Foto ilustruese
GAZA- Bisedimet në Doha të Katarit për arritjen e një armëpushimi në Gaza u ndërprenë të premten dhe negociatorët pritet të takohen sërish javën e ardhshme për të vazhduar përpjekjet për t'i dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve të mbetura, pasi Presidenti amerikan Joe Biden tha se "ende nuk jemi tek marrëveshja".
Në një deklaratë të përbashkët, Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti thanë se Uashingtoni kishte paraqitur një propozim të ri, që bazohej në pikat e marrëveshjes gjatë javës së kaluar, duke mbyllur boshllëqet në një mënyrë që mund të lejonte zbatimin e shpejtë të një marrëveshjeje. Ndërmjetësuesit do të vazhdojnë të punojnë për propozimin, thanë ata.
“Tani është hapur rruga për të arritur rezultate, duke shpëtuar jetë, duke sjellë lehtësim për banorët e Gazës dhe duke ulur tensionet rajonale”, thuhet në deklaratën e tyre.
Të enjten, Izraeli dhe ndërmjetësit filluan raundin e fundit të bisedimeve për t'i dhënë fund luftës në Gazë, ku janë vrarë dhjetëra mijëra palestinezë. Hamasi nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në këto bisedime, por u mbajt i informuar për progresin e tyre.
Një zyrtar i lartë i Hamasit, Izzat al-Rishq, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Izraeli "nuk kishte respektuar parimet për të cilat është rënë dakord" në bisedimet e mëparshme, duke përmendur ato që ndërmjetësit u kishin thënë atyre.
BIDEN: MARRËVESHJA ËSHTË 'SHUMË, SHUMË MË AFËR'
Në Uashington, Presidenti Biden tha të premten se arritja e një marrëveshjeje armëpushimi ishte "shumë, shumë më afër" sesa përpara fillimit të bisedimeve.
Një zyrtar i lartë amerikan tha se negociatat e fundit ishin më produktive se ato në muajt e fundit dhe negociatorët do të mblidhen sërish javën e ardhshme në Kajro me shpresën për ta përfunduar marrëveshjen e armëpushimit.
"Ishte konsensus i të gjithë pjesëmarrësve gjatë 48 orëve të fundit se ka vërtet një frymë të re këtu për ta çuar procesin drejt një përfundimi", u tha zyrtari amerikan gazetarëve në kushte anonimiteti.
"Ekipi izraelit që ishte këtu u fuqizua. Ne kemi bërë shumë përparim në një numër çështjesh për të cilat kemi punuar", tha zyrtari.
Më vonë, Presidenti Biden tha përmes një deklarate se kishte udhëzuar ekipin e tij negociues për të paraqitur propozimin gjithëpërfshirës të arritur të Premten, për të cilin tha se ofron bazën për marrëveshjen përfundimtare të armëpushimit dhe lirimin e pengjeve.
Presidenti Biden tha se ai kishte biseduar me emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani dhe Presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, të cilët ai tha se shprehën mbështetje të fortë për propozimin e Shteteve të Bashkuara. Ekipet e negociatorëve do të qëndrojnë në terren për të vazhduar punën teknike dhe zyrtarët e lartë do të mblidhen në Kajro "para fundit të javës", tha ai.
Presidenti Biden shtoi se ai po dërgon Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Izrael "për të konfirmuar mbështetjen time të hekurt për sigurinë e Izraelit, për të vazhduar përpjekjet tona intensive për të përfunduar këtë marrëveshje dhe për të nënvizuar se me marrëveshjen gjithëpërfshirëse të armëpushimit dhe lirimit të pengjeve tani në horizont, askush në rajon nuk duhet të ndërmarrë veprime për të minuar këtë proces."
