Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
IZRAEL- Ushtria izraelite akuzoi të mërkurën gjashtë gazetarë të rrjetit Al Jazeera, që mbulojnë luftën në Gazë, se ishin gjithashtu luftëtarë aktualë me pagesë ose të mëparshëm të grupeve militante palestineze. Rrjeti mediatik Al Jazeera i mohoi menjëherë pretendimet izraelite.
Izraeli e mbështet akuzën ndaj gazetarëve tek dokumente, për cilat tha se i kishte zbuluar në Gazë dhe elementë të tjerë të grumbulluara nga agjencitë e zbulimit. Të gjithë gazetarët janë meshkuj palestinezë. Sipas akuzës izraelite, katër prej tyre janë të lidhur me Hamasin dhe dy të tjerë me Xhihadin Islamik Palestinez.
Televizioni Al Jazeera tha se akuzat ishin "të sajuara" dhe "pjesë e një prirjeje më të gjerë armiqësie" ndaj rrjetit mediatik arab. Al Jazeera tha se pretendimet ishin "një përpjekje e hapur për t’u mbyllur gojën gazetarëve të paktë të mbetur në rajon, duke zbehur për audiencën botërore realitetin e ashpër të luftës”.
Agjencia e lajmeve Associated Press nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur autenticitetin e dokumenteve që Izraeli shpërndau në internet për të mbështetur pretendimet e veta.
Rrjeti mediatik Al Jazeera e ka selinë në Katar, shtet i pasur me naftë ku janë vendosur shumë zyrtarë të lartë të Hamasit. Vendi arab i cili e financon rrjetin Al Jazeera, ka qenë gjithashtu një lojtar i rëndësishëm në negociatat për armëpushimin në Gazë, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Egjiptin.
Gazetarët e rrjetit Al Jazeera, Anas al-Sharif, Hossam Shabat, Ismael Abu Omar dhe Talal Arrouki u akuzuan nga Izraeli për lidhje me Hamasin. Ashraf Saraj dhe Ala Salameh akuzohen për lidhje me Xhihadin Islamik. Sipas dokumenteve të shpërndara nga Izraeli, ata kanë patur role të ndryshme, që nga ushtar të këmbësorisë e deri tek propaganda.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve lëshoi të mërkurën një deklaratë kritike ndaj Izraelit ku thuhet se ai vend “ka bërë vazhdimisht pretendime të ngjashme të paprovuara pa ofruar prova të besueshme”./VOA
foto ilustruese SHBA- Ndërsa miliona amerikanë u drejtohen qendrave të votimit, kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, k&e...
SHBA- Ndërsa kanë mbetur më pak se dy javë nga zgjedhjet presidenciale dhe anketime tregojnë për një garë tepër t...
TURQI- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi pasditen e sotme në fabrikën e avionëve l...
TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas sulmit terrorrist që ndodhi pasditene sotme në Ankara. Er...
TURQI- Sulmuesit e armatosur filluan një sulm vdekjeprurës terrorist ndaj kompanisë shtetërore të hapësirës ajrore të ...
TURQI- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sulmin terrorist në Turqi, që u shënua mesditën e sotme në...
ANGLI- Aeroporti i Birminghamit është evakuuar dhe të gjitha fluturimet janë pezulluar pas një raportimi për një autom...
TURQI- Detaje të reja kanë dalë nga sulmi terrorit në Ankara. Mediat vendase raportojnë se ka pasur përleshje të armatosura...
TURQI- Disa viktima u raportuan në një sulm terrorist që synoi objektin kryesor të Industrisë Turke të Hapësirës ...
SHBA- Ndërsa kanë mbetur më pak se dy javë nga zgjedhjet presidenciale dhe anketime tregojnë për një garë tep&eum...