BOTA

Në kërkim të 3 liderëve që Trump nuk duron dot, kush mungoi nga liderët që e pranuan ftesën

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Janar 2026, 22:24

Në kërkim të 3 liderëve që Trump nuk duron dot, kush

Nënshkrimi i marrëveshjes për 'Bordin e Paqes' ka ndodhur ditën e sotme në margjinat e Forumit ekonomik të Davosit në Zvicër. Në këtë forum me pjesëmarrjen e vetë presidentit amerikan Donald Trump kanë nënshkruar marrëveshjen 20 vende të pranishme.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Trump mbajti një deklaratë të rëndësishme për sa i përket anëtarëve që kanë pranuar ftesën. Duke komentuar liderët e shteteve që kanë pranuar ftesën, Trump u shpreh se 2-3 prej tyre nuk i duron dot. 

"Bordi i Paqes është një nga mekanizmat dhe instrumentet më të rëndësishme të cilat janë krijuar. Thuajse çdo vend dëshiron që të jetë pjesë e këtij grupi. Kam dërguar ftesa dhe liderët e këtyre shteteve janë në Davos. Janë disa që i pëlqej, disa jo, por në këtë grup i pëlqej të gjithë, përveç 2-3 që nuk i duroj dot”, tha Trump.

Por sipas deklaratës së Trump, këta 3 udhëheqës që ai nuk i duronte dot nuk bënin pjesë në grupin e shteteve që firmosën sot marrëveshjen. 

Kush janë vendet që firmosën marrëveshjen sot?

Bashkë me Donald Trump që përfaqëson SHBA-në, ishin dhe 19 vende të tjera që firmosën sot marrëveshjen për Bordin e Paqes. Sipas njoftimit zyrtar të 'Shtëpisë së Bardhë' në këtë fazë të parë të Bordit të Paqes nënshkruan marrëveshjen Bahreini, Maroku, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Egjipti, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Kosova, Mongolia, Pakistani, Paraguaji, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistani.

Sa ftesa janë dërguar nga Trump dhe sa janë pranuar?  

Mediat amerikane referuar burimeve në Shtëpinë e Bardhë kanë njoftuar se  rreth 50 vende kanë marrë ftesë nga Presidenti Trump për tu bashkuar në Bordin e Paqes. Ndërkohë që i dërguari Special i SHBA-së për Misionet e Paqes, Steve ëitkoff në një intervistë për CBS Neës ka konfirmuar se nga 50 ftesat e dërguara, tashmë janë pranuar rreth 20-25 ftesa nga vendet. 

"Mendoj se po shkon shumë mirë. Kemi një reagim të jashtëzakonshëm nga udhëheqësit botërorë. Mendoj se kemi rreth 20, ndoshta 25 udhëheqës botërorë që e kanë pranuar tashmë," tha ëitkoff. 

Cilat janë vendet që kanë pranuar marrëveshjen, por nuk e kanë nënshkruar ende?

Ndër vendet që kanë pranuar ftesën e Trump me bujë të madhe është edhe Shqipëria. Në momentin e parë që Trump ka dërguar ftesën vendit, kryeministri Rama dhe qeveria kanë bërë propagandë me këtë ftesë, duke e konsideruar atë si një vlerësim që ka Trump personalisht për kryeministrin Edi Rama. Përveç Shqipërisë, vendet e tjera tashmë publike që kanë pranuar ftesën por nuk kanë nënshkruar marrëveshjen janë dhe Bjellorusia dhe Rusia. 

Njësoj si në Shqipëri, edhe regjimi diktatorial bjellorus bëri propagandë me ftesën e Trump për vendin, duke e shitur atë si një ftesë për liderin e saj dhe jo për shtetin bjellorus. Vetë Aleksandër Lukashenko, ka pranuar ftesën e Trump, por nuk e ka nënshkruar akoma marrëveshjen. Ndërsa në Rusi, situata është pak më shumë e ndërlikuar. Kjo pasi vetë Trump lajmëroi sot se Presidenti Putin e kishte pranuar ftesën e tij, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, presidenti rus theksoi se ftesa e Trump është ende në shqyrtim. 

Sipas të dhënave të deritanishme këto janë shtetet që kanë bërë publike ftesën që kanë marrë dhe kanë pranuar nga Trump. Por vetë Trump nuk specifikoi se cilët ishin liderët që nuk i duronte dot, ai u shpreh se këta lidër nuk bënin pjesë në grupin prej 19 shtetesh që ishin të pranishëm në Davos për të firmosur deklaratën.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?