Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

PARIS- Me përfundimin e Lojërave Olimpike, Parisi po përgatitet të mbajë Lojërat Paralimpike. Më shumë se 4,000 atletë me aftësi të kufizuara së bashku me dhjetëra mijëra spektatorë do të ndjekin garat nga 28 gushti deri më 8 shtator. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Lisa Bryant, autoritetet olimpike lavdërojnë Parisin për hapat që ka marrë për ta bërë qytetin me qasje për të gjithë. Aktivistët për të drejtat e këtij komuniteti megjithatë thonë se duhet bërë shumë më tepër, në të gjithë Francën, për të ndryshuar infrastrukturën dhe mentalitetin.
Dita e Franck Maille-s, një person me aftësi të kufizuara, fillon duke u nisur nga shtëpia e tij në periferi të Parisit në pjesën lindore të qytetit. Stacioni i trenit afër shtëpisë së tij mund të përdoret me lehtësi nga personat me aftësi të kufizuara, por kapja e një treni periferik, i njohur në Francë me inicialet RER, nuk është një gjë e lehtë.
"Të kesh qasje nënkupton autonomi të plotë për të shkuar nga një vend tek tjetri. Kur njerëzit thonë se Parisi ofron qasje për personat me aftësi të kufizuara, unë e di që kjo nuk është e vërtetë", thotë për Zërin e Amerikës, zoti Maille.
Ai është ish-atlet paraolimpik i cili ka fituar katër medalje bronzi në not në Lojërat Verore të vitit 1988. Autoritetet franceze kanë punuar për t'i bërë lojërat verore të këtij viti me qasje për të gjithë. Ka anije dhe taksi të pajisura posaçërisht për përdoruesit e karrocave për personat me aftësi të kufizuara. Autobusët, tramvajet dhe disa vendkalime rrugore janë projektuar për njerëzit që kanë probleme me lëvizjen, dëgjimin ose shikimin. Bashkia e Parisit thotë se ndryshimet janë pjesë e një përpjekjeje më të madhe për ta bërë qytetin më të gjelbër dhe më të lehtë për të jetuar.
“Parisi ka bërë përparim të jashtëzakonshëm për të ofruar qasje për personat me aftësi të kufizuara. Ka ende gjëra për të përmirësuar, por ne kemi parë një ndryshim rrënjësor në terren”, thotë për Zërin e Amerikës, Nënkryetarja e Bashkisë së Parisit, Lamia el Aaraje.
Por vetëm një linjë e sistemit 100 vjeçar të metrosë së Parisit, i cili nuk menaxhohet nga qyteti, ofron qasje për personat me aftësi të kufizuara. Nëse një ashensor nuk punon, ata që përdorin karroca ngecin, së bashku me të tjerët që kanë nevojë për të.
“Trysninë që po ushtroj nuk e e bëj vetëm për vetën, por për të gjithë”, thotë ish atleti para-olimpik, Franck Maille.
Ai dhe aktivistë të tjerë thonë se lufta e tyre nuk është vetëm për ndryshimin e transportit, por edhe për fusha të tjera të jetës së përditshme.
“Kur tregojmë ligjet që kemi në Francë, shtetasit e vendeve të tjera, për shembull në Bruksel, thonë, ‘O Zot, ju keni ligje të pabesueshme që nuk i ka asnjë vend tjetër. Çështja e vetme është se ato nuk zbatohen”, thotë drejtori gjeneral i organizatës 'Handicap APF'.
Përtej zbatimit të ligjeve, sipas aktivistëve, Franca duhet të zbatojë edhe slloganin e saj të barazisë.
“Njerëzit nuk i konsiderojnë personat me aftësi të kufizuara si qytetarë që mund të jetojnë të pavarur. Shoqëria nuk ka menduar për integrimin e personave me aftësi të kufizuara, për të patur qasje në gjithçka, si gjithë të tjerët”, thotë Presidenti i organizatës, 'Handicap AFP', Pascale Ribes.
Aktivisti Franck Maille beson se Franca po zhvillohet, por ka ende shumë punë për të bërë./ VOA
LINDJE E MESME- Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në Tel Aviv mbrëmjen e sotme teksa alarmi është ...
Pavel Durov FRANCA- Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i aplikacionit “Telegram”, miliarderi ruso-francez Pavel Durov u arrestua të shtun&e...
Josep Borrell BRUKSEL- Nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ka mbështetur kryeministrin e Libanit në thirrjen e tij p&...
BRITANI- Disa lloje diagnozash, si p.sh. për autizmin, mund të pikasen më herët duke studiuar se si lëvizin bebet, thonë shkenc&...
Benjamin Netanyahu LINDJE E MESME- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se sulmet e Izraelit të dielën nuk jan&eum...
UKRAINA- Ish-këshilltari i ministrit të brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko ka publikuar një video në profilin e tij në ...
LINDJE E MESME- Izraeli dhe armiku i tij libanez i mbështetur nga Irani, Hezbollah, ngulin këmbë se nuk janë duke kërkuar luftë ...
Mike Lynch BRITANI- Ndarja nga jeta e manjatit britanik Mike Lynch, së bashku me vajzën e tij 18-vjeçare Hannah nga mbytja e superjah...
Papa Françesku VATIKAN- Papa Françesku e ka dënuar vendimin e Kievit për t’i ndaluar organizatat fetare të lidhura me Ki...
Vjosa Osmani KOSOVA- Aktualisht Kosova gjendet në vitin e tretë radhazi ku presidentja Vjosa Osmani, nuk e ka falur asnjë të burgo...