‘Tifozët kuqezi’ bojkotojnë ndeshjen te “Air Albania”, i bashkohen protestës kundër Ramës
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...

Irani shënoi orët e para pas emërimit të Mojtaba Khameneit si udhëheqës suprem të vendit duke lëshuar raketa dhe dronë drejt Izraelit dhe shteteve arabe të Gjirit, të cilat sa shkojnë e zemërohen më shumë për sulmet hakmarrëse të Teheranit.
“Irani lëshoi valën e parë të raketave nën udhëheqjen e Ajatollah Sejed Mojtaba Khameneit drejt territoreve të pushtuara”, bëri të ditur transmetuesi shtetëror iranian IRIB përmes një postimi në Telegram më 9 mars.
Postimi shoqërohej me një fotografi të një predhe ku shkruhej: “Me urdhrin tuaj, Sejid Mojtaba”.
Transmetuesi shtetëror tha se në qendër të territoreve të pushtuara janë dëgjuar “shpërthime të mëdha”. Izraeli njoftoi se një grua mbeti e plagosur nga sulmet.
Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Iraku raportuan gjatë natës se raketa dhe dronë u nisën drejt tyre, teksa Teherani intensifikon sulmet dhe lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit vazhdon të përhapet në rajon.
Pak para mesnatës, më 9 mars, Irani emëroi figurën e linjës së ashpër Mojtaba Khamenein për të zëvendësuar babain e tij, Ajatollah Ali Khamenein, si udhëheqës suprem. Ky vendim mund ta bëjë atë shënjestër direkte të ushtrive amerikane dhe izraelite.
Khamenei, 86-vjeçar, u vra më 28 shkurt kur forcat amerikane dhe izraelite nisën luftën kundër Iranit. Zyrtarë amerikanë dhe izraelitë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, kanë paralajmëruar se çdo udhëheqës i ri mund ta ketë fatin e njëjtë sikurse të paraardhësit të tij.
Trump e kishte quajtur më herët emërimin e Mojtaba Khameneit në krye të Iranit si “zgjedhje të papranueshme” dhe “figurë të dobët”, duke këmbëngulur se kushdo që zgjidhet nga Teherani duhet të jetë i pranueshëm për Uashingtonin.
Në një intervistë për transmetuesin ABC News, Trump tha se “nëse ai [udhëheqësi i ardhshëm suprem] nuk merr miratimin tonë, nuk do të zgjasë shumë”, duke shtuar se ka “shumë njerëz që mund të kualifikohen” për këtë rol.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) premtoi menjëherë mbështetje për Khamenein, i cili besohet se ka lidhje të ngushta me këtë organizatë ushtarake të linjës së ashpër. Edhe shefi i forcave të rregullta të armatosura e përshëndeti emërimin që shihet si fitore për mbështetësit e linjës radikale.
Kreu i gjyqësorit iranian, Gholamhossein Mohseni Ejei, e quajti zgjedhjen e Khameneit “burim gëzimi dhe shprese”.
Si udhëheqës suprem, Khamenei 56-vjeçar do të ketë fjalën e fundit në të gjitha çështjet politike dhe ushtarake, duke ushtruar pushtet pothuajse absolut në vend.
Në një intervistë për të përditshmen Times of Israel, Trump refuzoi të komentonte drejtpërdrejt emërimin e liderit të ri, duke thënë vetëm se, “do të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Irani shënjestron shtetet e Gjirit
Pak pas emërimit, Irani e nisi një breshëri raketash dhe dronësh iranianë në gjithë rajonin.
Një nga sulmet më të rënda duket se ndodhi në Bahrejn, ku Ministria e Shëndetësisë më 9 mars tha se një sulm me dron iranian plagosi 32 civilë.
Katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, përfshirë edhe fëmijë, njoftoi ministria.
Dëshmitarët raportuan më vonë se panë tym të dendur që ngrihej nga drejtimi i rafinerisë së naftës Bapco në Bahrejn, sipas agjencisë së lajmeve, Reuters. Rafineria ishte goditur nga raketat iraniane edhe katër ditë më parë, duke shkaktuar dëme të kufizuara.
