Mure të çara e me lagështirë/ Gjendja skandaloze e Rajonit nr.1 në Berat
Një qytetar ka dërguar në redaksinë Piranjat news një denoncim, ku pretendon se në Rajonin 1 të Bashkisë Berat, pran&e...
Një qytetar ka dërguar në redaksinë Piranjat news një denoncim, ku pretendon se në Rajonin 1 të Bashkisë Berat, pran&e...
Një denoncues ka dërguar në redaksinë e Pirannat news pamje shqetësuese nga Gjiri i Dafinës në Karaburun, ku shihen mbeturi...
Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në pranga ësh...
Burime të sigurta për Piranjat News bëjnë me dije se dy ditë më parë është emëruar drejtuesja e re e Agjencis&...
Nëna e 24 vjeçares të Bleona Çelaj e cila u dogj bashkë me dy fëmijët ka deklaruar për policinë vendore të...
Partia Socialiste ka dorëzuar nismën ligjore për reformën e re territoriale, e cila parashikon një riorganizim të thellë t&eu...
Shqipëria është e rrethuar nga dete, liqene dhe Alpe mahnitëse, por më shumë se gjysma e familjeve në vendin tonë nuk ka...
HIMARË- Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Forc...
Kryeministri Rama ka bërë një lëvizje strategjike që mund ta fusë Shqipërinë në fazën e “jostabiliteti...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho, ka deklaruar se hetimi ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastruktur&eu...

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë që goditi ishullin Kyushu, në jugperëndim të Japonisë, të martën. Lajmi u konfirmua nga kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi, e cila bëri të ditur se dëmet janë të mëdha dhe se operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje.
“Janë konfirmuar dëme të mëdha, duke përfshirë viktima, ndërtesa të shembura, zjarre dhe dëme në rrugë”, deklaroi Takaichi për mediat.
Autoritetet njoftojnë se disa persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa ekziston frika se ata mund të jenë bllokuar nën rrënojat e një qendre tregtare që u shemb pjesërisht në Kumamoto, si edhe në një fabrikë letre.
Tërmeti goditi në orën 16:27 sipas kohës lokale, me epiqendër në brendësi të ishullit Kyushu. Pas lëkundjes së fortë, qindra mijëra banorë u urdhëruan të evakuoheshin drejt strehimoreve të përkohshme, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë kërkimet në zonat më të goditura.
Infrastruktura ka pësuar dëme të konsiderueshme. Ura janë shembur, ndërsa rrugët dhe segmentet e rrjetit rrugor janë dëmtuar rëndë, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit në disa zona.
Kryeministrja Takaichi tha se autoritetet po vazhdojnë të vlerësojnë shkallën e dëmeve, duke konfirmuar gjithashtu se ka edhe shumë të lënduar.
Ndërkohë, banorët e zonave të prekura përballen me frikën e lëkundjeve të njëpasnjëshme dhe rrezikun e rrëshqitjeve të dheut.
Mes tyre është edhe 75-vjeçarja Hiroko Ogata, pronare e një restoranti në qytetin Yatsushiro të prefekturës Kumamoto, e cila përshkroi momentet dramatike të tërmetit për BBC.
“Papritmas pati një tronditje të madhe dhe u habita e u frikësova. Kam jetuar këtu për 75 vjet, por nuk kam përjetuar kurrë një tërmet kaq të madh. Mendova se do të vdisja”, tha ajo.
Ogata tregoi se u fsheh menjëherë poshtë një tavoline, ndërsa mobiliet lëviznin nga njëra anë në tjetrën dhe enët e kuzhinës binin e thyheshin në dysheme.
Edhe pse restoranti i saj ka pësuar dëmtime, ajo ka nisur pastrimin për ta rikthyer sa më shpejt në funksion.
“I gjithë vendi është në rrëmujë dhe nuk di ku të qëndroj. Por duhet të sigurojmë jetesën duke e rihapur restorantin sa më shpejt. Punoj pak dhe më pas ndodh një tjetër lëkundje pasuese. Gjithçka po ecën shumë ngadalë dhe është jashtëzakonisht stresuese”, u shpreh ajo.
Autoritetet japoneze u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë, pasi ekziston rreziku i lëkundjeve të tjera të forta dhe i rrëshqitjeve të dheut në ditët në vijim.
Filmi i fundit i Christopher Nolan, “Odisea”, deri më tani ka korrur sukses të jashtëzakonshëm në biletaritë e kinem...
Zjarrfikësit në Francë dhe në Spanjë vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret masive py...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë, ku një 23-vjeçare dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj pa...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në, ku një 47-vjeçar dyshohet se vrau gruan dhe gjashtë fëmijët e tij, i vu...
Melania Trump është vënë në shënjestrën e Iranit. Një video tronditëse që i atribuohet Teheranit po qarku...
Një ngjarje tronditëse ka tronditur Francën, pasi policia zbuloi trupat e pesë foshnjave të vdekura, të fshehura në kuti kart...
Policia e Ekuadorit ka arrestuar një ish-kryebashkiak, i cili dyshohet se ishte një nga financuesit kryesorë të organizatës kriminale &...
Angie Marcela Ramírez Vargas, një influencere kolumbiane, ishte duke pritur në semafpr me makinën e saj menjëherë pasi kishte mb...
Rruga e malazezëve drejt BE-së ka marrë një kthesë të papritur. I deklaruar si shtet pararojë nga rajoni ynë Mali i Zi k...
Një laborator droge, me 15 kilogramë kokainë dhe materiale e pajisje për paketimin e dozave, është zbuluar në një aparta...