BOTA

Ndalesa e mallrave serbe, Kosova në rrezik të përjashtimit nga CEFTA

n.f Përditësimi i fundit 24 Shtator 2024, 09:58
Ndalesa e mallrave serbe, Kosova në rrezik të përjashtimit nga
Foto ilustruese

KOSOVË- Zyrtarë të lartë gjermanë kanë paralajmëruar se Kosova mund të përjashtohet nga nismat rajonale tregtare, nëse vazhdon të ngulë këmbë në ndalesën që zbaton ndaj importit të mallrave nga Serbia, sepse është duke i shkel parimet e CEFTA-s.

Kosova mund të përballet me kërkesa për përjashtim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe masa të tjera ndëshkuese, nëse vazhdon të mbajë ndalimin e importit të produkteve serbe. Në një intervistë për Ballkan Insight, i dërguari gjerman për Ballkanin, Manuel Sarrazin paralajmëroi se Kosova rrezikon izolim më të thellë.

“Kosova mund të përballet me thirrje për përjashtim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe ndëshkime të tjera, nëse vazhdon të ndalojë importet serbe”.

Më 5 shtator, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se Sarrazin, në vizitën e tij të dytë në Kosovë brenda një afati të shkurtër kohor, i kishte kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të heqë ndalimin e vendosur në qershor 2023 për importin e produkteve të vendit. Origjina serbe, për të cilën Sarrazin thotë se po bllokon tregtinë e lirë në rajon dhe po pengon CEFTA-n.

“Në këmbim të heqjes së ndalimit, Kosova nuk do të përfaqësohej më zyrtarisht në kuadër të CEFTA-s nga misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, por do të përfaqësohej vetë”.

Megjithatë, sipas tij emri i saj do të shkruhej si Kosovë*, që të çonte në një fusnotë ku thuhet se statusi i Kosovës ende nuk është zgjidhur përfundimisht sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke reflektuar refuzimin e Serbisë për ta njohur atë si shtet të pavarur.

Qeveria e Kosovës deri tani nuk ka bërë ndonjë lëvizje pas këtyre deklaratave. nuk ka lëvizur. Vetëm se të premten përmes zëdhënësit Përparim Kryeziu, Qeveria tha se po punon për zhbllokimin e CEFTA-s.

“Në drekën e ftuar dje nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri Kurti ka shprehur angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrëveshje të reja në kuadër të këtij procesi, dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në Berlin dhe Tiranë”, tha Kryeziu.

Kurse, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke qortuar kërkesat e artikuluara – dhe paralajmërimet e dhëna – nga emisari gjerman për rajonin, Manuel Sarrazanin, tha se janë dy gjëra që nuk lidhen me njëra tjetrën.

“Tash në aspektin e sigurisë po ndërlidhet çështja me elementin tregtar, janë dy elemente të cilat nuk lidhen njëra me tjetrën”.

Kusari-Lila para gazetarëve në këtë dritë hodhi akuza se Gjermania nuk bën që të vendos “gjithmonë standarde më të rënduara” për Kosovën dhe se duhet parë te Bosnje-Hercegovina e cila nuk e ka zbatuar marrëveshjen për lëvizje të lirë në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Pas kidnapimit të tre policëve me 14 qershor 2023 Kosova ka vendosur bllokim të produkteve serbe për arsye të sigurisë. Lëvizja e cila ka ndodhur në kufirin verior të Kosovës, ka prezantuar rrezik të sigurisë, kontrabandës dhe mundësi tjera të shkeljes së sovranitetit. Nuk kanë qenë çështje tregtare, por çështje të sigurisë.

Çështjen e bllokimit të CEFTA-së nga ana kosovare, Kusari-Lila tha se “në njëfarë mënyre po e ndërlidhin me Procesin e Berlinit”.

“Kërkojmë që standarde të njëjta të aplikohen për to, të mbajnë përgjegjësi të gjitha shtetet, e jo gjithmonë që të ketë standarde më të rënduara për Kosovën”.

Megjithatë, Kusari-Lila e la të hapur mundësinë e heqjes së ndalesës së mallrave serbe, për çka tha se janë në pritje të skanerëve kufitarë. Kosova rrezikon të mos e gëzojë edhe fondin 6 miliardësh – Plani i Rritjes – që BE ndan për rajonin në formë grantesh dhe kredish të buta: e nga ku për Kosovën supozohet të jenë diku një miliardë.

Për Kosovën pjesëmarrja në Fondit e Rritjes që herët ishte thënë se kushtëzohet me heqjen e ndalesës së mallrave serbe, si dhe “qasjen konstruktive në dialog” gjë që do të vlerësohej ose jo përmes një raportimi të Fascilituesit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak; ndërsa ky i fundit nuk ka pasur gjë të të mirë për të thënë në këtë drejtim.

Kohëve të fundit Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrman, ka pasur po ashtu qortime të ashpra ndaj qeverisë kosovare se Kosova rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinuit.

“Bllokimi i organizatës rajonale CEFTA rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit dhe gjithashtu të parandalojë më tej në bashkëpunimin tonë rajonal”.

Qeveria e Kosovës i ka ndaluar importet nga Serbia në qershor të 2023-tës, me arsyetimin se ato po rrezikojnë sigurinë e Kosovës, dhe se, përmes tyre, mund të hyjnë edhe armë në vend. Megjithatë, autoritetet e Kosovës nuk kanë dalë asnjëherë me ndonjë raport vlerësues se si ka ndikuar kjo masë në nivelin e sigurisë./ Monitor

cefta kosova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan