Në një intervistë në edicionin e lajmeve të pasdites në Syri TV, Alfred Lela, drejtor i Komunikimit në Partinë Demokratike, ka komentuar largimin e Erion Veliajt nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar si një akt të vonuar dhe të shtyrë nga presioni opozitar, jo si një vendim i lirë apo moral i Edi Ramës.
Lela theksoi se ajo që u paraqit si një vendim politik, në fakt është produkt i një nënshtrimi të thellë institucional dhe personal, ku bashkëpunëtorët e ngushtë të Veliajt, dikur mbrojtës të zjarrtë të tij, u kthyen në heshtje në “varrosësit” e tij. Ai nënvizon se ky akt final nuk duhet parë si një reflektim nga ana e qeverisë, por si një reagim i detyruar nga rezistenca e gjatë e opozitës dhe qytetarëve.
Alfred Lela: Duhet thënë që nuk është kolegjialitet, është nënshtrim në shkelje edhe etike edhe ligjore, por po deshe edhe në shkelje le të themi ‘burronore’ apo ‘vëllazërore’. Po të keni parasysh, se të gjithë këta që votuan për ta varrosur ‘lalin’, ishin shokët, vëllezërit dhe motrat e Lalit...dhe tani, si pjesë e nënshtrimit, në nënshtrim e sipër ose në nënshtrim e poshtë, shkojnë nga të zgjedhurit, nga ata që cicëronin me Lalin, pa lalin, me orë pafund rrjeteve dhe televizioneve. Tani u bënë varrosësit e lalit... Kjo është natyra e nënshtrimit që Edi Rana ka zgjedhur për bashkëpunëtorët apo vartësit e tij.
Në plan njerëzor është për të ardhur keq. Në plan politik mendoj që është shumë e rëndësishme të theksohet se ka një përshtypje sikur Erion Velinë e Shkarkoi Edi Rama. Jo! Edi Rama i dha atë goditjen e fundit fatale kur nuk kishte ç’të bënte më dhe është e rëndësishme të theksohet se ishte opozita, ishte PD, ishin 44 javë protestë kur opozita, aktivistë me këmbëngulje në të drejtën e tyre që e çoi Erion Veliajn tek shkarkimi.
Edi Rama vetëm sa e ktheu procesin në përdhunim. Opozita ushtroi të drejtën e saj të ligjshme Kushtetuese,qytetare, të interesit publik për t’u thënë hajdutëve që jeni në vjedhje dhe pastaj kryeministri e ktheu në një përdhunim. Sigurisht për nevojat e veta, të klikës që ai drejton.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
24 Shtator17:18
Zelenskiy fjalim në OKB: Është më e lirë të ndalni luftën e Rusisë se sa gara shkatërruese e armatimeve
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje fuqive botërore të mërkurën të punojnë së bashku për të...
BOTA
24 Shtator17:16
Zelensky thirrje OKB-së: Ndalojeni Rusinë tani ose Putini do ta zgjerojë luftën në Ukrainë
Presidenti Zelensky e përdori fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së jo vetëm për t'u bërë thi...
BOTA
24 Shtator17:13
Sulmet ndaj aeroporteve në Evropë, një i arrestuar në Britani. Çfarë qëndron prapa ‘operacionit’
Një burrë është arrestuar nga policia britanike si pjesë e një hetimi mbi sulmet kibernetike që goditën disa aeroporte e...
BOTA
24 Shtator17:01
Sipërmarrësi famshëm italian arrestohet për vrasjen e gruas ndërsa përpiqej të arratisej me varkë. Çfarë dihet për ngjarjen
Një zbulim i madh është arritur në rastin e Cinzia Pinna-s, gruas 33-vjeçare nga Castelsardo e cila u zhduk më 11 shtator në...
BOTA
24 Shtator16:50
Ngjarje e rëndë në SHBA/ Emigranti qëllon me snajper disa persona brenda strukturës së strehimit, më pas vret edhe veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në Dallas, SHBA, ku një person i armatosur qëlloi...
BOTA
24 Shtator13:38
Tentoi të vrasë Trump, dënohet me burgim të përjetshëm: Kaos në sallën e gjyqit
Juria federale në SHBA shpalli fajtor Ryan Routh për atentatin e dështuar ndaj ish-presidentit Donald Trump, ngjarje e ndodhur në një f...
BOTA
24 Shtator12:56
Tensionohet situata/ Avioni i ministres spanjolle pëson defekt gjatë fluturimit, akuzohet Rusia për ndërhyrje
Një avion ushtarak spanjoll me ministren e mbrojtjes në bord pësoi një “defekt” të GPS-it të mërkurën, nd&eu...
BOTA
24 Shtator11:50
Kapen dy shqiptarë në Itali me drogë në makinë, njëri hyri ilegalisht pas dëbimit
Dy shqiptarë janë kapur në Itali nga policia gjatë një kontrolli të befasishëm në makinën me të cilin po udh...
BOTA
24 Shtator11:18
VIDEO/ E pazakontë, polici përballet me gruan e tij në protestë. Ja si reagoi ai
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë protestave antiqeveritare në Spanjë.
Në rrjet po qarkullon një video ku shfaqet nj&...
BOTA
24 Shtator11:13
Zjarri shkakton vonesa në aeroportin e Londrës, preken edhe fluturimet për Tiranë e Prishtinë
Fluturimet për në aeroportin e Stansteadit në Londër këtë mëngjes janë pezulluar dhe kanë shkaktuar kaos, pë...