Izraeli ka këmbëngulur se paqja do të jetë e mundur vetëm nëse Hamasi shkatërrohet, ndërsa Hamasi ka thënë se do të pranonte vetëm një armëpushim të përhershëm, jo një të përkohshëm. Vështirësi të tjera kanë përfshirë renditjen e pikave të marrëveshjes, numrin dhe identitetin e të burgosurve palestinezë që do të lirohen së bashku me pengjet izraelite, kontrollin mbi kufirin Gaza-Egjipt dhe lëvizjen e lirë për palestinezët brenda Gazës.
Një zyrtar izraelit tha se delegacioni i tij në Doha po kthehej në atdhe dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritej të takonte Sekretarin Blinken të hënën. Të premten, forcat izraelite goditën objektivat në Rripin e Gazës dhe lëshoi urdhra për largim të njerëzve nga zonat që i ka caktuar më parë si zona të sigurta civile, duke thënë se Hamasi i kishte përdorur ato për të sulmuar me mortaja dhe raketa Izraelin.
Ndërsa qindra familje po largoheshin nga këto zona, OKB-ja kërkoi një pauzë njëjavore të luftimeve për të ndërmarrë një fushatë vaksinimi ndaj poliomielitit, pas njoftimeve për përhapjen e kësaj sëmundjeje mes personave të zhvendosur.
Ministria palestineze e shëndetësisë tha përmes një deklarate se ka zbuluar rastin e parë të konfirmuar të poliomielitit në Rripin e Gazës. Konflikti filloi më 7 tetor kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke rrëmbyer rreth të tjerë.
Sipas autoriteteve palestineze të shëndetësisë, në operacionet ushtarke të Izraelit është shkatërruar pjesa më e madhe e Gazës dhe janë vrarë më shumë se 40,000 palestinezë, kryesisht civilë. Izraeli thotë se ka eliminuar 17,000 militantë të Hamasit, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste./VOA
negociata per armepushim gaza lufta izrael-palestine
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
16 Gusht22:48
Biden, optimist për arritjen e armëpushimit në Gazë
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se është optimist lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje armëpu...
E.D
BOTA
16 Gusht21:54
Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës
SHBA- Ndërsa studentët në mbarë Shtetet e Bashkuara pritet të rikthehen në universitete, administratorët po përgatiten...
E.D
BOTA
16 Gusht21:26
Të shtëna me armë në Ferizaj, vritet një person jashtë një lokali dasmash
FERIZAJ-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes ku një person është vrarë me armë zjarri në...
E.D
BOTA
16 Gusht19:52
Bisedimet për armëpushim në Gazë do të vazhdojnë javën e ardhshme
GAZA- Bisedimet për armëpushimin në Gazë do të vazhdojnë javën e ardhshme në Kajro, pasi Shtetet e Bashkuara ofruan nj...
E.D
BOTA
16 Gusht19:48
Shpallen zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Vjosa Osmani: Më 9 shkurt 2025
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 9 shkurtin e vitit 2025 datën kur do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare ...
E.D
BOTA
16 Gusht18:43
VIDEO/ Vajza 8-vjeçare godet me shkop bejsbolli grabitësin e armatosur që donte të grabiste të atin
SHBA- Një vajzë 8-vjeçare ka rrahur një grabitës të armatosur që hyri në dyqanin e pijeve të babait të saj...
BOTA
16 Gusht18:36
Përleshje me grushte në parlamentin turk/ Ligjvënësi i opozitës sulmohet nga deputetët e Erdogan (VIDEO)
TURQI- Një përleshje me grushte shpërtheu në parlamentin e Turqisë të premten kur një deputet i opozitës u sulmua pasi...
E.D
BOTA
16 Gusht17:47
“Mund të arratisen ose të ndikojnë te dëshmitarët”/ Gjykata e Hagës zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin
HAGË- Gjykata speciale në Hagë ka zgjatur paraburgimin ish-liderëve të UÇK Hashim Taçi dhe Kadri Veselit, të cil&e...
E.D
BOTA
16 Gusht17:46
Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve
IZRAEL- Shefi i diplomacisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se do të propozojë sanksionimin e zyrtarëve të Qeveris&eum...