Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Perëndimit që të sanksionojë të gjithë personat që ai tha se komunikojnë dhe bashkëpunojnë me personat që gjenden në listë të zezë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë fjalimit në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, Kurti tha se Serbisë po ashtu duhet t’i kushtëzohen “përfitimet aktuale”.
“Andaj Perëndimit demokratik, në veçanti Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, ne u bëjmë thirrje që Serbisë t’i kushtëzohen përfitimet aktuale, jo vetëm ato të ardhshme nga BE-ja, SHBA-ja e Mbretëria e Bashkuar. Duhet të sanksionohen nga SHBA-ja, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar ata që bashkëpunojnë me personat që ndodhen në listë të zezë në Ballkan. Ata që janë pjesëtarë të organizatave ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’. Përndryshe kriminelët që shëtisin të lirë, përndryshe listat e zeza, nuk janë efektive”, tha Kurti.
Organizatat "Mbrojtja Civile" dhe "Brigada e Veriut", u shpallën organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës qershorin e vitit të kaluar. Kurti tha se lista e zezë duhet të japë “rezultate nëpërmjet sanksionimit të gjithë atyre që komunikojnë e bashkëpunojnë me ta”.
Ai kërkoi që autoriteteve të Kosovës t’i dorëzohet Millan Radoiçiq dhe pjesëtarët e grupit të tij, që Kosova i akuzon për organizimin e sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës shtatorin e vitit të kaluar. Në Banjskë, më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.
Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës. Autoritetet në Kosovë kanë ngritur aktakuzë ndaj tij dhe 44 personave të tjerë për rastin në Banjskë të Zveçanit. Vetëm tre persona të akuzuar janë të arrestuar në Kosovë dhe Radoiçiq dhe të tjetër gjenden në arrati. Radoiçiq besohet se gjendet në Serbi.
SHBA-ja dhe BE-ja po ashtu kanë kërkuar që të gjithë të përfshirët në sulmin e armatosur në Banjskë të përballen me drejtësinë. Kurti po ashtu akuzoi Serbinë se nuk po respekton marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ai po ashtu mbrojti veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri të vendit, që bashkësia ndërkombëtare i ka cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara.
“Ata që ankohen për veprimet tona të njëanshme janë duke u ankuar pse e kemi shpallur pavarësinë, janë duke u ankuar pse fituam në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, janë duke u ankuar pse përfundoi mbikëqyrja e pavarësisë. Sundimi i ligjit për shtetin sovran është sikurse frymëmarrja”, tha Kurti.
Qeveria e Kosovës edhe më herët ka thënë se veprimet në veri – përfshirë mbylljen e institucioneve që kanë funksionuar në bazë të sistemit serb, ndalimin e përdorimit të dinarit serbë për pagesa me para të gatshme dhe veprime të tjera – janë në kuadër të shtrirjes së sovranitetit dhe zbatimit të ligjit. Kryeministri kosovar po ashtu kërkoi që të rivendoset zona tokësore e sigurisë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.
“Meqë brenda dy vjetëve, katër herë Serbia e ka sjellë ushtrinë e saj te kufiri ynë, duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë në gjerësinë 5 kilometra rrotull kufirit të Kosovës. Ajo ishte hequr në gusht të vitit 2001. Këtë tani po e keqpërdor regjimi i Aleksandar Vuçiqit, i cili që po sjell artileri, trupa shtesë, sistem kundërajror kinez përbrenda këtij rripi 5-kilometërsh”, tha Kurti.
Përgjegjësinë për sigurinë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë e ka misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR. Ndërsa, pjesën tjetër të vijës kufitare e mbikëqyr Policia e Kosovës./ REL
pamje nga bosnja SARAJEVË- Në Bosnjë e Hercegovinë ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet për persona të zh...
sulmet LIBAN- Një sulm izraelit në një kamp refugjatësh në veri të Libanit ka lënë të vrarë një koma...
evakuimet LIBAN- Kombet në mbarë botën kanë përgatitur plane emergjence për të evakuuar qytetarët nga Libani, ...
rihanna, diddy SHBA- Emri i saj është lakuar nëpër mediat, si pjesë e listës së yjeve botërore që kanë ma...
parlamenti evropian BRUKSEL- Parlamenti Evropian është duke vazhduar procedurat e themelimit të komisioneve, delegacioneve dhe strukturave t...
Bakterie stafilokoku aureus rezistente ndaj meticilinës SHBA- Rezistenca e shumë patogjenëve ndaj antibiotikëve mund të ...
permbytjet ne bosnje BOSNJE- Pamjet në mediat sociale tregojnë se sa shpejt shirat përmbytën rrugët dhe ndërtesat n...
foto ilustruese Mario Draghi, kryeteknokrati jozyrtar i kontinentit, ka një plan, shkruan The Economist Europa, më në fund, e ka kuptuar se...
Foto ilustruese DET I KUQ- Më shumë se 100 persona janë ende të zhdukur pasi kontrabandistët i detyruan emigrant&eu...
Antarktida ANTARTIK- Mbulesa bimore në të gjithë gadishullin e Antarktikut është rritur më shumë se dhjetëfishin gj...