Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVË- Shqelma në bark, kokë, këmbë… Një tavolinë e hedhur drejt saj… Dhunën që A.H. e përjetonte brenda mureve të shtëpisë së saj në Ferizaj, e mbajti për vete për disa muaj. Herën e parë kur u sulmua nga bashkëshorti, më 21 qershor të vitit 2021, ajo nuk kërkoi as trajtim mjekësor. Herën e dytë, katër muaj më vonë, vendosi të mos duronte më. Pas një jave e një dite, shkoi në stacionin e policisë në Ferizaj dhe e raportoi dhunën që e përjetoi.
Më 25 dhjetor të po atij viti, Gjykata Themelore në Ferizaj e dënoi bashkëshortin e saj, P.SH., me 7 muaj burgim, pasi ai e pranoi fajësinë. Të mbijetuarës së dhunës, e komunitetit ashkali, iu desh pak kohë derisa mori vendimin për ta raportuar sulmin.
Shumë gra të tjera nga pakicat etnike në Kosovë nuk e gjejnë këtë guxim asnjëherë. Radio Evropa e Lirë kontaktoi dy gra - po ashtu nga komuniteti ashkali - me histori të ngjashme. Por, në fund ato vendosën ta mbajnë historinë e tyre sekrete nga frika e zbulimit dhe paragjykimit.
Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se pjesa dërrmuese e rasteve të dhunës në familje raportohen nga gra me përkatësi etnike shqiptare. Në qershor të vitit të kaluar, një raport i Amnesty International listonte problemet që, sipas organizatës, bëjnë që “autoritetet në Kosovë t’i lënë në baltë viktimat e dhunës në familje”.
Edhe pse numri real i rasteve të dhunës në familje, në përgjithësi, besohet të jetë më i lartë se ai zyrtar, kjo vlen veçanërisht për gratë nga pakicat etnike.Amnesty International theksoi disa sfida shtesë, të cilat i kanë gratë e pakicave etnike për ta raportuar dhunën në familje - në mesin e tyre: mungesa e besimit në institucionet shtetërore të Kosovës, varësia ekonomike ndaj abuzuesit, paragjykimet brenda komuniteteve…
Por, përveç tyre, Amnesty International përmendi edhe probleme që, sipas organizatës, është dashur të adresohen nga institucionet shtetërore, si: mungesa e informacioneve për procedurat dhe mungesa e stafit që flet gjuhët e pakicave në strehimore. Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Drejtësisë nëse është ndërmarrë ndonjë hap për t’i adresuar këto probleme, por nuk mori përgjigje. Ndryshimi duhet të nisë qysh në fillim të edukimit, thonë nga organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve në Kosovë (VORAE) për Radion Evropa e Lirë.
“Shumë gra nga këto komunitete nuk përfundojnë arsimin bazë për shkak të varfërisë, diskriminimit dhe normave tradicionale që favorizojnë djemtë për shkollim”, thonë nga VORAE.
Pa edukim të mirëfilltë dhe pa zhdukjen e stereotipeve nuk mund të ketë fuqizim të grave që vijnë nga pakicat etnike, thonë ata, pasi që këto probleme ua pamundësojnë grave të kenë përfaqësim politik. Gratë në Kosovë, pavarësisht etnisë, kanë më shumë gjasa të jenë viktima të dhunës në familje. Një anketë e vitit 2019 e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) gjeti se 59 për qind e grave në Kosovë kanë përjetuar dhunë psikologjike, fizike ose seksuale.
Sipas kësaj ankete, më të cenueshme ndaj dhunës në familje ishin gratë që jetonin në zona rurale, kishin nivele të ulëta arsimimi dhe nuk kishin pavarësi financiare. Të dhënat e publikuara nga Komisioni Evropian thonë se rreth 50 për qind e pjesëtarëve të komunitetit rom e përfundojnë shkollimin e detyrueshëm nëntëvjeçar.
Ndërkohë, vetëm 7.3 për qind e grave rome janë të punësuara, në krahasim me shifrën prej gati 20 për qind të gjithsej grave të punësuara në Kosovë. Për më tepër, të dhënat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës tregojnë se as një e pesta e pronave në Kosovë nuk zotërohen nga gratë.
“Kjo situatë është problematikë që i prek të gjitha komunitetet në Kosovë, por është më e theksuar te grupet e margjinalizuara, si romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët”, thonë nga VORAE./REL
RUSI- Në sipërfaqe, ishte një sulm ushtarak ndaj Ukrainës. Por, lëshimi nga Rusia i asaj që presidenti Vladimir Putin e për...
Olaf Scholz BERLIN- Partia Social Demokrate e Gjermanisë (SPD) emëroi të hënën kancelarin Olaf Scholz si kandidatin e saj për...
PALESTINË- Më shumë punonjës ndihmash janë vrarë në vitin 2024 se në çdo vit tjetër të regjistruar, k...
RUSI- Ushtria e Ukrainës tha të hënën se ka goditur një depo nafte gjatë natës në rajonin Kaluga në perëndim...
sulme ne Kursk UKRAINË- Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme ajrore, pas një jave retorikë të intensifikuar në të...
UKRAINË- Një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s u ka kërkuar bizneseve të përgatiten për një skenar lufte dhe të rr...
Kursk RUSI- Një britanik është zënë rob teksa po luftonte për Ukrainën në rajonin Kursk të Rusisë, raport...
GREQI- Një tjetër tragjedi me tetë emigrantë ka ndodhur në zonën detare në veri të ishullit grek të Sam...
SERBIA- Deputetët e partisë në pushtet dhe ata të opozitës janë shtyrë dhe rrahur mes vete gjatë seancës plenare ...
Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu miratoi "në parim" marrëveshjen e armëpushimit me Hezbollahun gjatë një...