Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
SERBI Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vlerëson se Lista Serbe është e angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenim të rendit kushtetues, ka thënë kabineti i Presidencës në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Kjo deklaratë vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje se, kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si "Kosova dhe Metohia".
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për këtë vendim dhe kanë bërë thirrje që procesi i certifikimit të bëhet mbi baza të standardeve ligjore dhe procedurave në përputhje me ligjet, dhe jo në bazë shqyrtimesh politike. Sipas kabinetit të saj, Osmani beson se KQZ-ja duhet të vendosë në mënyrë të pavarur.
“Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional”, është cituar të ketë thënë Osmani.
Lista Serbe është ankuar për këtë vendim në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa dhe vendimi pritet të bëhet publik brenda 48 orëve. Sipas kryetarit të kësaj partie, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, Zllatan Ellek, vendimi për moscertifkim është absurd, antiserb dhe jodemokratik dhe është bërë me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës është pyetur për të komentuar deklaratën e Osmanit dhe mundësitë për shpalljen e Listës Serbe si organizatë terroriste, por ai ka rikujtuar se autoritetet e Kosovës kanë shpallur terroriste grupet si Brigada Veriore dhe Mbrojtja Civile dhe që Lista Serbe është e ndryshme nga karakteri, prandaj nuk janë vendosur në të njëjtën kategori.
“Megjithatë, u përket organeve të ndjekjes dhe sigurisë, sidomos Prokurorisë së Shtetit dhe gjykatave, që të zbardhin shumë më tepër, dhe me shpejtësi të shtuar të sjellin drejtësi edhe mbi lidhjet e mundshme mes Mbrojtjes Civile dhe Brigadës së Veriut në njërën anë, dhe Listës Serbe në anën tjetër”, ka thënë Kurti.
Petar Petkoviç, kryetar i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se deklarata “e turpshme” e presidentes Osmani vetëm konfirmon që vendimi i KQZ-së ka qenë politik dhe është marrë nën urdhrat e Kurtit.
“Vjosa dhe Kurti as nuk ia dinë për demokraci dhe as për sundim të ligjit. Me këtë qasje, Prishtina tregon se Lista Serbe dhe uniteti i serbëve është halë në sy për ta. Për këtë arsye duhet të fitojë Lista Serbe!”, ka thënë Petkoviç përmes një postimi në X, platformë e njohur më parë si Tëitter.
Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se moscertifikimi i kësaj partie është pjesë e parafushatës zgjedhore të partisë në pushtet. Lista Serbe pati thënë se do të marrë pjesë në zgjedhje pas një periudhe të bojkotimit të proceseve politike në Kosovë. Më 2022, pjesëtarë të kësaj partie patën dhënë dorëheqje në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për shtrirje të autoritetit në gjithë territorin e vendit. Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përbëjnë procesin e parë të rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008. Deri më tani janë mbajtur një mori zgjedhjesh të parakohshme./REL
KOSOVË- Lista Serbe ka reaguar menjëherë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha një konferencë për media ku foli...
autori GJERMANI- Mjeku 50-vjeçar nga Arabia Saudite, Taleb Abdulmohsenit, i cili u fut me makinën e tij në mes të turmës së...
QIPRO- Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 24 dhjetor, në orën...
foto ilustruese DANIMARKË- Qeveria daneze ka njoftuar një rritje të madhe në shpenzimet e mbrojtjes për Greenlandën, disa or...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media u pyet lidhur me thirrjen e tij në Prokurorinë...
SHBA- Në Nju Jork, një 33 vjeçar po përballet me akuzat për vrasje dhe zjarrëvënie të qëllimshme pas dyshohet s...
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka uruar ukrainasit për Krishtlindje. Zelenskyy, tha se ukrainasit festojnë Krishtlindjen e t...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në deklaratën e tij për mediat paralajmëroi sulme të tjera n&eu...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon ditën e sotme një konferencë për mediat. Kurti ka folur lidhur me shp&eu...
foto ilustruese BALLKAN- Dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë ishin pa energji elektrike të martën për ...