Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SERBIA- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, tha se Serbia është e gatshme të mirëpresë një takim të mundshëm midis presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
“Serbia mund të luajë një rol të rëndësishëm si mikpritëse. Presidenti [Aleksandar] Vuçiç ka ndërtuar një reputacion ndërkombëtar, që na mundëson të jemi vend i takimeve të tilla”, tha Gjuriç për Radio-Televizionin e Serbisë.
Media të ndryshme ndërkombëtare janë duke raportuar ditëve të fundit për mundësinë e një takimi të tillë, derisa Trump - i cili është zotuar se do ta përfundojë shpejt luftën e Rusisë në Ukrainë - pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më 20 janar. Kremlini tha të hënën se nuk ka ende ndonjë përgatitje specifike për këtë takim, ndërsa një këshilltar i Trumpit tha se dy udhëheqësit pritet të bisedojnë përmes telefonit në ditët ose javët në vazhdim, raporton Reuters. Duke folur për RTS-në, Gjuriç tha se Beogradi mund të bëhet me sukses vend i takimit.
“Besoj se mund ta japim kontributin tonë dhe të luajmë një rol të vogël, por jo krejtësisht të parëndësishëm, dhe t’ua ofrojmë një gjë të tillë partnerëve tanë”, tha Gjuriç.
Për gatishmërinë e Serbisë për t’u bërë nikoqire e mundshme e Trumpit dhe Putinit foli një ditë më herët edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Serbia, aleate e Rusisë, është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Javën e kaluar, industria e saj e natës, NIS, e cila në masë të madhe është nën pronësinë e një kompanie ruse,është sanksionuar nga SHBA-ja. Por, Gjuriç tha se Serbia i ka marrë të gjitha masat për t’i shmangur trazirat në treg. Ai gjithashtu tha se Serbia do të nisë dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Kjo është e një rëndësie të jashtëzakonshme për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë. Partneriteti e bën të rregullt shkëmbimin ndërmjet institucioneve tona dhe kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e ekonomisë, teknologjisë së re, kulturës dhe arsimit, me një numër më të madh të bursave”, tha Gjuriç.
Kryediplomati serb foli edhe për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Kosovë më 9 shkurt.
“Është e rëndësishme që populli ynë të mbetet unik dhe që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje, për të treguar se nuk po tërhiqemi”, tha Gjuriç.
“Unë vërtet dua që serbët të dalin në zgjedhje, t’i tregojmë [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti, se nuk dorëzohemi, se nuk largohemi nga institucionet dhe se serbët dhe Serbia nuk tërhiqen”, shtoi ai.
Lista Serbe është formuar në vitin 2013 me mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe që atëherë është e vetmja parti që ka mbështetjen e Serbisë për pjesëmarrje në institucionet e Kosovës. Përveç Listës Serbe, në garë për dhjetë ulëset e garantuara për serbë në Kuvendin e Kosovës janë edhe pesë subjekte të tjera politike që përfaqësojnë komunitetin serb: Lëvizja Popullore Serbe, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Partia e Serbëve të Kosovës, Demokracia Serbe dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore./ REL
Trump-Putin ZVICËR- Zvicra dhe Serbia kanë ofruar të dyja organizimin e një takimi të mundshëm midis presidentit të ardh...
IZRAEL- Zyrtarët njoftuan sot se ndërmjetësit amerikanë dhe arabë kanë bërë përparim të dukshëm gjat&eu...
Gordana Jankullovska SHKUP- Gjykata Themelore e Shkupit vendosi më 13 janar që të lirojë nga akuzat Gordana Jankullovskan, për ras...
Putin RUSI- Rusia dhe Irani do të nënshkruajnë një "Marrëveshje Gjithëpërfshirëse të Partn...
Foto ilustruese JAPONI- Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi afër bregut juglindor të ishullit japonez, Kyushu. Lëkundjet m&eum...
foto ilustruese BERLIN- Policia gjermane tha se ka nisur një hetim për rastet e dyshuara të spiunazhit rus, pasi disa dronë u vunë...
Foto ilustruese NORVEGJI- Norvegjia do të presë të mërkurën, 15 janar konferencën e tretë të një aleance ...
Modeli kompjuterik ZVICËR- Një model i detajuar i mantelit të poshtëm të Tokës i krijuar nga një ekip gjeofizikantë...
foto ilustruese KOSOVË- Kryetari i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi do të zhvillojë të mërk...
foto ilustruese BRITANI- Dhoma e parë e konsumit më të sigurt të drogës në Mbretërinë e Bashkuar ka hapur dye...