Ish-strategu i presidentit amerikan Steve Bannon, në një intervistë për Corriere della Sera, komentoi ndërhyrjet amerikane në Venezuelë dhe në shtete të tjera të botës. Ai shprehet se ndryshe nga Trump, beson se sanksionet e shkatërrimi ekonomik i një vendi e rrëzojnë një regjim.
“Presidenti Trump po lë të hapura shumë opsione, edhe atë të përdorimit të forcës ushtarake në shkallë të gjerë”, thotë Steve Bannon për Corriere, kur pyetet nëse postimi i fundit i Trump në Truth, ku u premton protestuesve iranianë që “ndihma po vjen”, do të thotë një sulm ushtarak, ndoshta edhe vetëm një sulm i vogël.
“Sekretari i Thesarit, Bessent, shpjegoi në mars në Economic Club of New York se si mund të rrëzohen mullahët me sanksione, presion ekonomik dhe tarifa dhe e bëri. Tarifat e fundit prej 25% mbi të gjithë partnerët tregtarë i izolojnë. Por Trump mban të hapur edhe mundësinë e një sulmi ushtarak, sepse kjo i jep avantazh gjeopolitik”, tha ai.
Bannon, ish-strateg i Trump dhe prezantues i programit War Room, është ndër ata që preferojnë sanksionet dhe jo ndërhyrjet ushtarake direkt për të rrëzuar regjime. “Trump po shkatërron rendin ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore sepse kjo e kundërshton filozofinë ‘America First’”, thotë Bannon. Por, ndryshe nga deputetja Marjorie Taylor Greene që kritikoi ndërhyrjen në Venezuelë si kundër idesë ‘America First’, Bannon thotë se për Trump, prioritetet përfshijnë jo vetëm kontrollin e emigrantëve të paligjshëm dhe të qyteteve si Minneapolis, Portland dhe New York, por edhe mbrojtjen e Hemisferës Perëndimore.
Greene ka lavdëruar ndërhyrjen në Venezuelë si akt ushtarak, por ka folur për “rreziqet pas ditës së parë”.
Dhe tani flitet për një sulm të mundshëm amerikan në Iran. A ishte kundër sulmit në objektet bërthamore në qershor, dhe tani?
Venezuela duhet parë në kuadrin e mbrojtjes së hemisferës perëndimore. E njëjta gjë do të ndodhë me Groenlandën, dhe besoj së shpejti edhe me Kanadanë, Arktikun dhe Kanalin e Panamasë.
Groenlanda dhe Kanadaja janë e njëjta gjë si Venezuela?
Është e njëjta logjikë. Sekretari i Thesarit sapo njoftoi se Argjentina ka kthyer hua prej 20 miliardësh, që mori para Krishtlindjes… kemi shpëtuar Argjentinën dhe qeverinë e djathtë të Milei-t. Në Venezuelë nuk kam lavdëruar ndërhyrjen, por performancën e jashtëzakonshme ushtarake. Unë nuk besoj shumë te ndërhyrjet për ndryshim regjimi. Ashtu si tani në Teheran. Kam thënë, si në korrik gjatë “Luftës së 12 ditëve”, që sanksionet duhet të bëjnë punën e tyre. Ekonomia po shembet, mullahët po shemben. Duhet, si në Venezuelë, të sekuestrohen anijet fantazmë, të sekuestrohet edhe nafta që shkon tek Partia Komuniste kineze, duhet t’ju ndalen paratë. Dhe populli persian do të rrëzojë teokratët, ashtu si populli duhet të rrëzojë regjimin në Venezuelë.
Cilat do të jenë hapat e ardhshëm?
Lojë e Madhe në shekullin XIX ishte Rusia kundër Britanisë për portet dhe kontrollin e Indisë, përfshirë Persinë dhe Afganistanin. Loja e Madhe e shekullit XXI është Arktiku: rusët dhe kinezët lëvizin masivisht. Pjesa më e rrezikuar është Kanadaja. Ajo mund të bëhet ‘Ukraina tjetër’, nëse nuk forcohet nga SHBA-ja. Trump ka biseduar me kanadezët, ata nuk mund të mbrohen vetë. Kina e sheh Arktikun kanadez si Rusia shekullin e kaluar shikonte Ukrainën. Mund të përpiqet të marrë pjesë territori, e Trump nuk do ta lejojë. Mbrojtja e hemisferës shtrihet nga Arktiku deri në fund të Amerikës së Jugut. Guajana, Venezuela dhe Gjiri i Amerikës nga Meksiko në Teksas përmbajnë 5-10 herë më shumë naftë se Gjiri Persik. Groenlanda është kyçe për të bllokuar hyrjen ruse në Atlantik.
Është një strategji e menduar mirë nga Trump. Nuk jam shumë dakord me disa metoda: nuk duam pushtimin e Venezuelës apo vendeve të tjera, duhet të jemi të kujdesshëm, por për momentin plani funksionon. Besoj se situata e Kubës do të zgjidhet brenda vitit. E përbashkëta në Venezuelë, Iran dhe Kubë është se ekonomitë janë shkatërruar. Nëse vendosen sanksione, populli do të rrëzojë regjimin për liri dhe jetë normale.
