U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...

LINDJE E MESME- Parlamenti i Izraelit e ka kaluar një ligj mëngjesin e së enjtes, i cili mundëson dëbimin e familjarëve të sulmuesve palestinezë, përfshirë edhe të shtetasve të vendit. Sipas këtij ligji, ata do të dëboheshin në Gazën e rrënuar nga lufta, ose në vende të tjera. Ligji, i cili u shty përpara nga anëtarët e partisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe aleatët e tij të ekstremit të djathtë, kaloi me 61 vota për dhe 41 kundër. Megjithatë, ai pritet të sfidohet në gjykatë.
Ligji do të vlente për qytetarët palestinezë të Izraelit dhe për banorët e Jerusalemit të aneksuar lindor, të cilët do të ishin në dijeni paraprakisht për sulmet e anëtarëve të familjes, apo të cilët “shprehin mbështetje apo identifikohen me akte terroriste”. Ata do të dëboheshin qoftë në Gazë, apo në vende të tjera, për një kohë prej 7 deri në 20 vjet.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – është duke vazhduar në Gazë, ku janë vrarë dhjetëra mijëra palestinezë dhe ku shumica e popullsisë është zhvendosur shumë herë brenda vendit. Nuk është e qartë nëse ligji do të vlente për Bregun e uzurpuar Perëndimor, ku Izraeli e zbaton një politikë të kamotshme për shkatërrimin e shtëpive familjare të sulmuesve.
Palestinezët kanë kryer sulme me thikë, me të shtëna dhe me vetura kundër izraelitëve në vitet e fundit. Eran Shamir-Borer, hulumtues në Institutin Demokratik të Izraelit dhe ish-ekspert ligjor ndërkombëtar për ushtrinë izraelite, tha se nëse ky ligj dërgohet në Gjykatën Supreme, gjasat janë që ai të rrëzohet, bazuar në rastet e kaluara izraelite në lidhje me dëbimin.
“Çështja kryesore është se ky ligj është plotësisht jokushtetuese dhe bie ndesh me vlerat themelore të Izraelit”, tha Shamir-Borer.
Izraeli i pushtoi Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen. Ai u tërhoq nga Gaza më 2005, por rimori nën kontroll pjesë të saj prej se Hamasi e kreu një sulm në Izrael më 7 tetor 2023, i cili edhe e nxiti luftën.
Aneksimi i Jerusalemit lindor nga Izraeli nuk njihet nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare. Palestinezët në këtë vend kanë lejeqëndrimi të përhershme dhe lejohen të aplikojnë për shtetësi, por shumica s’e bëjnë, ndërsa ata që e bëjnë, përballen me shumë pengesa. Palestinezët që jetojnë në Izraeli e përbëjnë rreth 20 për qind të popullsisë së Izraelit. Ata kanë shtetësi dhe të drejtë vote, por përballen me diskriminim të madh. Shumica prej tyre kanë gjithashtu lidhje familjare me ata që jetojnë në territoret e tjera dhe shumica e përqafojnë kauzën palestineze./ REL
SHBA- Republikani Donald Trump deri më tani ka siguruar 291 vota të kolegjit elektoral, duke e kaluar me lehtësi pragun e 270 votave të...
Foto ilustruese TIRANË- Të dhënat e publikuara nga shërbimi evropian "Copernicus" tregojnë se viti 2024 do të jetë viti ...
Foto ilustruese IZRAEL- Me bombardimet në Bejrut, Izraeli iu “përgjigj” fjalimit të kreut të ri të Hezbollahut, nd&eum...
Zjarri SHBA- Los Angeles është përballur me një zjarr të madh. Zjarri ra dje, të mërkuren e 6 nëntorit, duke p...
Pamje nga vendngjarja MAL I ZI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mal të Zi pasditen e djeshme. Raportohet se , n...
Scholz GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, njoftoi të mërkurën vonë se e ka shkarkuar ministrin e Financave, Christian ...
donald trump SHBA- Donald Trump është rizgjedhur në Shtëpinë e Bardhë si një person i dënuar që...
SERBIA- A po planifikon Serbia të destabilizojë apo edhe të sulmojë ushtarakisht shtetet e saj fqinje Kosovën dhe Bosn...
BRUKSEL- Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Polonisë kanë shprehur shqetësimin e tyre të enjten për gjendjen politike n...
BRUKSEL- Zyrtarët e Bashkimit Evropian po shtrëngohen për kthimin e pritur të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Ata...