
KOSOVA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar hapjen e kufirit dhe avancimin në CEFTA të Kosovës. Von der Leyen thënë në konferencën për shtyp krah presidentes së Kosovës, Vojsa Osmani, se duhet punuar për hapat e mëtejshëm që të arrihet në një pikë ku shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të binden për heqjen e masave ndaj Kosovës. Ajo ka shtuar se bashkë me udhëheqësit e Kosovës janë të përkushtuar për t’i arritur këto qëllime. Gjithashtu ajo ka vlerësuar si hap pozitiv hapjen e Merdarit për kalimin e mallrave serbe.
“Është shumë e rëndësishme të punojmë së bashku, dhe ne kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe avancimin në CEFTA dhe pas kësaj duhet të punojmë për hapa të mëtejshëm që të arrijmë në një pikë ku mund të hiqen masat dhe kjo do të ndihmojë të binden shtetet anëtare – pasi siç e dini të gjitha shtetet anëtare duhet të jenë dakord për heqjen e masave. Ne të dyja jemi të përkushtuara të gjejmë hapat e nevojshëm për të arritur këto qëllime. E rëndësishme ta shohim Kosovën si partneren tonë dhe ta bëjmë të mundur rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka thënë ajo.
Von der Leyeni ka theksuar se zgjerimi do të jetë në krye të axhendës në mandatin e dytë si presidente e KE-së dhe se është e përkushtuar që vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u sigurojë të gjitha mjetet e nevojshme për anëtarësim në BE.
“E di që viteve të fundit Kosova ka punuar shumë për ta përforcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe dua t’iu siguroj juve dhe Kosovës se në mandatin e tim të dytë zgjerimi do të jetë në krye të agjendës. Për mua është njëra prej projekteve më të mëdha. Për këtë arsye do të punojmë bashkë që të vazhdojmë tutje sepse jam e përkushtuar për një të ardhme ku të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i kenë të gjitha mjetet dhe instrumentet e nevojshme që ta bëjmë këtë realitet”, ka deklaruar ajo.
Presidentja e KE-së shtoi se Plani i Rritjes është i planifikuar t’i sjellë ekonomitë e rajonit më afër tregut të përbashkët. Ajo tha se suksesi i madh i zgjerimit nuk janë vetëm marrëveshjet politike dhe ndarja e vlerave, por edhe prosperiteti ekonomik.
“Dua ta theksoj Planin e Rritjes. Plani i Rritjes është i planifikuar t’i sjellë ekonomitë e rajonit më afër tregut të përbashkët. Suksesi i madh i zgjerimit nuk janë vetëm marrëveshjet politike dhe ndarja e vlerave, por edhe prosperiteti ekonomik. Kemi hapur tashmë sektorët e tregut të përbashkët për partnerët e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që kompanitë nga Kosova përshembull mund të kenë qasje në tregun e përbashkët. Për këtë arsye na duhen reformat që të kemi nivel të barabartë të pjesëmarrjes. Këto reforma do të shoqërohen me investime shtesë evropiane. Ka kaluar një vit prej kur kemi filluar ky diskutim, shumica e shteteve e kanë Agjendën e Reformave të gatshme. Kosova ka bërë punë të shkëlqyer në këtë agjendë. Tani mund të fillojmë me parafinancimin e më shumë se 60 mln euro. Është një projekt ku e shohim Kosovën dhe marrëdhëniet me BE-në. Varet nga ne që ta bëjmë realitet”, ka thënë ajo.
ursula von der leyen vjosa osmani
ursula von der leyen
Artikuj te sugjeruar
M.B.
BOTA
26 Tetor11:56
"Në Ballkanin Perëndimor një shtet vazhdon të jetë satelit i Rusisë!" Osmani në konferencë me Von der Leyen: BE të tregojë vendosmëri ndaj Serbisë
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von De...
E.D
BOTA
26 Tetor11:43
"Dy ushtarë të vrarë nga sulmet e Izraelit"/ Teherani: E drejta dhe detyra jonë për të mbrojtur
IRAN- Ministria e Jashtme iraniane tha se Irani dënon sulmet izraelite dhe ka të drejtë për të mbrojtur.
"Irani d&eu...
M.B.
BOTA
26 Tetor11:26
Vizita në Kosovë/ Von Der Leyen lëvdata për Osmanin: Po punon shumë për të ardhmen evropiane
KOSOVA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, është duke zhvilluar takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Me an&eum...
E.D
BOTA
26 Tetor10:12
E rëndë në Mal të Zi/ Motër e vëlla gjenden të vrarë në banesë, autori në kërkim
MAL I ZI- Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në orët e vona të së premtes në Mal të Zi. Mësohet se vëlla ...
E.D
BOTA
26 Tetor10:03
FOTO/ Trump hyn në ringun e Wrestling, thërret në fushatë ‘miqtë e vjetër’
SHBA- Kanë kaluar më shumë se një dekadë që kur Donald Trump u shfaq për herë të fundit në programet e World...
E.D
BOTA
26 Tetor09:03
"Jam këtu si nënë"/ Beyonce shfaqet në mitingun e Kamala Harris në Houston: Duhet të votojmë!
SHBA- Këngëtarja me famë botërore Beyonce u shfaq për herë të parë në një miting të kandidates demokrat...
E.D
BOTA
26 Tetor08:49
“Një mëkat që njollosi shpirtin tonë”/ Biden iu kërkon falje amerikanëve autoktonë: Kërkoj ndjesë zyrtarisht për atë që kemi bërë
SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden u kërkoi zyrtarisht falje popujve indigjenë të Amerikës, fëmijët e të cilë...
M.B
BOTA
26 Tetor08:23
Turi në Ballkanin Perëndimor/ Von der Leyen vizitë zyrtare sot në Kosovë, priten takimet me Kurtin dhe Osmanin
KOSOVA- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë sot Kosovën, në kuadër të turi që po z...