BOTA

Leximi i gabuar i nivelit të glukozës çoi në vdekje të 68-vjeçarit: Familja padit kompaninë dhe kërkon drejtësi

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Mars 2026, 12:20

Leximi i gabuar i nivelit të glukozës çoi në vdekje

Një defekt në disa pajisje për monitorimin e vazhdueshëm të glukozës ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e pacientëve me diabet.

Disa sensorë kanë dhënë lexime të gabuara të nivelit të sheqerit në gjak, duke çuar në pasoja të rënda shëndetësore, përfshirë lëndime dhe vdekje.

Rasti i një burri në Shtetet e Bashkuara, i cili vdiq pasi sensori i tij tregoi gabimisht nivel shumë të ulët të sheqerit, ka nxitur padi dhe ka vënë në qendër të vëmendjes varësinë e pacientëve nga kjo teknologji.

Michael Ford nuk ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore, por diabeti i tij i tipit 2 ishte i menaxhueshëm.

Djali i tij, Davonte Ford, ishte kujdestari i tij me kohë të plotë. Ai kujdesej për të çdo ditë, e ndihmonte të lahej, i jepte ilaçet dhe monitoronte ndryshimet në nivelin e sheqerit në gjakun e tij.

Një mëngjes të nëntorit, në shtëpinë e tyre në Oakland të Kalifornisë, ata u zgjuan nga një alarm i sensorit FreeStyle Libre 3 Plus, një pajisje për monitorimin e glukozës e prodhuar nga kompania Abbott. Pajisja tregonte se niveli i sheqerit në gjak i Michaelit ishte shumë i ulët.

Davonte nuk e vuri në dyshim rezultatin. Ai bëri atë që mjekët i kishin këshilluar: I dha babait ushqime me karbohidrate që veprojnë shpejt për të rritur nivelin e sheqerit.

Ai nuk e dinte se vetëm tetë ditë më vonë kompania Abbott do të paralajmëronte publikisht se rreth 3 milionë sensorëtë këtij modeli mund të jepnin lexime të rreme të ulëta.

Kompania kishte marrë tashmë raportime për shtatë vdekje dhe më shumë se 730 lëndime serioze në mbarë botën.

Sipas një padie të ngritur nga Davonte, numri që shfaqej vazhdimisht në pajisjen e babait të tij atë mëngjes ishte katastrofikisht i pasaktë.

Kur një filxhan kafe me dy lugë sheqer nuk e rriti shumë nivelin e sheqerit, Davonte i solli edhe një tjetër. Numri në monitor u rrit pak dhe më pas ra përsëri.

Një nivel normal i glukozës në gjak zakonisht është rreth 70 deri në 180 mg/dL. I hutuar që niveli i babait të tij vazhdonte të ishte rreth 68 mg/dL, Davonte i dha një filxhan çaj të ëmbëlsuar dhe një biskotë për të rritur sheqerin.

Por gjendja e Michaelit filloi të përkeqësohej. Të folurit e tij u bë i ngadalshëm dhe qepallat iu rënduan. I frikësuar, Davonte thirri ambulancën.

Kur mbërritën paramedikët dhe matën nivelin e sheqerit në gjakun e Michaelit me pajisjet e tyre, rezultati ishte 551 mg/dL, më shumë se trefishi i nivelit normal.

“Zemra më ra në vend,” tha Davonte. “Ishte e qartë që kishte një problem.”

Fatkeqësisht, zbulimi erdhi shumë vonë. Të nesërmen, në repartin e kujdesit intensiv të spitalit, Michael Ford, 68 vjeç, vdiq pas disa arrestimeve kardiake./Piranjat News

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë