VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...

Një takim me një simbolikë të veçantë u zhvillua të enjten në Shtëpinë e Bardhë, ku liderja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, i ofroi Donald Trumpit Çmimin Nobel për Paqe që i ishte akorduar asaj në muajin dhjetor, një veprim që nxiti debat dhe reagime në arenën ndërkombëtare.
Trump e konfirmoi takimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar Machadon si “një grua të jashtëzakonshme” dhe gjestin e saj si “një shenjë respekti të ndërsjellë”.
“Ishte një nder i madh të takoja sot María Corina Machadon nga Venezuela. Ajo është një grua e jashtëzakonshme që ka kaluar shumë vështirësi. María më ofroi Çmimin e saj Nobel për Paqe për punën që kam bërë. Një gjest kaq i bukur respekti të ndërsjellë. Faleminderit, María!”, tha ai.
Edhe vetë Machado e konfirmoi takimin, duke deklaruar se gjatë takimit dhe drekës që pati me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë pa praninë e gazetarëve, ajo ia dorëzoi medaljen e Çmimit Nobel për Paqe.
“Ia dorëzova presidentit të Shteteve të Bashkuara medaljen, Çmimin Nobel për Paqe”, tha ajo, duke e lidhur këtë veprim me një precedent historik nga Amerika Latine.
Sipas saj, ajo iu referua Simón Bolívarit dhe faktit se, dyqind vjet më parë, markezi de Lafayette i kishte dhuruar atij një medalje me portretin e George Washingtonit, të cilën Bolívari e mbajti gjatë gjithë jetës së tij.
“Dyqind vjet më vonë, populli i Bolívarit ia kthen trashëgimtarit të Washingtonit një medalje, në këtë rast Çmimin Nobel për Paqe, si njohje e angazhimit të tij unik për lirinë tonë”, u shpreh Machado.
Kujtojmë se Komiteti Norvegjez i Nobelit ka sqaruar se Çmimi Nobel për Paqe nuk mund të dhurohet apo të transferohet, çka krijon një çështje institucionale lidhur me simbolikën e këtij veprimi.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi takimin, duke theksuar se presidenti Trump bëri një “vlerësim realist” të mbështetjes popullore që gëzon Machado, pa u përcaktuar megjithatë ndonjë afat për zhvillimin e zgjedhjeve në Venezuelë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, kishte deklaruar më herët se zgjedhjet nuk do të ishin temë diskutimi gjatë darkës, ndërsa Trump synonte kryesisht të informohej mbi situatën në vend.
Pas takimit, Machado deklaroi se “ne gjithmonë do të mund të mbështetemi te presidenti Trump për lirinë e Venezuelës”, duke e cilësuar takimin si “të mrekullueshëm”.
Politikania, e cila u largua së fundmi nga Venezuela ku kishte qëndruar e fshehur për muaj të tërë, synon të sigurojë një rol të ardhshëm në qeverisjen e vendit të saj, ndërsa gjesti me Çmimin Nobel merr një karakter të qartë politik dhe simbolik.
Kryeministri finlandez Petteri Orpo ka shprehur mbështetje për ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga fëmijët nën mos...
Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se dërgimi i trupave evropiane në Groenlandë nuk ndikon në...
Një kontingjent i vogël ushtarak francez ka mbërritur në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, thonë zyrtarët, ndërsa disa sh...
Venezuela nuk përfshihet në listën e 75 vendeve që kanë pezulluar proceset e marrjes së vizave amerikane, pasi sipas mediave ...
Regjimi i ajatollahëve në Iran po përballet me presion gjithnjë e më të madh nga vala e re e trazirave, e nxitur nga vështi...
Pakistani, Arabia Saudite dhe Turqia kanë përgatitur një draft marrëveshjeje për mbrojtjen pas gati një viti bisedimesh, tha Minis...
Një burrë ka vendosur që të qëndrojë me bashkëshorten e tij edhe pse ajo e kishte tradhtuar me një adoleshent. Ai ka p...
Një tjetër viktimë është shënuar në shtetin e Mineapolis në Shtetet e Bashkuara. Raportohet se një agjent federal...
Presidenti amerikan Donald Trump u takua këtë të enjte në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësen e opozitës venezu...
Agjentët e FBI-së bastisën shtëpinë e gazetares së Washington Post, Hannah Natanson, të mërkurën. Autoritete...