Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

LETONI- Qeveria e Letonisë ka filluar të heqë gjuhën ruse nga programet shkollore në gjithë vendin. Kjo masë është pjesë e një plani për të ulur ndikimin e Moskës pas sulmit të shkallës së gjerë ndaj Ukrainës. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Wilkins, në lagjen Daugavgriva në kryeqytet, ku kryesisht flitet rusisht, disa edukatorë dhe ekspertë të sigurisë thonë se ky hap do t’u vijë në ndihmë propagandistëve të Kremlinit.
Viktorija Krongorne është zëvendës drejtore e Shkollës Daugavgrivas në Rigë, njëra nga 94 shkolla në Letoni, ku të gjitha lëndët jepeshin në rusisht deri në vitin 2022, kur një ligj i ri urdhëroi shkollat të përdorin vetëm letonishten deri në vitin 2025.
Zonja Krongorne thotë se ky vendim hyri menjëherë në fuqi dhe shkaktoi shqetësime meqë shumë fëmijë flisnin shumë pak letonisht. Ajo thotë se notat e tyre ranë në çdo lëndë, duke filluar nga biologjia e deri te matematika.
“Si ta vëmë në praktikë kur po ndodh me 30 vite vonesë? Si mund ta bëjmë këtë sa më pak të vështirë për fëmijët?” thotë ajo.
Ajo thotë se këto ndryshime duhej të kishin ndodhur në vitet ‘90, kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik. Megjithatë, sipas saj, për fëmijët e familjeve që flasin rusisht, përmirësimi i mundësive të punësimit do të jetë një rezultat pozitiv i këtij vendimi.
Ndërkohë që heqja e mësimdhënies në rusisht nga programet shkollore është pjesë e një përpjekje më të gjerë për ta larguar ndikimin rus në Letoni pas sulmit rus ndaj Ukrainës, ekzistojnë shqetësime rreth propagandës së Kremlinit.
Kur Rusia sulmoi pjesën lindore të Ukrainës në vitin 2014, e bëri këtë me pretekst se po shpëtonte rusisht-folësit e shtypur.
Zoti Veiko Spolitis është studiues i shkencave politike dhe ish zëvendës-ministër i mbrojtjes.
“Mënyra se si Rusia shfrytëzon gjuhën ruse përmes komunitetit rus këtu nuk duhet lejuar. Është e papranueshme dhe duhet ta kuptojmë, se nëse nuk bëjmë përgatitjet e duhura, mund të jetë radha jonë”, thotë ai.
Që nga viti 2022, Letonia ka hequr monumentet ruse, si ky që përkujton çlirimin sovjetik të Letonisë nga nazistët.
Një rusisht-folës, i cili pranoi të identifikohet vetëm me emrin Vasily, tha se është i shqetësuar.
“Në çdo shtet, njerëzit gjithsesi duhet ta flasin gjuhën zyrtare. Por natyrisht, nuk duhet t’u bëjmë trysni atyre që nuk i takojnë përkatësisë kombëtare vendase”, thotë ai.
Rreth 20000 shtetas rusë që jetojnë në Letoni do t’i nënshtrohen testeve të përcaktuara nga qeveria për njohuri bazë të letonishtes. Nëse dështojnë, atyre mund t’u kërkohet të largohen nga shteti.
Disa thonë se pasojat e paqëllimta të një zhvillimi të tillë do t’i kontribuonin teorive të Kremlinit se ruso-folësit janë një pakicë e shtypur.
Inta Mierina është drejtore e Qendrës për Hulumtime të Diasporës dhe Migracionit në Universitetin e Letonisë.
“Ky vendim nuk do t’i ndihmojë shumë sigurisë së Letonisë. Në përgjithësi nuk bëhet fjalë për shumë njerëz, janë vetëm disa mijëra që do të preken. Gjuha ka shërbyer si mjet propagande për Rusinë dhe ata po e përdorin këtë gjë në mënyrë të jashtëzakonshme,” thotë ajo.
Por në klasa si kjo, shqetësimi kryesor i mësimdhënësve është ndikimi që këto masa do të kenë tek studentët të cilët tashmë po japin maksimumin./VOA
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në San Cadido të Italisë, pasi një 50-vjeçar vrau dy p...
FERIZAJ- Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e një pers...
SHBA- Ngjitja e Zëvendës Presidentes Kamala Harris në krye të demokratëve ka riformuar në mënyrë dramatike hartën...
SPANJË- Një 11-vjeçar ka humbur jetën në Spanjë pasi u godit me thikë teksa po luante futboll me disa bashkëmos...
GJERMANI- 20 persona u plagosën pasi një karusel ose ndryshe Rrota e Ferrisit u përfshi nga flakët në Leipzig të Gjermanisë...
MITROVICË- As komuna e Mitrovicës së Veriut nuk ka asnjë informacion për datën e hapjes së urës në Ibër, ndo...
KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut ka dënuar inkursionin e Ukrainës në Rusi, duke e cilësuar si një akt të pafalshëm terroris...
ZVICËR- Të dielën në mëngjes pati të shtëna me armë në Villmergerstrasse, Wohlen AG, si pasojë një pers...
UKRAINË- Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës tha se ura e dytë në rajonin rus të Kurskut është shkatërruar, t...
SHBA- Në zgjedhjet presidenciale të nëntorit mund të shohin ndarjen më të madhe gjinore në histori, sipas sondazheve dhe ek...