Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjatë luftës 1998-99 në Kosovë, strategjia e shtetit serb ishte fshehja e krimit nëpërmjet të fshehjes së kufomave dhe kjo strategji është ende aktive. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Kurti tha se trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd, dikur bashkëpunëtorë dhe sot politikanë në krye të shtetit serb, refuzojnë të hapin arkivat për të zbuluar vendndodhjet e varrezave masive.
“Para 10 vitesh, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë shpalli sekret shtetëror dokumentet mbi veprimtarinë në Kosovë të Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave. Ky vendim i marrë më 31 korrik 2014, pengon zbardhjen e së vërtetës së dhimbshme lidhur me vrasjet e civilëve shqiptarë dhe fshehjen e trupave të tyre në varreza masive në Serbi”, shkroi Kurti.
Ai tha se kanë dërguar disa kërkesa për hapjen e arkivave të kësaj brigade në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të arritur vitin e kaluar. Por, siç thotë Kurti, Serbia s’ka shfaqur asnjë shenjë pendese për mizoritë e kryera e për të cilat konsideron se përbëjnë shkelje të të drejtave të njeriut.
“Në bazë të marrëveshjes së arritur më 2 maj të vitit të kaluar në Bruksel, ne përsërisim kërkesën për hapjen e arkivave në Serbi. Tashmë kemi dërguar disa kërkesa lidhur me hapjen e arkivës së Brigadës 37-të të Motorizuar të UJ, përgjegjëse për shumë masakra në rajonin e Drenicës. Vendimi i shtetit serb për të klasifikuar këto dokumente si sekrete për 30 vite është përpjekje për të fshehur krimet e kryera. Është edhe një tregues i qartë se Serbia, përderisa qëndron mbi varret e civilëve shqiptarëve të vrarë, nuk ka treguar asnjë shenjë pendese për mizoritë e kryera në Kosovë”, shkroi Kurti.
Ai tha se ky akt përbën një shkelje të të drejtave të njeriut, të drejtës së familjeve për të ditur të vërtetën dhe pamundëson përpjekjet për të sjellë drejtësi, derisa shtoi se duke mbajtur të fshehta këto dokumente, Serbia nuk po distancohet nga regjimi i Millosheviqit dhe krimet e tij gjenocidale në Kosovë. Sipas kryeministrit Kurti, vetëm përmes ndriçimit të së vërtetës dhe mbajtjes përgjegjës të autorëve të krimeve mund të arrihet drejtësia dhe paqja e qëndrueshme në rajon. Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë më shumë se 13 mijë civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, nga të cilët pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
KOSOVË- Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së, ka thënë se trupi i të vrarit nga policët serbe, Faton Hajrizi do të kthehet n&eum...
SHBA- Qasja ndaj abortit është një nga çështjet kryesore në garën për Shtëpinë e Bardhë. Fushata e de...
SHBA- Snajperisti i kontesë Beaver, Gregory Nicol, vuri re një person të dyshimtë që lëvizte në periferi të vendit ku ...
BRITANI- Hugh Edwards, ish-prezantuesi britanik i lajmeve të BBC-së, dikur një figurë e respektuar dhe e njohur pë...
Foto nga vendi i ngjarjes ROMA- Një vatër e madhe zjarri është evidentuar pasditen e sotme në zonën e Monte Mario, pran&...
Ismail al-Ghoul GAZA- Një gazetar dhe një kameraman i Al Jazeera në një sulm izraelit në Gaza kanë humbur jetën. Bë...
KALIFORNI- Studiuesit kanë zbuluar nivele plumbi dhe kadmuimi disa herë më të larta nga sa lejohet në udhëzimet shëndet&eum...
SHBA- Stafi i Kongresit amerikan do të detyrohet të heqë aplikacionin TikTok nga telefonat e tyre qeveritarë deri më 15 gusht, pasi l...
Fotografi e realizuar gjatë takimit konsultativ midis presidentes Vjosa Osmani dhe krerëve të partive politike parlamentare në Kosovë...
ANGLI- Gardiania e burgut në Angli që kreu marrëdhënie seksuale me një të burgosur është kritikuar ashpër nga fam...