BOTA

Ndrangheta kalabreze: Kujt iu drejtua operacioni antimafia?

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Maj 2023, 10:48

Ndrangheta kalabreze: Kujt iu drejtua operacioni antimafia?

Aksioni policor i zhvilluar të mërkurën në Itali, Gjermani, Francë dhe shumë vende të tjera të BE-së kishte në shënjestër kryesisht organizatën mafioze kalabreze 'Ndrangheta dhe mbështetësit e saj. U konfiskuan pasuri me vlerë disa milionëshe. Operacioni ndërkufitar “Eureka” ishte një nga aksionet më të mëdha ndërkombëtare kundër mafies që është bërë deri më sot.

Hetimet ishin zhvilluar për më shumë se katër vjet në fshehtësi të plotë. Autoritetet e sigurisë me sa duket kishin arritur të përgjonin bisedat që kriminelët bënin me telefona të kriptuar, të cilët konsiderohen veçanërisht të sigurtë nga përgjimet. Një rol të veçantë në këtë thuhet se ka luajtur policia në Bavari.

Cili është ndikimi i 'Ndrangheta's?
'Ndrangheta' konsiderohet si organizata më e fuqishme mafioze në Evropë. Me një "xhiro vjetore" të vlerësuar prej më shumë se 50 miliardë euro, ajo prej kohësh e ka lënë në hije Cosa Nostra-n siciliane. Organizata mafioze e fiton pjesën më të madhe të të ardhurave nga trafiku i drogës, shantazhimi i biznesmenëve dhe pastrimi i parave. Por ajo pasurohet edhe përmes prostitucionit, trafikimit të qenieve njerëzore, depozitimit të paligjshëm të mbeturinave dhe me lojëra fati të ndaluara.

Ndrangheta është e organizuar në rreth 160 klane familjare, secila prej të cilave kontrollon një territor të caktuar. Klanet, nga ana tjetër, ndahen në qeliza lokale me 40 deri në 50 anëtarë. Një nga marrëveshjet më fitimprurëse aktualisht është kontrabanda e kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, nga ku droga me sa duket dërgohet edhe në rajone të tjera të botës. Policia italiane vlerëson se Ndrangheta kontrollon midis 60 dhe 80 për qind të tregut evropian të kokainës.

Nga vjen Ndrangheta?
Ndrangheta e ka origjinën në fshatin malor kalabrez, San Luca, nga ku vijnë shumica e të dyshuarve të operacionit më të fundit. Vendi me 3400 banorë konsiderohet si “qendra shpirtërore” e organizatës mafioze. Prokurori italian duke hyrë në sallën e gjyqit antimafia, i rrethuar nga gazetarë dhe kamera.Prokurori italian duke hyrë në sallën e gjyqit antimafia, i rrethuar nga gazetarë dhe kamera.

'Ndrangheta nuk ka një udhëheqje qendrore, klanet familjare janë të lidhura me njëra-tjetrën në mënyrë të lirshme. Në vitin 2014, hetuesit italianë arritën të filmonin për herë të parë një ritual të fshehtë anëtarësimi, sipas modelit të riteve fetare. Pjesëmarrësit përsërisnin formulat dhe betoheshin për besnikëri dhe heshtjen tipike të mafies, omertà. Ndrangheta e përshkruan veten si "Santa società", "shoqëri e shenjtë".

Çfarë roli luan Gjermania?
Gjermania ka qenë prej dekadash një vend i rëndësishëm tërheqjeje për anëtarët e 'Ndrangheta's. Në të kaluarën, organet policore gjermane nuk kishin presion aq të madh sa në Itali për të ndjekur ose kërkuar anëtarët e krimit të organizuar. Policia përllogarit se afro 300  deri në 400 anëtarë të 'Ndrangheta'-s jetojnë në Gjermani. Gjatë aksionit të fundit në Gjermani u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste, nga gjithsej 130 arrestime që u bënë në të gjithë Evropën.

Por Gjermania është edhe një treg i rëndësishëm për krimin e organizuar. Biznesi në Gjermani kontrollohet nga Kalabria, por hetuesit gjermanë supozojnë se Ndrangheta ka aty një organ të vetin të kontrollit, i cili ndërmjetëson në mosmarrëveshjet midis klaneve familjare. Thuhet se nuk ekziston asnjë institucion i krahasueshëm në vendet e tjera të BE-së.

Betejat për biznes dhe pushtet të 'Ndrangheta' zakonisht i zhvillohen në fshehtësi. Por në vitin 2007 shkaktoi bujë një grindje familjare në Gjermani, si rezultat i së cilës u qëlluan gjashtë burra para një picerie në Duisburg. Viktimat dhe autorët vinin nga San Luca. Katër vjet më vonë, Giovanni Strangio, organizatori dhe autori i vrasjes mafioze, u dënua me burgim të përjetshëm.

Gjyqi i mafies 12 tetor 2020, Dyseldorf: Avokatët janë duke pritur përpara të akuzuarve, të cilët janë ulur në një zonë të siguruar e ndarë me xham antiplumb.Gjyqi i mafies 12 tetor 2020, Dyseldorf: Avokatët janë duke pritur përpara të akuzuarve, të cilët janë ulur në një zonë të siguruar e ndarë me xham antiplumb.

Sa të suksesshme janë hetimet?
Dy vjet më parë, hetimet e suksesshme në Itali dhe vende të tjera evropiane çuan në një gjyq të madh mafioz në Lamezia Terme të Kalabrisë. Është gjyqi më i madh i bërë kundër mafies që nga gjyqi kundër Cosa Nostra-s siciliane në mesin e viteve 1980. Më shumë se 400 persona janë në bankën e akuzës në “gjyqin e shekullit”. Mbi 900 persona janë marrë si dëshmitarë. Është një punë shumë e mundimshme. Për çdo të pandehur duhet të provohet veprimtaria kriminale ose mbështetja specifike për klanet, pasi në Itali ende nuk mjaftojnë kontaktet me mafian për një dënim.

Si vepron gjyqësori në Gjermani me mafian?
Vitet e fundit, presioni ndaj krimit të organizuar është rritur edhe në Gjermani. Megjithatë, vëzhgues profesionistë, si gazetari David Schraven, autor i një bestselleri për mafian në Gjermani, botuar në vitin 2017, kritikojnë procedurat e gjata dhe dënimet relativisht të buta: "Dënimet që i pret mafiozët në Gjermani janë qesharake. Ato nuk janë pengesë”, tha Schraven në një intervistë për DW pak kohë më parë.

E megjithatë, së fundmi u morr një dënim pak më ndryshe, i cili që nga shkurti 2023 është ligjërisht i detyrueshëm. Për herë të parë në historinë e Republikës Federale, u dënua me tre vjet e gjysmë burg një i akuzuar për mbështetje të 'Ndranghetas. Dënimi u mundësua edhe nga një reformë e vitit 2017 në nenin 129 të Kodit Penal. Që atëherë, shteti në Gjermani e ka më të lehtë ndjekjen penale dhe dënimin për anëtarësim në një organizatë kriminale të huaj. Një tjetër gjyq lidhur me Ndranghetan po zhvillohet aktualisht në Dyseldorf: Në bankën e të akuzuarve janë 14 burra, të cilët po ashtu dyshohen se janë anëtarë të mafies kalabreze./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan