Kreu i diplomacisë amerikane, Marco Rubio e përshkroi bllokadën e Ngushticës së Hormuzit si një “armë bërthamore ekonomike”, duke thënë se Irani synon të imponojë “sovranitetin” e vet në rajonin e Lindjes së Mesme.
Gjatë një interviste që dha për Fox Neës të hënën, Sekretari i Shtetit i SHBA-së dhe këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit argumentoi se bllokada e rrugës detare tregon pse Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të fitojë një arsenal bërthamor.
“Ngushtica është në thelb ekuivalenti i një arme bërthamore ekonomike që ata po përpiqen ta përdorin kundër botës, dhe po mburren për këtë”, tha ai.
Nëse Irani do të siguronte armë bërthamore, këmbënguli ai, kjo do të “mbante peng të gjithë rajonin”.
Rubio shmangu dhënien e një përgjigjeje të qartë se si do të reagojë Presidenti i SHBA-së Donald Trump nëse Teherani vazhdon të refuzojë të negociojë mbi atë që kërkon Uashingtoni, veçanërisht mbi programin e energjisë bërthamore të vendit.
Që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër tij dy muaj më parë, Irani de facto e ka mbyllur Ngushticën, përmes së cilës normalisht kalon 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) të eksportuar nga mbretëritë e Gjirit në pjesën tjetër të botës, duke shkaktuar një rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë.
SHBA-të gjithashtu kanë vendosur një bllokadë në portet iraniane për të eliminuar të ardhurat nga eksportet e naftës bruto iraniane.
Një armëpushim i shpallur pas 40 ditësh armiqësish vazhdon, por bisedimet midis dy shteteve, armiq të betuar, duket se kanë arritur në një rrugë pa krye.
Artikuj te sugjeruar
Piranjat News
BOTA
28 Prill09:14
Vrasësi serial që u zbulua nga shkrimi i tij
Fushata e dhunës e Unabomberit i kishte hutuar hetuesit për gati dy dekada. BBC raportoi për arrestimin e tij 30 vjet më parë, kur ma...
BOTA
28 Prill09:10
“Rusia, Irani, Kina dhe Koreja e Veriut, bosht anti-amerikan”/ Ekspertët: Moska ka ndihmuar Teheranin të shënjestrojë forcat amerikane
Pas një fundjave të dytë radhazi, gjatë së cilës u anuluan bisedimet e planifikuara për paqe midis negociatorëve ameri...
Piranjat News
BOTA
28 Prill08:58
Trashëgimtarja angleze që u rebelua kundër edukimit të saj të pasur
Një ish-debutante e përgatitur për një jetë në shtëpi fshati, Rose Dugdale hodhi poshtë prejardhjen e saj të priv...
BOTA
28 Prill09:00
Dronët ukrainas godasin rafinerinë ruse në Tuapse, shpërthen zjarr në Detin e Zi
Autoritetet ruse njoftuan se dronë ukrainas kanë sulmuar një rafineri nafte në Tuapse, pranë Deti i Zi, duke shkaktuar një zjarr...
BOTA
28 Prill08:48
SHBA paralajmëron: Bizneset që bashkëpunojnë me linjat ajrore iraniane rrezikojnë sanksione
Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Besant, ka paralajmëruar se sipërmarrjet që bëjnë biznes me linjat ajrore iraniane rreziko...
BOTA
28 Prill08:38
Australia kërcënon me sanksione Metën, Google-in dhe TikTok-un: Bëni marrëveshje me…
Qeveria australiane ka paraqitur një projektligj të ri që synon të detyrojë platformat e mëdha teknologjike si Meta, Google dhe ...
BOTA
28 Prill08:33
Rubio: Nuk ka prova për vdekjen e Liderit Suprem të Iranit
Administrata amerikane ka arritur në përfundimin se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është gjallë.
Sekretari ...
BOTA
28 Prill08:08
Konflikti me Izraelin, Ministri i Jashtëm iranian mirëpret “mbështetjen” e Rusisë për diplomacinë
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe me Rusia, duke përshëndetur mbështetj...
BOTA
28 Prill08:10
SHBA kishte ofruar 5 milionë dollarë për kapjen e tij, arrestohet në Meksikë “El Jardinero”, një nga bosët e kartelit ‘Jalisco’
Një operacion i forcave speciale të Marinës meksikane ka çuar në arrestimin e Audias Flores Silva, i njohur si “El Jardinero&rd...