Shpërthimet e 9 marsit tronditën edhe kryeqytetin e Katarit, Doha, i cili është shënjestruar nga valë dronësh dhe raketash iraniane prej kur Irani nisi fushatën e gjerë të hakmarrjes në Gjirin Persik.
Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme të Iranit do të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe do të kenë “ndikim serioz” në marrëdhënie “tani dhe në të ardhmen”.
Ajo i dënoi “sulmet e hapura iraniane kundër një numri vendesh arabe dhe shënjestrimin e civilëve, objekteve jetike dhe misioneve diplomatike.”
Departamenti amerikan i Shtetit urdhëroi personelin diplomatik jo të domosdoshëm dhe familjet e tyre në Ambasadën në Riad që të largohen nga Arabia Saudite, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.
Sulme edhe në Kurdistanin e Irakut
Burime të sigurisë thanë se dronët goditën pranë një baze ushtarake amerikane afër Erbilit, në Kurdistanin irakian. Forcat e sigurisë thanë se kapën një seri dronësh dhe raketash që synonin një postë diplomatike amerikane pranë aeroportit të Bagdadit.
Mijëra kurdë iranianë kanë ngritur baza në rajonin gjysmë-autonom të Kurdistanit irakian. Edhe pse mbajnë lidhje mes tyre, kurdët iranianë ruajnë milici të ndara nga kurdët e Irakut në këtë rajon.
Disa raportime sugjerojnë se kurdët iranianë – brenda dhe jashtë Iranit – mund të nisin ofensivë kundër regjimit në Teheran. Megjithatë, Trump ka thënë se nuk dëshiron që kurdët t’i bashkohen përpjekjes SHBA-Izrael, pasi nuk dëshiron t’i shohë ata “të plagosur ose të vrarë” apo ta ndërlikojë më tej situatën.
Izraeli tha vonë më 9 mars se nisur një valë sulmesh që synojnë “infrastrukturën e regjimit” në qendër të Iranit, si reagim të parë pas shpalljes së udhëheqësit të ri suprem.
Ndërkohë, kaosi në sektorin e naftës në Lindjen e Mesme dhe në transportin detar rezultuan me rritje të çmimeve të naftës më shumë se 25 për qind më 8 mars, çka mund të dëmtojë ekonominë globale.
Trump tha se rritja e çmimeve të naftës është “një çmim i vogël për t’u paguar” për të eliminuar kërcënimin bërthamor të Iranit.
Trump dhe Izraeli e akuzojnë Iranin se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, ndërsa Teherani këmbëngul se programi i tij është vetëm për qëllime civile./REL
Një 28-vjeçare me origjinë nga Como, e quajtur Cristina Colturi, humbi jetën të dielën si pasojë e plagëve të m...
Një shpërthim dëmtoi derën kryesore të sinagogës në Rue Léon Frédéricq në Liège, raportuan...
Televizioni shtetëror i Iranit ka konfirmuar se udhëheqësi i ri suprem i vendit, Mojtaba Khamenei, është plagosur në luftë....
Roja e burgut që zbuloi trupin e Jeffrey Epstein në qeli e kërkoi në Google pedofilin miliarder vetëm pak minuta para se ta...
Ekipi kombëtar i futbollit të vajzave të Iranit refuzoi të këndonte himnin kombëtar pas vrasjes së Ali Khamenei, duke b&eum...
Çmimi i gazit natyror në Evropë u rrit me rreth 30% sot, pas rritjes së çmimit të naftës. Menjëherë pasi fil...
Një incident i pazakontë ndodhi në një fluturim të American Airlines nga Miami drejt Tampas, kur një pasagjere u nxorr...
Shteti i Virxhinias ka miratuar një projektligj që ndalon shkollat të mësojnë atë që konsideron të jenë gënj...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përshkallëzojnë operacio...
Një sulm me dron iranian herët në mëngjes plagosi 32 civilë, katër prej të cilëve janë në gjendje të r&...