VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...

Ministri amerikan i Financave, Scott Bessent, ka forcuar mesazhin e Donald Trump drejtuar aleatëve evropianë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të tërhiqen në çështjen e Grenlandës, duke theksuar se Europa është “shumë e dobët” për të garantuar sigurinë e saj në mënyrë të pavarur.
Gjatë një interviste në “Meet the Press” të NBC News, Bessent minimizoi kërcënimet e Bashkimit Evropian për të anuluar marrëveshjen tregtare të arritur vitin e kaluar me administratën Trump, duke nënvizuar se presidenti amerikan përdor ndikimin strategjik si një mjet presioni për të arritur objektivat e tij.
“Para së gjithash, marrëveshja tregtare nuk është finalizuar ende dhe një veprim i jashtëzakonshëm mund të jetë krejtësisht ndryshe nga një marrëveshje tjetër tregtare,” deklaroi ai të dielën, duke shtuar se Trump “po përdor fuqitë e emergjencës për ta bërë këtë.”
Kujtojmë se të shtunën Trump njoftoi vendosjen e tarifave 10% mbi produktet nga tetë vende evropiane, me efekt nga 1 shkurti, me parashikim për rritje në 25% në qershor, nëse nuk arrihet një marrëveshje për “blerjen e Grenlandës”.
Ky veprim shkaktoi reagime të ashpra, me presidentin francez, Emmanuel Macron, që e quajti masën “të papranueshme” dhe paralajmëroi aktivizimin e mekanizmit më të fortë të kundërmasave të BE-së.
Bessent paraqiti një argument më të gjerë për kërkesën amerikane për Grenlandën, duke përmendur konkurrencën në rritje gjeopolitike në Arktik, planet e Trump për vendosjen e mbrojtjes antiraketore “Golden Dome”, si dhe varësinë historike të Evropës nga energjia ruse, e cila sipas tij “ka financuar operacionet ruse kundër Ukrainës.”
Kur u pyet nëse qëndrimi i Trump ndaj Evropës është thjesht një taktikë negociuese, ministri amerikan la të kuptohet se presidenti nuk ka ndërmend të ndryshojë linjë: “Evropianët duken të dobët, ndërsa SHBA-të tregojnë forcë,” tha ai. “Presidenti beson se siguria e forcuar nuk mund të arrihet pa përfshirë Grenlandën si pjesë të Shteteve të Bashkuara.”
Duke iu përgjigjur shqetësimeve të liderëve evropianë se një hap amerikan për të marrë Grenlandën mund të çojë në shpërbërjen e NATO-s pas më shumë se 70 vjetësh, Bessent e quajti këtë dilemë “të rreme”. “Liderët evropianë do ta pranojnë dhe do të kuptojnë se kanë nevojë për ombrellën e sigurisë së SHBA-ve,” përfundoi ai.
Qeveria siriane dhe Forcat Demokratike Siriane (SDF) të kurdëve, të mbështetura nga SHBA-të, kanë rënë dakord për...
Numri i të vdekurve nga zjarret që kanë përfshirë dy provinca të Kilit jugor është rritur në të pa...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka zhvilluar një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar situatë...
Fondacioni Nobel ka bërë një ndërhyrje institucionale për të mbrojtur prestigjin e Çmimit të Paqes, duke sqarua...
Të paktën 19 persona u plagosën, nga të cilët një i rëndë, pas shembjes së një apartamenti në një ...
Ministria e Migracionit dhe Azilit në Greqi ka paraqitur një projektligj të ri që sjell ndryshime të rëndësishme në ku...
Ushtarët nga vendet evropiane të NATO-s duhet të përgatiten për sfida të vështira gjatë një stërvitjeje usht...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë së cilës...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi të dielën se ka biseduar me Presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa, për të shprehur shqe...
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka njoftuar se Evropa po koordinon një përgjigje të përbashkët ndaj vendosjes s&e...