BOTA

Netanyahu: Trupat izraelite do të kontrollojnë një zonë neutrale brenda Sirisë për një periudhë të pacaktuar

ZH.LL Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2024, 22:33
Netanyahu: Trupat izraelite do të kontrollojnë një zonë
Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të martën se forcat izraelite do të qëndrojnë në një zonë neutrale në anën siriane të kufirit, më konkretisht në majën e malit Hermon, “derisa të krijohet një situatë që nuk përbën rrezik për sigurinë e Izraelit”.

Kryeministri Netanyahu njoftoi për këtë të martën nga maja e malit e mbuluar nga bora, më e larta në rajon, e cila ndodhet në anën siriane të kufirit. Kjo me gjasë është hera e parë që një udhëheqës izraelit hyn në territorin sirian.

Kryeministri Netanyahu tha se qëndroi në majën e malit Hermon para 53 vjetësh si ushtar, por rëndësia e kësaj zone për sigurinë e Izraelit është rritur duke marrë parasysh zhvillimet e fundit.

Izraeli mori nën kontroll një pjesë të Sirisë jugore përgjatë kufirit me Lartësitë Golan, të aneksuar më parë nga shteti hebre, duke e quajtur atë një zonë neutrale, pak ditë pasi rebelët rrëzuan nga pushteti Presidentin sirian Bashar Assad. Marrja nën kontroll e zonës është dënuar me kritikët që akuzojnë Izraelin për shkelje të armëpushimit të vitit 1974 dhe për shfrytëzimin e kaosit në Siri për rrëmbim të territorit.

Kryeministri Netanyau vizitoi zonën neutrale me Ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, i cili tha se udhëzoi ushtrinë izraelite që të vendosej aty duke krijuar fortifikime, që tregon për një qëndrim afatgjatë në zonë.

“Maja e Hermonit është sytë e shtetit të Izraelit për të identifikuar armiqtë tanë që janë afër dhe larg”, tha ministri Katz.

Forcat izraelite kanë marrë nën kontroll një zonë të çmilitarizuar afërsisht 400 kilometra katrorë, brenda Sirisë. Zona neutrale midis Sirisë dhe Lartësive Golan u krijua nga OKB-ja pas luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1973. Një forcë paqeruajtëse e OKB-së prej rreth 1,100 trupash ishte e pranishme në atë zonë që atëherë.

Izraeli mori nën kontroll Lartësitë Golan nga Siria gjatë luftës në Lindjen e Mesme të vitit 1967 dhe më vonë i aneksoi, veprim që nuk njihet nga shumica e komunitetit ndërkombëtar. Maja e malit Hermon ndahet midis Lartësive Golan të aneksuar nga Izraeli, Libanit dhe Sirisë. Vetëm Shtetet e Bashkuara e njohin kontrollin e Izraelit mbi Lartësitë Golan./ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan