BOTA

“Minatorët punojnë në kushte mesjetare”, Trepça në krizë të prodhimit

M.B. Përditësimi i fundit 9 Shtator 2024, 15:22

“Minatorët punojnë në kushte mesjetare”,

KOSOVA- Kombinati metalurgjik Trepça nuk ka arritur deri më tash të prodhojë as gjysmën e produkteve të përshkruara në planin e tij të biznesit për vitin 2024, kryesisht për shkak të grevave të punëtorëve dhe mungesës së lëndës së parë. Nga janari deri në gusht, minatorët nuk kanë punuar 74 ditë pune. E, pagat e tyre varen nga prodhimi, përkatësisht shitja e produkteve.

Më 27 gusht, udhëheqja e Trepçës shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të, siç tha, humbjeve të mëdha ditore në prodhim, dhe vendosi t’i pezullojë përkohësisht pushimet vjetore të punëtorëve për muajt shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti. Dikur motor i ekonomisë së Kosovës, Trepça, prej vitesh, përballet me prodhim të reduktuar, edhe pse treg për shitje ka, konfirmojnë nga kombinati.

Kombinati operon me 13 njësi biznesore në territore të ndryshme të Kosovës. Miniera e Stantërgut është vendburimi kryesor i xehes, pasuar nga miniera me flotacion e Kishnicës dhe e Artanës. Radio Evropa e Lirë analizoi Planin e Biznesit 2024 për këto njësi, ku për këtë vit ishte e planifikuar që të prodhoheshin mbi 210 mijë tonë xehe dhe koncentrate të plumbit dhe zinkut - mbi 160 mijë tonë në Minierën e Stantërgut dhe mbi 41 mijë tonë në Minierën e Kishnicës dhe atë të Artanës.

Por, Miniera e Stantërgut, deri në muajin gusht, ka arritur të prodhojë vetëm rreth 53 mijë tonë xehe, ose të realizojë 1/3 e planit dinamik, thotë drejtori i prodhimit të këtij flotacioni, Bujar Jashari, për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, arsyet për nënprodhim lidhen me ndërprerjen e punës për shkak të grevave, mungesën e lëndës së parë që sigurohet nga kompanitë private, si dhe keqmanaxhimin në kombinat.

“Fillimisht, në muajt mars-prill, nuk ka pasur për 32 ditë prodhim, sepse ka munguar lënda e parë - eksplozivi”, thotë Jashari.

Sipas tij, minatorët nuk kanë punuar për 35 ditë të tjera në muajt korrik dhe gusht, për shkak të mosrealizimit të pagës, e ngjashëm as shtatë ditë në qershor. Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje nga udhëheqësit e Minierës së Artanës dhe të Kishnicës për sasinë e prodhimit. Por, në vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, të siguruar nga REL-i, thuhet se në dy flotacionet, Stantërg dhe Kishnicë e Artanë, nga data 10 korrik deri më 15 gusht “ka pasur humbje të mëdha ditore në prodhim dhe ndalesë në realizimin e planit të biznesit”.

Në vendim parashihet mobilizimi i të gjitha kapaciteteve për të stabilizuar gjendjen operative dhe financiare të ndërmarrjes. Një ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, udhëheqja e Trepçës tha përmes një postimi në Facebook se “gjatë pjesës së mbetur të vitit, ndërmarrja synon rritjen e prodhimit dhe kufizimin e shpenzimeve sipas një plani të veprimit të miratuar nga Bordi Mbikëqyrës”. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, tregon se të gjithë minatorët janë në vendet e tyre të punës dhe se janë duke punuar me intensitet të lartë.

“Problem, aktualisht, janë pajisjet e vjetruara, makineritë... Dhe kjo po ndikon në sasinë e prodhimit”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Për shkak të mosrealizimit të pagave si pasojë e nënprodhimit, Qeveria e Kosovës ka ndarë më 14 gusht mbi katër milionë euro për pagat e minatorëve. Për të njëjtin qëllim, mjete janë ndarë edhe viteve të kaluara.

“Për paga dhe shërbime operative, Qeveria, përgjatë katër vjetëve të kaluar, ka ndarë mbi 28 milionë euro”, thuhet në një deklaratë me shkrim që udhëheqja e Trepçës i dërgoi REL-it.

“Shumica e mjeteve kanë shkuar për paga dhe shpenzime operative në prodhim”, sipas saj.

Bashkim Kurti, i cili deri në fillim të gushtit ishte kryeshef ekzekutiv i Trepçës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndërmarrja ka makineri të vjetruara, por shpreh bindjen se edhe me kushte të tilla mund t’i sigurojë të hyrat e nevojshme për paga dhe shpenzime.

“Nuk mund të prodhohet nëse [minatorët] nuk i bëjnë as tri orë punë efektive. Këtu është problemi kryesor dhe kjo qasje duhet të ndryshojë. Produktet e Trepçës kanë treg të mjaftueshëm, por nuk ka prodhim”, thotë ai.

Pagat e minatorëve në Trepçë sillen nga 700 deri në 900 euro, varësisht përvojës dhe përgatitjes profesionale. Ata nuk kanë as sigurime shëndetësore, as jetësore, ndërsa incidente në kombinat ndodhin vazhdimisht. Radio Evropa e Lirë ka raportuar disa herë sesi minatorët, përveçse me makineri të vjetruar, përballen edhe me mungesë të kushteve elementare, si çizme apo helmeta. E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Qeveria e Kosovës nuk u përgjigj në pyetjen se a ka plane për investime.

Megjithatë, ajo ka kërkuar disa herë nga menaxhmenti i Trepçës që ta rrisë prodhimin, rrjedhimisht edhe të hyrat financiare. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka takuar më 23 gusht disa nga minatorët në Stantërg. Ajo ka thënë se Qeveria është e gatshme të investojë në Trepçë, “vetëm kur të vihet në vend drejtësia”, pa treguar më konkretisht se për çfarë drejtësie e ka fjalën. Me gjithë përpjekjet, as REL-i nuk ka arritur të bjerë në kontakt me të.

Tregu, ku aktualisht eksporton Trepça, është ai evropian. Sipas deklaratës së udhëheqjes së Trepçës për REL-in, në pesë vjetët e fundit, produktet e saj shiten në Zvicër, Angli dhe Bullgari. Por, pavarësisht sigurisë së tregut, vetëm me shitjen e koncentrateve, Trepça nuk mund të mbijetojë, thotë Izet Ibrahimi, profesor në Fakultetin e Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”. Ringjallja e Trepçës, sipas tij, mund të ndodhë vetëm nëse pjesërisht kalon në duart e sektorit privat, sepse investimet nga Qeveria janë për mbijetesë dhe jo për zhvillimin e saj.

“Të gjitha qeveritë në vazhdimësi, të ndikuara nga ana emocionale, dëshirojnë ta ruajnë pronësinë shoqërore - që unë mendoj se është gabim i madh. Ekziston forma e partneritetit publiko-privat apo me koncesion që të jepet një sektor, siç është metalurgjia, përpunimi i produkteve...”, thotë Ibrahimi.

Qeveria e Kosovës nuk u përgjigj as në pyetjen se a ka mundësi që Trepça të privatizohet pjesërisht. Jashari thotë se “minatorët punojnë në kushte mesjetare”.

“Për të pasur prodhim, duhet të ketë teknologji. Makinat janë të vjetruara, mirëmbajtja është e shtrenjtë. Më llogari ke ta blesh të re, sesa ta mirëmbash ndonjë makinë”, sipas tij./ REL

trepca

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan