BOTA

Nën pushtetin e urisë dhe e shkatërruar nga sulmet, banorët: Na qan zemra për Gazën!

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Shtator 2025, 10:19
Nën pushtetin e urisë dhe e shkatërruar nga sulmet, banorët:

Izraeli intensifikon sulmet ndaj Gazës dhe banorët po detyrohen të largohen. Pavarësisht shkatërrimeve disa banorë nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Fadel al Otol ndjek orë pas ore lajmet për qytetin e tij të Gazës ashtu si dhe shumë bashkatdhetarë të tjerë të tij. “Zemra më qan për Gazën. Unë nuk e di se çfarë e pret këtë qytet,” i tha arkeologu përmes telefonit nga Gjeneva DW-së.

Otol është i shqetësuar për vajzën dhe failjen e tij si dhe për shumë të tjerë, që kanë mbetur në Gazë. Por ai shqetësohet edhe për sitet antike të qytetit, ku ai është përpjekur dekadat e fundit që t’i mirëmbajë ato. Këto site rrezikohen prej sulmeve të vazhdueshme ushtarake nga Izraeli në Rripin e Gazës.

“Gaza është vend kulture dhe një djep i civilizimit”, thotë arkeologu. Ai preokupohet jo vetëm për shkatërrimin e siteve antike, por Otol druan që pjesë të tëra të qytetit me historinë e tyre të larmishme mund të shkatërrohen, si lagja Zaytoun në qytetin e Gazës me xhaminë historike Al-Omari dhe me dy kisha.

Qyteti më i madh i Rripit të Gazës është një ndër më të vjetrit në botë dhe ka një histori të gjatë pushtimesh. Në Gazë shumë druajnë, që invazioni i Izraelit mund ta shkatërrojë këtë metropol dikur biznesi në Mesdhe dhe që popullsia aktuale mund të dëbohet me dhunë njëherë e përgjithmonë.

Pjesë të mëdha të Rripit të Gazës ndërkohë janë klasifikuar si “zona të kuqe”, prej nga me urdhër të ushtrisë izraelite njerëzit duhet të evakuohen. Sipas të dhënave të OKB-së më shumë se 80 përqind e territoreve palestineze nuk janë më të aksesueshme për palestinezët.

Sipas të dhënave zyrtare Izraeli do që ta rrisë presionin ndaj Hamasit. Organizata militante-islamike, që klafisifikohet nga shumë vende si organizatë terroriste, më 7 tetor 2023 ushtroi një sulm terrorist ndaj Izraelit duke shkaktuar luftën si rrjedhojë. Tani ushtria izraelite ka vënë në shënjestër edhe pak shtëpi banimi që kanë mbetur.

“Eshtë më e keqja që ka përjetuar ndonjëherë Gaza”

Në qytetin e Gazës Amjad Shava, drejtues i organizatës joqeveritare palestineze PNGO çdo ditë vlerëson situatën në vend: Njerëzit ndodhen para vendimeve të paimagjinueshme: Ku duhet të shkojnë dhe kur?”, thotë ai në telefon për DW ndërkohë që gjatë bisedës dëgjohet edhe një shpërthim.

Shava dhe familja e tij me fillimin e luftës në tetor 2023 u dëbuan në jug të Rripit të Gazës. Ata u kthyen vetëm pas armëpushimit të shkurtër në janar 2025. “Eshtë një kohë e frikshme. Unë besoj, që kjo është situata më e keqe që ka përjetuar Gaza ndonjëherë”, thotë ai. Sulmet izraelite aktualisht vijnë nga të gjitha drejtimet.

Ditët e fundit ushtria izraelite i ka intensfikuar sulmet. Me sa duket popullsia rreth njëmilionëshe duhet të dëbohet nga qyteti i Gazës, përpara se të depërtojnë trupat e këmbësorisë. Qysh tani rreth 40 përqind e qytetit ndodhet nën kontrollin e ushtrisë izraelite, sikurse tha së fundi një zëdhënës ushtarak izraelit.

Këtë javë sërish ushtria izraelite u kërkoi banorëve, që të zhvendosen në zonën Mavasi në afërsi të Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës. Izraeli pretendon, se atje ata janë më të sigurtë, ndonëse edhe kjo zonë është bombarduar edhe së fundi masivisht.

Shpallet emergjenca e urisë në veri të Rripit të Gazës

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi gjatë luftës aktuale në Gazë janë vrarë të paktën 63.500 palestinezë, disa mijëra të tjerë kanë mbetur të varrosur nën rrënoja.

Punonjës të organizatës së ndihmës si Shava thonë, se është bërë pothuajse e pamundur të japësh ndihmë: “Ne kemi mundësi fare të kufizuara për të ndihmuar, sepse atje janë kryesisht organizatat vendase joqeveritare.

Monitori global i Urisë (IPC) i mbështetur nga OKB-ja deklaroi në fund të gushtit, se në qytetin e Gazës po mbizotëron emergjenca e urisë “e shkaktuar tërësisht nga njeriu.”

Ndaj edhe evakuimi më këmbë do të jetë i vështirë veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, për shkak të stërlodhjes dhe të paushqyerit mund të mos jenë fare në gjendje që të largohen.

Asnjë vend i sigurt në Gazë

Pothuajse e gjithë popullsia e Gazës dy vitet e fundit u dëbua, shumë madje janë dëbuar disa herë. “Sa u përket strehimeve, ne nuk mund të ofrojmë asgjë njerëzve”, thotë Shava. “Mijëra familje jetojnë thjesht në rrugë madje edhe pa çadra.”

Qoftë mjete transporti apo rezerva për të paguar qiranë – shumica e njerëzve nuk kanë më as të ardhura dhe as kursime. As Sham Mahmoud nuk ka asgjë: “Një banesë në jug të Rripit të Gazës, do të ishte e pamundur, sepse gjithçka është shtrenjtuar.” Nuk jemi më në gjendje të paguajmë as qiranë për një dhomë. Çmimet janë aktualisht të paktën 1000 Shekel izraelit (rreth 255 Euro) në muaj, thotë një grua.

Familja e saj nuk ka më asnjë opsion: “Fëmijët e mi kanë frikë, sidomos natën, për shkak të shpërthimeve. Por bombardime ka kudo, edhe në Jug”, thotë 30 vjeçarja. “Unë nuk dua të përballem me këtë rrezik jete.”

Mungesë shprese dhe lodhje

Se çfarë do të ndodhë me ata, që refuzojnë ose nuk ia dalin dot të largohen nga qyteti, është e paqartë. Disa njoftime të mediave izraelite lenë të kuptohet, se ata mund të konsiderohen si luftëtarë dhe kësisoj të vihen në shënjestër të sulmeve. Pas gati dy vjetësh luftë njerëzit i ka kapluar ndjesia e humbjes së shpresës dhe lodhja.

“Unë do të qëndroj në qytetin e Gazës sa më gjatë të jetë e mundur. Nuk dua më të jetoj në çadër. Bombardime ka kudo, askund nuk je i sigurt”, i thotë DW-së në telefon nga qyteti i Gazës, Ezzedine Mohammed. Edhe ai me familjen e tij në fillim të luftës u dëbua me dhunë në jug të Rripit të Gazës.

Ndihmësi Amjad Shava mendon ngjashëm: “Gaza është kthyer në një varrezë për më të dashurit tanë, për kujtimet dhe ëndrrat tona. Unë personalisht nuk do të heq dorë kurrë. Gaza është për mua Gaza”, thotë ai. “Por si do të jetë për brezin e ardhshëm? Këta fëmijë kanë përjetuar shumë vuajtje, që nuk do të duhej t’i kishin përjetuar kurrë.”

Për arkeologun Fadel al Otol nuk ka asnjë dilemë, që ai do të kthehet në atdhe. Por ai e di, që qyteti nuk do të jetë më ai që ka qenë më parë.” Gaza do të jetë një qytet i trishtë, edhe nëse do të rindërtohet”, thotë al Otol. “Gurët mund të risistemohen, por ndërtimi i një civilizimi kërkon shumë kohë.”/ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan