Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
SUEDI- NATO-ja nisi në fillim të këtij muaji në Suedi stërvitjen ushtarake “Reagimi i Shpejtë” ku po marrin pjesë rreth 800 parashutistë nga Shtetet e Bashkuara, Spanja, Hungaria dhe Italia. Siç njofton nga Suedia korrespondentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze, ushtritë e vendeve të aleancës po stërviten së bashku për të penguar çdo agresion të mundshëm. Këto janë stërvitjet e para ushtarake në tokën suedeze që kur ky vend u anëtarësua në NATO në muajin mars.
“Swift Response” është pjesë e stërvitjes më të madhe të NATO-s në Evropë të quajtur “Steadfast Defender 2024”, ku po marrin pjesë më shumë se 17,000 trupa amerikane dhe 23,000 trupa shumëkombëshe nga mbi 20 vende aleate dhe partnere.
Trajnimi synon të rrisë aftësinë parandaluese të NATO-s, thotë për Zërin e Amerikës shefi i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara, Gjenerali James Kriesel, i cili drejton stërvitjen. Ai vë në dukje forcimin e NATO-s me anëtarësimin e Suedisë si vendi i 32 i aleancës.
“NATO-ja po frenon çdo kërcënimi kronik që paraqitet dhe, siç ka treguar gjenerali Cavoli, stërvitjet si kjo në vendet nordike ndihmojnë për të mundësuar forcën të NATO-s dhe këtë parandalim.”
Gjenerali Christopher Cavoli, është kreu i Komandës Evropiane të SHBA dhe Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë që nga korriku i vitit 2022.
Zyrtarët ushtarakë thonë se agresioni rus në Ukrainë ka ndryshuar në mënyrë dramatike mjedisin e sigurisë në Evropë.
“Aktualisht bota përballet me dy kërcënime, Kina dhe Rusia. Shihet qartë agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. NATO-ja është plotësisht e përgatitur për të bërë çdo frenim, dhe nëse është e nevojshme për të përforcuar partnerët tanë në Evropë përballë çdo agresioni rus”, thotë Gjeneral Robert McBride, Zëvendës Komandant i Përgjithshëm i Operacioneve, Divizioni i 11-të Ajror.
Kërcënimet e reja nxitën Finlandën dhe Suedinë që t'i bashkoheshin aleancës dhe bënë që vendet anëtare të rrisin shpenzimet e mbrojtjes. Suedia sjell në NATO një ushtri të pajisur mirë. Ajo ka forcën më të madhe ajrore në rajon. Zyrtarët ushtarakë thonë se marina suedeze, më e madhja në Baltik, është e pajisur me nëndetëse moderne të ndërtuara për ujëra të cekëta.
Zëri i Amerikës bisedoi me Komandantin e Forcave Ajrore Suedeze, Anders Jonsson.
“Jemi një vend i vogël dhe sigurisht kemi një ushtri të vogël, por njësitë dhe kapacitetet tona janë të forta dhe kjo do të jetë një kontribut për NATO-n. Së bashku me vendet e tjera ne do të jemi të fortë”.
Anëtarësimi i Suedisë i ofron aleancës perëndimore qasje në Gadishullin e Kola-s, me një rëndësi strategjike dhe vendimtare kundër pranisë ushtarake ruse, si dhe përforcon gatishmërinë për të trajtuar sfidat e sigurisë në veri.
Pjesëmarrja në stërvitje e personelit ushtarak nga Shtetet e Bashkuara, Spanja, Hungaria dhe Italia vë në pah rëndësinë e këtij trajnimi.
“Është shumë e rëndësishme, jo vetëm për brigadën, por për të gjithë NATO-n, sepse ne mund të rrisim ndërveprimin midis kompanive ajrore. Rritja e standardeve dhe aftësive mund të sjellë një ndërveprim më të mirë”, thotë ushtari italian, Giuseppe Folgore.
Zëri i Amerikës bisedoi me parashutistin Leon Westenkirchner, me brigadën 173 ajrore amerikane.
“Trajnimi është padyshim shumë i nevojshëm dhe nxjerrim shumë mësime, duke filluar nga niveli individual”.
E planifikuar për të vazhduar deri më 31 maj, stërvitja “Swift Response” është pjesë e manovrave madhore ushtarake të NATO-s “Steadfast Defender 2024” në disa vende evropiane. Trajnime të tjera në këtë kuadër do të zhvillohen edhe në Gjermani dhe Rumani, ku do të dalë në pah një nga operacionet më të mëdha ajrore që nga Lufta e Dytë Botërore./VOA
foto ilustruese IZRAEL- Bashkimi Europian i bëri thirrje Izraelit që të ndërpresë menjëherë operacionin ushtarak në...
Peter Pellegrini SLLOVAKI- Presidenti i zgjedhur sllovak Peter Pellegrini thotë se është i tmerruar nga atentati ndaj kryeministrit.&n...
foto ilustruese SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico ditën e sotme u qëlluar me armë zjarri. Kryeministri është dërguar...
Robert Fico SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur. Fico u qëllua përpara një qendre t&eu...
pamje nga vendngjarja SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur. Fico u qëllua përpara një q...
SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Reuters raporton se ...
Foto ilustruese TURQI- Parlamenti turk pritet të marrë së shpejti një projekt-ligj për "agjentët e ndikimit", i cil...
Blinken UKRAINË- Sekretari i Shtetit i SHBA, Anthony Blinken, gjatë një konference të përbashkët shtypi ka njo...
Foto ilustruese ITALI- Një piceri në zemër të Napolit, e themeluar nga një picajol që bënte pica për Bill Clinton, ...
Aeroporti Ndërkombëtar i Kazanit, Rusi. (Fotografi nga arkivi) RUSIA- Autoritetet në rajonin Tatarstan të Rusisë i mbyllën p&...