Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
GJERMANI - Më 23 shkurt 2025 zhvillohen në Gjermani zgjedhjet parlamentare. Për multi-miliarderin dhe të besuarin e Trump, Elon Musk, është e qartë se zgjedhjet parlamentare duhet t'i fitojë AfD-ja, parti e cila nga Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës klasifikohet pjesërisht si ekstremiste e djathtë. Vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë, shkroi Musk në platformën e tij të internetit X. Ai i ofroi udhëheqëses së AfD-së, Alice Weidel, edhe mundësinë për të zhvilluar një diskutim në platformën X. Në mediat sociale gjermane, AfD-ja konsiderohet si partia më aktive, sidomos në platformën kineze të mediave sociale TikTok. Videot me pozicionet e AfD-së shihen në TikTok nga qindra-mijëra vetë.
Sipas ekspertit për politikë dhe komunikim, Johannes Hillje, në vitin 2022 dhe 2023 çdo video e AfD-së është parë mesatarisht më shumë se 430,000 herë. Për krahasim: në vend të dytë renditen videot e grupit parlamentar konservator CDU/CSU – me një mesatare prej rreth 90,000 shikimesh.
A favorizojnë mediat sociale partitë e djathta?
Jo, thotë Andreas Jungherr, profesor i Shkencave Politike dhe Transformimit Digjital në Universitetin Otto-Friedrich në Bamberg. "AfD-ja ka shumë kohë që është aktive në mediat sociale." Ajo ka mësuar se cila qasje funksionon atje.
Ky është një avantazh i qartë për sa i përket diapazonit të shikueshmërisë – por vetëm kjo nuk garanton suksesin zgjedhor, thotë Jungherr. Kjo duket qartë në fushatën e kandidates për president të SHBA-së, Kamala Harris, e cila pati sukses të madh në rrjetet sociale. Por siç e dimë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të sjellë atë në Shtëpinë e Bardhë.
Ç'ndikim kanë mediat sociale tek vlerat dhe bindjet?
Të ashtuquajturat "flluska të filtruara" lindin në hapësirën online, sepse rezultatet e kërkimit ose përmbajtja janë të personalizuara. Algoritmet e ofruesve të shërbimeve online përcaktojnë ato që na shfaqen në internet. Në mediat sociale një algoritëm u jep përparësi përmbajtjeve të personaliteteve të njohura ose përmbajtjeve që kanë pëlqyer ose komentuar shumë përdorues të tjerë. Nga ana tjetër algoritimi mund të mos shfaqë më fare përmbajtje të caktuara, nëse ato janë injoruar shpesh.
Kjo krijon një perspektivë të njëanshme: botëkuptimi që ka dikush forcohet, ndërsa mendimet apo qëdnrimet e të tjerëve injorohen. Mbi të gjitha përmbajtje të tilla përforcojnë vlerat dhe bindjet që dikush i ka ndërkohë.
Kjo është arsyeja pse mediat e të gjitha llojeve kanë vetëm një ndikim shumë të vogël në vendimet e votuesve, thotë Judith Möller, profesore për shkencat e komunikimit në Institutin e Leibniz për Kërkimin e Medias. Ajo studion efektet e mediave sociale dhe thotë "Vendimi i votuesve lidhet me shumë shkaqe të ndryshme. Varet se ku dhe si je rritur, çfarë përvojash personale ke pasur - veçanërisht në javët e fundit para zgjedhjeve - ose me kë tjetër flet për zgjedhjet dhe politikën." Sipas Möller, të njëjtët faktorë ndikojnë edhe se cilat media përdorim dhe çfarë efekti kanë ato.
Lëvizjet politike dhe partitë e reja mund të bëhen shpejt të dukshme në mediat sociale. Por në thelb në rrjetet sociale ato arrijnë ndjekësit tyre - dhe ndoshta disa njerëz të pavendosur. "Njerëzit është e vështirë që t'i bindësh për diçka të re. Përmes mediave mund të bindësh vetëm ata që tashmë janë të bindur për diçka."
Lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes
Ballafaqimi me informacionet dhe lajmet e rreme do të bëhet edhe më problematik në të ardhmen. Lajmet e rreme ka të ngjarë të shtohen, nëse siç njoftoi Marc Zuckerberg, koncerni Meta do të heqë dorë nga kontrolli dhe verifikimi profesional i lajmeve në platformat Facebook ose Instagram dhe do t'i bllokojë gjithnjë e më rrallë përmbajtjet e diskutueshme.
Në këtë mes mund të vërejmë dy efekte, thotë prof. dr. Nicole Krämer, drejtuese e Departamentit të Psikologjisë Sociale, Medias dhe Komunikimit në Universitetin e Duisburg-Essen. Nga njëra anë sondazhet tregojnë se njerëzit nuk duan të bien pre e dezinformimit. "Sa më e rëndësishme të jetë një çështje për jetën e dikujt, aq më i aftë është ai apo ajo në kërkimin e informacionit që u vjen vërtet në ndihmë, domethënë që është i besueshëm dhe i dyanshëm."
Por nga ana tjetër, nëse informacioni i rremë përshtatet me diçka që tashmë i është ngulitur dikujt në tru, personi mund ta konsiderojë atë informacion si të mundshëm - "edhe nëse fillimisht mendon: s'ka mundësi të jetë kështu," thotë Krämer. Këtu vepron edhe një mekanizëm tjetër: "sa më shpesh dëgjon, lexon ose sheh një mesazh të rremë, aq më shumë ka gjasa që ai të mbetet në kujtesë." Kjo do të thotë se informacioni i rremë ndonjëherë rrënjoset - pavarësisht nga fakti se njerëzit në të vërtetë duan ta shmangin atë.
Sasia e informacionit të rremë në mediat sociale gjithashtu mund të rritet, sepse aty ka gjithnjë e më pak opinione të ndryshme, thotë Judith Möller. Arsyeja për këtë është një kulturë bisedimi dhe diskutimi gjithnjë e më toksike e karakterizuar nga fyerje ose gjuhë urrejtjeje. "Si rrjedhojë grupe të caktuara largohen nga diskutimet, dhe në to vazhdojnë të marrin pjesë vetëm ata që mund ta përballojnë këtë kulturë toksike bisedimi."/DW
DAVOS- Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e paralajmëroi presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump, q...
Foto ilustruese TURQI - Një zjarr shpërtheu në një hotel 12-katësh në provincën veriperëndimore turke të Bolu,...
SHBA- Prokurorët e përgjithshëm të 22 shteteve amerikane ngritën padi të martën për të bllokuar masën e Pres...
Foto ilustruese UKRAINË - Në një ditë të ftohtë dimri në rajonin e Donetskut të Ukrainës, një grup ushtar...
foto ilustruese PARIS- Franca mirëpriti 100 milionë vizitorë të huaj në vitin 2024, viti i Lojërave Olimpike dhe P...
droga e kapur KOSOVË- Policia e Kosovës përmes një operacioni të koduar "Starti" kanë goditur një grup kriminal q&e...
Vendi i ngjarjes TEL AVIV- Katër persona u plagosën në një sulm me thikë në Tel Aviv. Sulmuesi mësohet se u qëllua ...
Foto ilustruese GJERMANI- Dy punëtorë vdiqën në një shpërthim që ndodhi të martën në mëngj...
Politikani GJERMANI- Politikani i socialdemokratëve gjermanë, Markus Schreiber arriti të merrte 304.181 pëlqime me postimin e tij t&eum...
donald trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se duke mos negociuar një përfundim të luftës s&eum...