Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
AZERBAJXHAN- Një ligjvënës azerbajxhanas ka thënë se ka “shumë mundësi” se rrëzimi i një avioni udhëtarësh në fillim të kësaj jave u shkaktua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë që ishin në gatishmëri për sulme ukrainase me dronë.
Thashethemet janë rritur se avioni i Azerbaijan Airlines, i cili po fluturonte nga Bakuja drejt Groznit, kryeqytetit të rajonit rus të Çeçenisë, mund të jetë goditur nga një raketë e një kundërajrori rus, para se ta kalonte Detin Kaspik dhe të rrëzohej afër Aktaut në Kazakistan, duke i lënë të vdekur 38 udhëtarë dhe pjesëtarë të ekuipazhit.
Ligjvënësi Hikmat Babaoghlu tha për Shërbimin azerbajxhanas të Radios Evropa e Lirë në një intervistë më 27 dhjetor se një shpjegim i tillë sipas të gjitha gjasave “i afrohet më së shumti të vërtetës”.
"Kjo është vetëm një mundësi, por një mundësi shumë e madhe, dhe vëzhgimet dhe përfundimet e nxjerra deri tani mbështesin idenë se rrëzimi i avionit nga goditja me armë është më pranë të vërtetës”, tha ai.
"Në këtë rast të veçantë, incidenti përfshin dëmtimin e avionit të linjës ajrore të Azerbajxhanit brenda territorit të Federatës Ruse, gjë që shkaktoi rrëzimin që ndodhi atje. Prandaj, nuk ka dyshim se përgjegjësia i takon Federatës Ruse. Nëse këto supozime janë të sakta, përgjegjësia pa dyshim bie mbi Rusinë", shtoi ai.
Ekspertë nga Kazakistani mbërritën më 27 dhjetor për të ekzaminuar vendin e rrëzimit dhe kutinë e zezë të avionit të pasagjerëve, derisa spekulimet - dhe provat – po shtohen duke sugjeruar se një raketë e mbrojtjes ajrore ruse mund ta ketë goditur aksidentalisht avionin.
Derisa hetimet po vazhdojnë, vendet nga ku vijnë viktimat e rrëzimit të avionit - Azerbajxhani, Kazakistani, Rusia dhe Kirgizia - vazhdojnë të mbajnë zi për vdekurit dhe t’i trajtojnë të lënduarit nga rrëzimi i avionit Embraer 190.
Që nga rrëzimi i avionit, pasiguria ka tronditur industrinë e aviacionit në të gjithë Kaukazin. Një fluturim i Azerbaijan Airlines drejt qytetin rus Mineralnye Vody, u ngrit nga Bakuja më 27 dhjetor, por më pas u kthye mbrapsht papritur pasi mori një njoftim se hapësira ajrore ruse, përmes së cilës duhej të kalonte, ishte e mbyllur.
Azerbaijan Airlines më vonë tha se i ka pezulluar fluturimet për në disa qytete ruse, duke përfshirë Mineralnye Vody, Soçi, Volgograd, Ufa, Samara, Grozni dhe Makaçkala. Thashethemet rreth tragjedisë janë shtuar, me disa ekspertë që përmendin vrimat e vërejtura në pjesën e pasme të avionit si shenjë e mundshme që ai mund të jetë goditur nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore të angazhuara për t'i parandaluar sulmet me dronë nga Ukraina.
Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, u tha agjencive të lajmeve se indikacionet tregojnë se një sistem kundërajror rus goditi avionin, pa dhënë ndonjë provë për këtë. Provat, shumica e të cilave nuk janë konfirmuar nga autoritetet në Azerbjaxhan, Kazakistan apo Rusi, përfshijnë pamje nga brendësia e aeroplanit para rrëzimit të tij, fotografi që shfaqin vrima në bishtin e aeroplanit pas rrëzimit, komentet e një të mbijetuari, dhe dëshmitë që lënë të kuptohet se dyshohej për një sulm me dronë në kohën kur aeroplani u përpoq të aterojë në Grozni.
Duke komentuar mbi raportet e pakonfirmuara se avioni mund të jetë rrëzuar nga një raketë, kryetari i Senatit të Kazakistanit, Maulen Ashimbaev, tha se është “e pamundur” të thuhet se çfarë mund ta ketë dëmtuar avionin derisa hetimi të përfundojë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, bëri u shpreh ngjashëm, duke thënë: “Duhet të presim përfundimin e hetimit”. Peskov shtoi se është “gabim” të spekulohet para se hetuesit t’i nxirrnin përfundimet e tyre.
Sipas zyrtarëve, përveç 42 shtetasve azerbajxhanas, në bordin e fluturimit “J2-8243” ishin regjistruar edhe 16 shtetas rusë, gjashtë nga Kazakistani dhe tre qytetarë nga Kirgizia. Në mesin e të mbijetuarve janë nëntë shtetas rusë, të cilët u dërguan në Moskë më 26 dhjetor nga Ministria Ruse e Situatave të Jashtëzakonshme. Sipas autoriteteve shëndetësore ruse, tre prej të mbijetuarve rusë janë në gjendje kritike./ REL
Foto ANGLI- Kërpudhat magjike po rriten me shpejtësi në popullaritet, duke ndezur një "rilindje psikodelike" pasi njerëzit bë...
Erdogan TURQI- Vendosmëria e Turqisë për të luajtur një rol udhëheqës në Siri u nënvizua edhe nj&eum...
AZERBAJXHAN- Kompania ajrore e Azerbajxhanit njoftoi sot se përfundimet paraprake tregojnë se avioni i saj u rrëzua si pasojë e “nd&...
Cecilia Sala IRAN- Ministria e Jashtme e Italisë njoftoi se gazetarja Cecilia Sala, e cila ndodhej në Iran për ta kryer “veprimtarin&e...
Foto SIRI- Ukraina ka dërguar grupin e parë të ndihmës ushqimore në Siri. Lajmin e njoftoi sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zel...
Choi Sang-mok KORE- Ministri i Financave i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok mori sot postin e presidentit të pë...
Foto ilustruese KOSOVË- Kreditë në nëntor të vitit 2024 kanë arritur shumën prej 5.668 miliarda euro, duke shënuar ...
Foto SHKUP- Deputetët e Frontit Evropian në opozitë, të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), kanë reagu...
Mark Rutte LONDON- Shefi i NATO-s shprehu të premten solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për hetimin mbi "sabotimin e mundshëm t...
BE BRUKSEL- Që nga e shtuna, konsumatorët e BE-së nuk do të kenë më nevojë për një karikues tjetër pë...