BOTA

Mali i Zi dhe regjistrimi, analiza e DW: Shtet civil apo “Bosnja e vogël”?

n.f Përditësimi i fundit 23 Tetor 2024, 08:49
Mali i Zi dhe regjistrimi, analiza e DW: Shtet civil apo “Bosnja e
Foto ilustruese

MAL I ZI- Cilat janë vërtet rezultatet e regjistrimit në Mal të Zi, dhe sa ka vërtet serbë? A do të ketë thellim të përçarjeve?  Sipas rezultateve të regjistrimit të kryer nga Administrata e Statistikave të Malit të Zi (MONSTAT) në dhjetor të vitit të kaluar, shumica e shtetasve në Mal të Zi janë malazezë me 41,12 për qind (256.436 qytetarë), serbëjanë 32,93 për qind (205.370), ndërsa boshnjakë janë 9,45 për qind (58,956).

Shumica e qytetarëve në këtë vend thonë se flasin serbisht - 43,18 për qind (269,307), ndërsa malazezisht flasin, 34,52 për qind (215,299). Ky është regjistrimi i parë i popullsisë pas zëvendësimit të qeverisjes së Partisë Demokratike Socialiste të Milo Gjukanoviqitdhe i pari që nga ardhja në pushtet e partive pro-serbe të ish-Frontit Demokratik.

Rezultatet e regjistrimit u pritën për dhjetë muaj, por ato për gjuhën, fenë dhe kombin nuk ndryshuan në mënyrë drastike në krahasim me regjistrimin e vitit 2011. Ndërmjet dy regjistrimeve numri i malazezëve u ul me 22,429, ndërsa numri i serbëve është rritur me 27,260. Serbishten e flasin 0.3 për qind më shumë qytetarë se 12 vjet më parë, ndërsa numri i qytetarëve që kanë gjuhën amtare malazeze është zvogëluar me 2,5 për qind.

Identitete të qëndrueshme


"Rezultatet e regjistrimit tregojnë për stabilitetin e identiteteve të krijuara, por tregojnë po ashtu se përçarjet në shoqërinë malazeze mbeten të njëjta”, tha për DW analisti Sergej Sekuloviq.

Kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Evropa Tani Milojko Spajiq deklaroi në rrjetin X se "i vetmi fitues i vërtetë i listës është Mali i Zi evropian, civil, i cili është mjaft i madh për të gjithë". Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq, partneri i koalicionit të Spajiqit, tha se "si pjesëtar i popullit serb" është i kënaqur sepse numri i serbëve në Mal të Zi është rritur në krahasim me regjistrimin e fundit.

Të kënaqur janë edhe në Partinë Demokratike të Socialistëve në opozitë, pasi siç thonë ata, megjithë "përpjekjet për të bërë ndryshime etnike me ndihmën e autoriteteve në Serbi, karakteri civil i shtetit është ruajtur".

Rihapet çështja e gjuhës serbe


Përkundër faktit se, pas rivendosjes së pavarësisë në vitin 2006, gjuha malazeze u shpall gjuhë zyrtare në Mal të Zi - fakti që serbishten e flitet  shumica e qytetarëve në këtë vend, është një dëshmi e mjaftueshme e partive  serbe që përbëjnë qeverinë, që të fillojë procedurat për ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë që edhe serbishtja të jetë gjuhë zyrtare në Mal të Zi.

"Një në tre banorë në Malin e Zi është serb dhe gjuha serbe është gjuha e shumicës. Pres që edhe ju të thoni se gjuha e shumicës është gjuha serbe dhe se ajo duhet të jetë gjuhë zyrtare”, thotë deputeti i Demokracisë së Re Serbe, Dejan Gjuroviq.

Zyrtarët e ish-Frontit Demokratik fillimisht paralajmëruan iniciativën për zyrtarizimin e gjuhës serbe, në qoftë se në regjistrim rezulton se ajo ishte gjuha amtare e më shumë se 50 për qind të qytetarëve. Ata kanë pritur këto rezultate, por ato nuk dolën sipas pritjeve të tyre.

Në anën tjetër, deputeti i DPS-së, Nikolla Miloviq, thotë për DW ka një mendim më ndryshe: "Nëse nisma (për ndryshimin e Kushtetutës) hyn në rend dite, sigurisht që do të jemi kundër. Do të doja që të fillojë tani, që të sqarojmë disa gjëra deri në fund, të shohim se çfarë po bëjnë partitë në pushtet. Mali i Zi është një shtet qytetar dhe me këtë regjistrim, ka marrë fuind kjo histori”, shton Miloviq.

Iniciativa për ndryshimin e Kushtetutës në pjesën gjuhësore është legjitime, por sipas analistit Sekuloviq, pyetja themelore është se cili është qëllimi i saj - forcimi i shtetit qytetar apo forcimi i politikës së identitetit etnik?

"Rezultatet e paraqitura mund të sjellin përçarje, por edhe integrim. Mbeten të gjitha dilemat e dikurshme, vetëm se tani po ashpërsohet debati, ose thënë më mirë po përshpejtohet procesi ku të gjithë duhet të dalin qartë dhe hapur dhe të shpjegojnë politikën e tyre ndaj Bashjkimit Evropian. Ata duhet të thonë nëse e mbështesin Malin e Zi si një shtet qytetar, apo duan një 'Bosnjë e vogël'”, thotë Sekuloviq.

Në këtë kuptim nuk kemi dëgjuar "asgjë të re”, ndarjet mbeten si dhe deri tani, ndërsa shtrohet pyetja se çfarë do të bëjnë elitat politike me të dhe si do të reagojë shoqëria.

Rusët erdhën dhe mbetën


Lajmi më i madh që solli ky regjistrim është për sa i përket regjistrimit kombëtar të rusëve. Rusët tani janë pjesë e Malit të Zi me mbi dy për qind, që është grupi i pestë etnik më i madh në Mal të Zi, pas malazezëve, serbëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve.

Këta janë kryesisht njerëz që kanë ardhur për të jetuar në Mal të Zi më herët, kryesisht në bregdet, por ka edhe nga ata që kanë ardhur pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës. Edhe pse të dhënat treguan një numër të konsiderueshëm refugjatësh ukrainas në Mal të Zi gjatë vitit të kaluar, numri i ukrainasve në regjistrim ishte vetëm 0,5 për qind./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan