Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

UKRAINË- Së paku nëntë njerëz janë plagosur në rajonet Harkiv dhe Donjeck të Ukrainës, pasi forcat ruse kryen sulme me disa raketa dhe dronë gjatë natës, njoftuan autoritetet lokale të dielën. Në anën tjetër, autoritetet ruse raportuan se pesë civilë rusë u vranë si pasojë e granatimeve ukrainase në rajonin Belgorod të Rusisë.
Oleh Sinehubov, guvernator i rajonit të Harkivit, tha se një vajzë 4-vjeçare është në mesin e shtatë të plagosurve nga sulmi i fundit në rajonin verilindor të Ukrainës. Një tubacion gazi dhe 10 shtëpi u dëmtuan dhe dy shtëpi u shkatërruan si pasojë e sulmit, tha Ihor Terekhov, kryetar i qytetit të Harkivit.
Dy gazetarë u plgosën nga një sulm gjatë natës në një hotel në qytetin lindor Kramatorsk, ndërsa një tjetër është zhdukur në gërmadha, tha Vadym Filashkin, kryetar i qeverisë rajonale të Donjeckut. Ai tha se gazetarët janë shtetas të Britanisë, SHBA-së dhe Ukrainës, përkatësisht. Ai shtoi se kërkimet për gjetjen e gazetarit të zhdukur janë duke vazhduar.
Kramatorsk, rreth 20 kilometra larg vijës së frontit të luftës, është qyteti i fundit i madh në rajonin e Donbasit që kontrollohet ende nga Ukraina. Rusia lëshoi disa dronë dhe raketa gjatë natës në rajonet veriore dhe lindore, por kundërajrorët ukrainas i shkatërruan shumicën e tyre, para se ato ta arrinin synimin, thanë autoritetet ukrainase.
"Shumica e raketave nuk e arritën cakun", thanë Forcat Ajrore të Ukrainës në Telegram, duke shtuar se Rusia lëshoi një raketë balistike Iskander-M, një raketë lundrimi Iskander-K dhe gjashtë raketa të telekomanduara. Ato nuk treguan se sa raketa u shkatërruan saktësisht.
Ndërkohë, autoritetet në rajonin Belgorod të Rusisë, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën, thanë se pesë civilë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën nga bombardimet ukrainase në qytezën Rakitnoe. Tre fëmijë ishin në mesin e të plagosurve, tha të dielën Vyacheslav Gladkov, guvernator i rajonit të Belgorodit.
Në fillim të këtij muaji, autoritetet ruse shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Belgorod dhe Moska tha se do të dërgonte trupa shtesë për ta mbrojtur rajonin, pasi Ukraina e nisi një inkursion befasues në rajonin Kursk më 6 gusht. Prej atëherë, Ukraina i ka marrë nën kontroll 92 vendbanime në rajonin Kursk, sipas Kievit. Ky është inkursioni më i madh brenda Rusisë prej Luftës së Dytë Botërore./REL
SHBA- Kandidati i demokratëve për zëvendëspresident në SHBA, Tim Walz i ka rrënjët gjermane në zonën veriore...
FRANCË- Shefi ekzekutiv i Telegram, Pavel Durov është arrestuar nga policia franceze në një aeroport në veri të Parisit. Du...
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka folur në fillim të një takimi urgjent të kabinetit të sigurisë kombëtar...
SHBA- Në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në vitin 2030, amerikanët të cilët janë me prejardhje nga Lindja e...
Jorn Rohde KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka ripërsëritur qëndrimin e shtetit gjerman për hapjen e Ur...
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të shtunën se Ukraina do të bënte gjithçka për të detyruar Presidentin r...
UKRAINË- Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore njoftoi rreth mesit të muajit gusht se përfaqësuesit e saj kish...
GAZA- Mbi 30 palestinezë u vranë si pasojë e sulmeve të shumta izraelite në pjesën jugore të Rripit të Gazës, b&e...
Foto ilustruese GAZA- Izraeli u bën thirrje për evakuim banorëve të disa lagjeve të Gazës, sepse do të ndërmarr&eum...
Gjermani GJERMANI- 650-vjetori i themelimit të qytetit të Solingenit do festohej me "Festivalin e Diversitetit" gjatë gjithë fundjav&eu...