishte vepër sabotimi.
Qeveria dhe ushtria e Polonisë filluan këtë vit ndërtimin e një sistemi mbrojtës, të quajtur “Mburoja Lindore” . Ai do të përfshijë afërsisht 800 kilometra përgjatë kufirit të Polonisë me Rusinë dhe Bjellorusinë, në një kohë kur zyrtarët perëndimorë akuzojnë Rusinë për kryerjen e sulmeve hibride kundër Perëndimit, duke përfshirë përpjekje për sabotazh, përdorimin e emigracionit si armë, dezinformimin dhe masa të tjera armiqësore.
"Sa më mirë të ruhet kufiri polak, aq më e vështirë është qasja për ata që kanë qëllime të këqija", tha Kryeministri Tusk në një konferencë për shtypin pranë fshatit polak të Dabrovkës ndërsa qëndronte përpara barrierave mbrojtëse prej betoni.
Polonia ka qenë në mëshirën e fqinjëve agresivë gjatë shekujve të fundit dhe është bërë një nga mbështetëset kryesore të sigurisë evropiane në një kohë kur Franca dhe Gjermania janë dobësuar nga problemet e brendshme politike. Polonia synon të shpenzojë 4.7% të prodhimit të saj të brendshëm bruto për mbrojtjen vitin e ardhshëm, duke e bërë atë një nga vendet e NATO-s në shpenzimet më të larta në fushën e mbrojtjes.
Qeveria e Kryeministrit Tusk vlerëson se projekti strategjik i fortifikimit ushtarak të kufirit lindor do të kushtojë të paktën 2.5 miliardë dollarë. Kufijtë e Polonisë me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën janë kufijtë e jashtëm më lindorë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s./VOA
GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka folur në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe rastin e Fredi Belerit. Në nj&eu...
HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka dënuar sulmin terrorist të mbrëmshëm në Zubin Potok, përkatësisht n...
KOSOVË- Policia e Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media, pas sulmit të mbrëmshëm në kan...
ANGLI- Specialistja britanike dhe vëzhguesja e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Ivana Stradner ka thënë se Vuçi&c...
ANGOLA- Vizita e Presidentit Joe Biden në Angola, e para nga një president amerikan në këtë vend jugperëndimor të Afrik&eum...
PALESTINË- Sipas mjekëve palestinezë, të paktën 32 persona humbën jetën në Gazë nga sulmet e bëra nga ushtri...
Trump dhe Trudeau SHBA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau është takuar me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në...
Foto ilustruese GAZA- Zyra e Qeverisë për Media në Gaza thotë se numri i gazetarëve të vrarë në Gaza tani &eum...
ofensiva ne Aleppo SIRI- Forcat rebele filluan të mërkurën ofensivën më të madhe kundër qeverisë siriane në vi...
GJERMANI- Qeshakare u bë partia e Kristian Demokratëve (CDU), pasi në funksion të zgjedhjeve të parakohshme t&eum...