BOTA

Mijëra të vrarë, forcat e sigurisë së Iranit mbajnë nën kontroll vendin

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Janar 2026, 17:56
Mijëra të vrarë, forcat e sigurisë së Iranit

Forcat e sigurisë së Iranit raportohet se kanë prani të madhe në rrugët e Iranit, pas më shumë se dy javësh protesta që po zbehen dhe pas një shtypjeje të ashpër që ka lënë të vdekur mijëra iranianë dhe teksa qytetarët në Republikën Islamike po përballen me bllokim të internetit.

Raportimet duket se sugjerojnë që protestat masive, si dhe shtypja brutale nga autoritetet, duket se janë fashitur.

“Burimet tona të pavarura kanë konfirmuar prani të ashpër të ushtrisë dhe personelit të sigurisë dhe qytete dhe qyteza ku janë mbajtur më herët protesta, por edhe në disa lokacione ku nuk ka pasur demonstrata të mëdha”, tha grupi për të drejtat e njeriut, Hengaw, me seli në Norvegji.

Autoritetet iraniane kanë kryer një nga shtypjet më të dhunshme ndonjëherë, pasi njerëz në mbarë vendin dolën në rrugë në protesta antiqeveritare, të cilat shihen si një nga sfidat më të mëdha ndaj sundimit klerikal që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Me një bllokadë pothuajse të plotë të internetit që ka hyrë në ditën e tetë, sipas organizatës monitoruese NetBlocks, tensionet mbeten të larta dhe informacioni është i pakët. NetBlocks theksoi se ndërprerja e internetit po zgjat më shumë se bllokada që ishte aplikuar gjatë protestave të vitit 2019.

“Në vitin 2019, vetëm pasi u rikthye lidhja me internetin u bë e ditur shkalla brutale e shtypjes”, tha kjo organizatë.

Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se gjithnjë e më shumë ka prova për vrasje masive të protestuesve nga forcat e sigurisë së Iranit, pasi demonstratat mbarëkombëtare u përshkallëzuan më 8 janar.

Monitoruesi i pavarur i të drejtave të njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara, HRANA, tha se sipas të dhënave të tij të konfirmuara dhe të verifikuara, më 15 janar numri i protestuesve të vdekur kishte arritur në 2.677 protestues, ndërsa mbi 19.000 të tjerë ishin arrestuar. Organizata Iran Human Rights, me seli në Norvegji, tha se sipas hulumtimit që ka bërë, të paktën 3.428 protestues janë vrarë.

Ndërkaq, Human Rights Watch raportoi se, duke filluar nga 8 janari, “forcat e sigurisë e intensifikuan shtypjen vdekjeprurëse në mënyrë të koordinuar… duke rezultuar në vrasje dhe plagosje në shkallë të gjerë të protestuesve dhe kalimtarëve në mbarë vendin”.

Organizata shtoi se kufizimet e ashpra në komunikim kanë kufizuar mundësinë e verifikimit në mënyrë të pavarur të shkallës së plotë të mizorive.

Shumë organizata kanë deklaruar se numri real i viktimave ka të ngjarë të jetë disa herë më i lartë se shifrat e raportuara deri më tani.

Në të gjithë Lindjen e Mesme, tensionet janë zbutur po ashtu sa i përket mundësisë së sulmeve amerikane ndaj Iranit për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave.

Shtëpia e Bardhë tha më 15 janar se presidenti amerikan, Donald Trump, dhe zyrtarë të tjerë e kanë paralajmëruar Teheranin se do të ketë “pasoja të rënda” nëse vazhdon gjakderdhja.

Sipas raportimeve, një protestues i arrestuar, 26-vjeçari Erfan Soltani, do të ekzekutohej më 14 janar, gjashtë ditë pas arrestimit të tij nën akuzën për “luftë kundër Zotit” për rolin e tij në protestat.

Organizatat për të drejtat e njeriut thanë se ekzekutimi nuk u krye pas një paralajmërimi nga Trumpi. Më vonë, Qendra Mediatike e Drejtësisë iraniane deklaroi se raportimet, sipas të cilave, Soltani do të përballej me ekzekutim ishin “të trilluara” dhe se ai akuzohet për “mbledhje informacioni dhe bashkëpunim kundër sigurisë së brendshme të vendit dhe aktivitete propagandistike kundër regjimit”.

Trump nuk ka sqaruar se çfarë veprimesh mund të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara kundër Iranit dhe kur, por disa persona janë këshilluar nga Uashingtoni që të largohen nga baza kryesore ajrore amerikane në rajon pasi Teherani paralajmëroi shtetet fqinje që mirëpresin trupat amerikane se do të hakmerrej ndaj bazave amerikane nëse Uashingtoni i bën realitet kërcënimet e tij.

Më 16 janar, Reza Pahlavi, djali i ish-shahut të Iranit, i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 1979, tha se ishte ende i bindur se Republika Islame dhe regjimi i saj do të bien përballë protestave masive.

“Republika islame do të bjerë, jo nëse, por kur”, tha ai në një konferencë për media në Uashington. “Unë do të kthehem në Iran”.

Ish-princi i kurorës është shfaqur si një figurë kryesore e opozitës gjatë protestave aktuale, ndërsa opozita më e gjerë është e fragmentuar dhe e paorganizuar.

Në javët e fundit, Pahlavi vazhdimisht ka bërë thirrje që Trump të ndërhyjë. Gjatë konferencës për media, ai edhe njëherë tjetër bëri apel për një presion më të madh ndërkombëtar për të ndihmuar protestuesit dhe për të shtuar presionin mbi Teheranin.

“Populli iranian po ndërmerr veprime vendimtare në terren. Tani është koha që komuniteti ndërkombëtar t’iu bashkohet atyre plotësisht”, tha ai.

Presidenti rus, Vladimir Putin, deri më tani kishte qëndruar i heshtur që nga nisja e protestave në Iran.

Më 16 janar, Kremlini njoftoi se Putin diskutoi situatën në Iran gjatë bisedave të ndara telefonike me presidentin iranian Masud Pezeshkian dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, dhe tha se Moska ishte e gatshme të ndërmjetësonte në rajon. Rusia është prej kohësh aleate e Teheranit, i cili e ka mbështetur Moskën në pushtimin e Ukrainës, veçanërisht përmes furnizimeve me pajisje ushtarake, sikurse dronë.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?