BOTA

Me urdhër ekzekutiv, Trump ndalon transferimin e burrave transgjinorë në burgjet e grave

E.D Përditësimi i fundit 25 Janar 2025, 15:14

SHBA- Një tjetër dekret presidencial për të konfirmuar angazhimet e tij parazgjedhore është firmosur në orët e fundit nga presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump dhe sipas tij, tashmë ndalohet çdo transferim i të burgosurve transgjinorë në burgjet e grave. Trump kishte vendosur disa kufizime në strehimin dhe kujdesin shëndetësor për transgjinorët e burgosur në mandatin e tij të mëparshëm, por urdhri i ri është më i gjerë. Ky vendim vjen pas njoftimit të tij, të cilin ai e zbatoi që në ditën e parë, në të cilin institucionet federale amerikane tani e tutje do të njohin vetëm dy gjini (mashkull dhe femër).

Urdhri bën thirrje për t’i dhënë fund të gjithë trajtimit mjekësor për të burgosurit për tranzicionin gjinor, duke thënë se nuk duhet të shpenzohen fonde federale “për asnjë metodë mjekësore, trajtim ose ilaç që synon të përshtatë pamjen e një të burgosuri me atë të seksit të kundërt”.

Urdhri ekzekutiv i Trump, i titulluar Mbrojtja e grave nga ekstremizmi i ideologjisë gjinore dhe rivendosja e së vërtetës biologjike në qeverinë federale, duket se kërkon rivendosjen e vetëm grave transgjinore, jo të burrave transgjinorë. Mbrojtësit e personave transgjinorë dhe të burgosurve e kritikuan urdhëresën, duke thënë se kjo do t’i rrezikonte ata.

“Do të ketë përdhunime dhe sulme fizike për shkak të kësaj politike,” tha Shannon Minder, drejtore ligjore e Qendrës Kombëtare për të Drejtat e Lezbikeve, e cila ka përfaqësuar të burgosurit transgjinorë.

Urdhri ekzekutiv i Trump, megjithatë, sipas zyrtarëve të administratës, bazohet në premisën se përpjekjet për të eliminuar realitetin biologjik të gjinisë sulmojnë në mënyrë efektive gratë, duke i privuar ato nga dinjiteti, siguria dhe mirëqenia e tyre. 

Megjithatë, siç ka ndodhur tashmë me dekretin presidencial për të drejtën e shtetësisë me lindje në tokën amerikane, edhe ky dekret mund të përballet me sfida ligjore. Sipas New York Times, gjykatat federale kanë thënë në rastet e kaluara se sistemet e burgjeve janë të nevojshme për të mbrojtur të burgosurit vulnerabël. Disa kanë vendosur gjithashtu se atyre u kërkohet të ofrojnë trajtim mjekësor, si terapi hormonale, për të burgosurit e diagnostikuar me disfori gjinore, gjendje që lidhet me një mospërputhje midis seksit biologjik dhe identitetit gjinor.

Gjykata e Lartë njohu cenueshmërinë e të burgosurve transgjinorë dekada më parë në Fermer v. Brennan 1994. Paditësja në këtë çështje ishte një grua transgjinore, Dee Farmer, e cila deklaroi se ishte përdhunuar ndërsa strehohej me burra. Gjykata vendosi se qeveria ka për detyrë të mbrojë të burgosurit nga dhuna.

Sipas Ligjit për Eliminimin e Përdhunimit në Burg, statusi i transgjinorit është një nga disa faktorë rreziku që merren parasysh gjatë përcaktimit të strehimit. Urdhri i ri ekzekutiv kërkon që ato rregullore të ndryshohen “sipas nevojës”.

Megjithatë, situata e deritanishme ka shkaktuar shumë reagime me kritikë që thonë se ka raste të të burgosurve meshkuj që kërkojnë të transferohen në qendrat e paraburgimit për gratë vetëm duke deklaruar se nuk ndihen më si burra dhe pa e vazhduar ende procesin e tranzicionit gjinor. Vitin e kaluar, në fakt, seanca dëgjimore e gjyqtares Sarah Netburn, duke marrë pyetje nga senatori republikan Ted Cruz nga Teksasi, si pjesë e procesit të seancës dëgjimore në Senat, u bë virale.

Sarah Netburn ishte një nga zgjedhjet personale të Joe Biden për të shërbyer në Gjykatën e Qarkut të SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut. Rasti për të cilin ajo u pyet kishte të bënte me William McClain, i cili ndryshoi emrin e tij në July Justine Shelby duke deklaruar se nuk dëshironte të transferohej në një burg meshkujsh. Përveç përdhunimit, i dënuari u shpall fajtor edhe për trafikim të pornografisë së fëmijëve drejt abuzuesve të tjerë.

Ka rreth 1,500 të burgosur federalë që janë gra transgjinore, sipas Departamentit të Korrigjimeve. Por ata përfaqësojnë një pjesë disproporcionale të madhe të të burgosurve federalë në përgjithësi, veçanërisht në mesin e të burgosurve femra: 15% e të burgosurve në burgjet e grave janë transgjinore. Nga ana tjetër, janë 750 meshkuj transgjinorë nga gjithsej rreth 144 mijë të burgosur meshkuj.

Njerëzit transgjinorë përbëjnë më pak se 1 për qind të të rriturve në Shtetet e Bashkuara, sipas Institutit Williams, një qendër kërkimore në Universitetin e Kalifornisë, Shkolla e Drejtësisë në Los Angeles, e cila studion popullsinë LGBTQ në burgjet federale.

Të dhënat federale tregojnë se të burgosurit transgjinorë kanë 10 herë më shumë gjasa të raportojnë se janë abuzuar seksualisht sesa të burgosurit e tjerë.

Në fund të administratës së Obamës, Byroja e Burgjeve nxori udhëzime të reja sipas të cilave të burgosurit transgjinorë strehohen në shumicën e rasteve sipas identitetit të tyre gjinor. Gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, ai u rishikua për të kërkuar strehim bazuar në “seksin biologjik”, përveç në raste të rralla. Por administrata e parë e Trump nuk e bëri këtë çështje një prioritet qendror të politikës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan