
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë brenda dy javëve kalimin në fazën e dytë të planit të tij të paqes për Gazën, raportoi televizioni izraelit Channel 12, duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë.
Sipas burimit, njoftimi mund të bëhet para Krishtlindjeve, pak përpara takimit të planifikuar midis Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në SHBA.
Sipas raportimit, SHBA dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtarë po zhvillojnë bisedime me Hamasin për një marrëveshje që do ta detyronte organizatën të heqë dorë nga kontrolli në Gaza dhe të nisë procesin e çmilitarizimit, dy pika kyçe të fazës së dytë, të pazgjidhura që nga armëpushimi i tetorit.
Marrëveshja parashikon që Hamasi të dorëzojë fillimisht armët e rënda, si raketa dhe predha, e më pas të heqë dorë gradualisht edhe nga armët e lehta. Pranimi i këtyre kushteve nga Hamasi do të jetë parakusht për fazën e dytë të planit, e cila përfshin edhe tërheqjen e forcave izraelite nga zona të caktuara përgjatë të ashtuquajturës “Vija e Verdhë”.
Një zyrtar i lartë amerikan tha për Channel 12: “Jemi afër momentit të së vërtetës. Hamasi duhet të vendosë nëse do të heqë dorë nga pushteti dhe të nisë çmilitarizimin në këmbim të tërheqjes së IDF, ose të refuzojë dhe të përballet me pasojat.”
Plani parashikon gjithashtu krijimin e një Këshilli të Paqes të drejtuar nga Donald Trump, i cili do të mbikëqyrë administrimin e Gazës, si dhe formimin e një Forcë Ndërkombëtare Stabilizimi për sigurinë e territorit.
Trump pritet ta drejtojë Këshillin së bashku me rreth dhjetë liderë nga vende arabe dhe perëndimore.
Nën Këshill do të funksionojë një komitet ndërkombëtar i udhëhequr nga ish-kryeministri britanik Tony Blair, si dhe nga këshilltarët e Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, të shoqëruar nga figura të tjera globale.
Në nivel operacional, parashikohet krijimi i një komiteti teknokratësh palestinezë me 12–15 anëtarë, të pa lidhur me Hamasin apo Fatahun, të cilët do të merren me administrimin e përditshëm. Disa prej tyre ndodhen aktualisht në Gaza, ndërsa të tjerë pritet të mbërrijnë nga jashtë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
5 Dhjetor08:34
Studentët finlandezë u bëjnë thirrje universiteteve të ndërpresin lidhjet me Izraelin
Lëvizja Studentët për Palestinën në Finlandë mbajti demonstrata duke u bërë thirrje universiteteve të ndërpr...
BOTA
5 Dhjetor08:16
Miliarderi Andrej Babis rizgjidhet kryeministër i Çekisë
Presidenti çek Petr Pavel njoftoi të enjten në mbrëmje se synon të riemërojë miliarderin miqësor me Trump, Andrej Ba...
BOTA
4 Dhjetor23:18
Mbi dy të tretat e evropianëve thonë se vendi i tyre nuk mund ta përballojë ushtarakisht Rusinë
Mbi dy të tretat e evropianëve besojnë se vendi i tyre nuk do të jetë në gjendje të mbrohet ushtarakisht kundër një...
BOTA
4 Dhjetor23:09
Rusia dërgoi fëmijët e rrëmbyer ukrainas në Korenë e Veriut
Disa fëmijë ukrainas të rrëmbyer nga forcat ruse u transferuan me forcë në Korenë e Veriut, thanë zyrtarët ukrainas...
BOTA
4 Dhjetor23:02
Zbardhen detaje/ Bisedat në “Sky”, refuzohen të merren si provë në gjykatat e Bosnjës
Teksa SPAK, ka përqëndruar në aplikacionin “SKY” të gjithë punën hetimore në goditjen e elementëve të...
BOTA
4 Dhjetor21:42
Kalon rreziku për Zelensky-n, shpëton nga një incident me dronë që ndiqnin avionin e presidentit
Disa dronë ndoqën avionin që transportonte të hënën presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Dublin, sipas raportimeve t&...
BOTA
4 Dhjetor21:38
Diplomacia e heshtur/ Pse reagimi i SHBA për çështjen e Ballukut duhet të jetë tronditës për Ramën
Kur e dërguara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn mbërriti në kryeministri në gusht të këtij viti, qeveria ish...
BOTA
4 Dhjetor21:10
Dhunoi për vdekje gruan në Itali! Nazif Muslija tenton të vetëvritet, gjendet i plagosur rëndë në një pyll
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në Ankona të Italisë, ku 50-vjeçari shqiptar Nazif Muslija d...
BOTA
4 Dhjetor21:01
Udhëheqësi i milicisë së mbështetur nga Izraeli vritet në Gaza
Udhëheqësi i një milicie të mbështetur nga Izraeli në Gaza është vrarë, duke i dhënë një goditje t&e...
BOTA
4 Dhjetor20:18
I dashuri lë 33-vjeçaren të vdesë në mal, akuzohet për vrasje. Veprimet dramatike të burrit
I dashuri i një gruaje që vdiq në malin më të lartë të Austrisë po akuzohet për vrasje të paqëllimshme, p...