Por në Venezuelë ka pasur një ndërhyrje ushtarake të SHBA-ve
Për momentin kemi parë një sulm të vogël, kirurgjik. Trump ka mësuar nga Iraku, nuk mendoj se do të futet në terren me trupa. Mund të shohim ‘luftë’ në Meksikë kundër kartelëve të drogës. E gjitha kjo është ‘America First’. Në Iran, kam thënë qartë, natyra duhet të bëjë punën e saj. Trump ka ndaluar përfshirjen më të gjerë të Izraelit, duke përfunduar dramatisht luftën e 12 ditëve. Izraeli kërkonte “Izraelin e Madh”, Trump i ndaloi dhe solli dy shtete. Me ndihmën e Katarit dhe trupave turke, egjiptiane, emirate dhe saudite do të ketë një proto-shtet palestinez.
Ka mënyra të ndryshme për të kuptuar “America First”: çfarë mendon për Marjorie Taylor Greene?
Trump vepron për mbrojtjen hemisferike, dëshiron politika si Reagan, dhe në një pamje të përgjithshme, ajo që bën është 100% America First. Por nëse futet Ukraina ose Izraeli, disa mund të thonë: ‘Prisni, nuk duam përfshirje më të madhe’.”
Dhe për 2028?
Mos u shqetësoni për 2028, fokusi është 2026. Trump do të vazhdojë revolucionin për dy vjet dhe unë nuk do të kandidoj, por do ta mbështes, që ai ta ketë një mandat të tretë. Por nëse humbasim në 2026, demokratët nuk do të ndalen vetëm te impeachment-i i Trump, por do jenë edhe kundër Kristi Noem, Pete Hegseth dhe të tjerëve… do të bëjnë luftë politike për të shkatërruar Trump dhe lëvizjen MAGA. Për këtë, të hënën nis War Room Texas. Më 3 mars në Teksas ka një referendum brenda primarive republikane për të ndaluar sharia-n. Duhet një forcë tjetër për të motivuar votuesit. Jemi të pamposhtur nëse jemi të përqendruar. Prandaj kemi zgjedhur Teksasin.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
15 Janar20:15
Aeroplanmbajtësja amerikane niset drejt Lindjes së Mesme
Imazhet satelitore duket se tregojnë anijen USS Abraham Lincoln duke u drejtuar nga Lindja e Mesme.
Imazhi, i bërë dje, tregon një aeroplan...
BOTA
15 Janar19:14
Greqia pajiset me fregata detare, Dandias: Të pajisura me armë strategjike
Mbërritja e "Kimonas", fregatës së parë greke të tipit Belharra, u përmend nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias,...
BOTA
15 Janar19:00
Trump: Pengesa për arritjen e një marrëveshje në Ukrainë është Zelenski, jo Putini
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Kievi, jo Moska, po e mban peng një marrëveshje të mundshme paqeje midis Rusisë dhe Ukrain&eu...
BOTA
15 Janar18:45
75% e amerikanëve kundërshtojnë përpjekjen e Trump për të marrë Groenlandën, tregon sondazhi i CNN
Tre të katërtat e amerikanëve thonë se e kundërshtojnë që Shtetet e Bashkuara të përpiqen të marrin kontroll...
BOTA
15 Janar18:24
Panik në ajër! Kërcënim me bombë në avionin e Turkish Airlines, aeroplani bën ulje emergjente në Barcelonë
Një alarm u dha në aeroportin El Prat të Barcelonës të enjten në mëngjes (15/1) kur një avion i Turkish Airlines b&eum...
BOTA
15 Janar18:17
Protestat e ashpra në Minneapolis, Trump: Do të shtojmë forcat ushtarake në Minesota, nëse politikanët e korruptuar nuk zbatojnë ligjin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar se do të përdorë Aktin e Kryengritjes për të vendosur forca ushtarake...
BOTA
15 Janar17:57
Shpërthime të fuqishme në Utrecht të Holandës/ Raportohet për disa të plagosur, banorët të panikosur dalin në rrugë
Të paktën dy shpërthime të fuqishme tronditën qendrën e Utrechtit, Holandë, të enjten pasdite. Një dëshmitar...
BOTA
15 Janar17:43
E gjithë Italia e kërkoi për 9 ditë, zbulohet në pyll fundi tragjik i studentes 22-vjeçare
Annabella Martinelli, 22-vjeçarja nga Padova e cila e zhdukur që nga 6 janari, u gjet e varur në një zonë të kodrave Eug...
BOTA
15 Janar17:29
Tre shtetet e Gjirit që “ndalën” Trump të sulmonte Iranin. Çfarë i kërkuan ato
Arabia Saudite, Katari dhe Omani udhëhoqën përpjekjet për të bindur Presidentin e SHBA-së Donald Trump të mos bënte nj&e...