BOTA

Netflix refuzon kërkesën e Trump për shkarkimin e ish-këshilltares së sigurisë kombëtare të SHBA-së

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2026, 11:04

Netflix refuzon kërkesën e Trump për shkarkimin e

Kërkesa e Presidentit Donald Trump që ish-këshilltarja e sigurisë kombëtare të SHBA-së, Susan Rice, të hiqet nga bordi i drejtorëve të Netflix është refuzuar nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, Ted Sarandos.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump e quajti Rice “mashtruese politike”, duke mbështetur qëndrimet e aktivistes së ekstremit të djathtë Laura Loomer, e cila kishte akuzuar Netflix si “jo-amerikan” për shkak të lidhjeve me Rice.

Kjo e fundit ka shërbyer si këshilltare e sigurisë kombëtare gjatë mandatit të dytë të Barack Obama, ka qenë pjesë e bordit të Netflix nga 2018 deri në 2020 dhe u rikthye në vitin 2023 pas një periudhe në administratën e Joe Biden.

“Është marrëveshje biznesi, jo politike”

Në një intervistë për BBC, Sarandos minimizoi ndërhyrjen e presidentit amerikan. “Kjo është një marrëveshje biznesi. Nuk është një marrëveshje politike”, u shpreh ai, duke shtuar se Trump “pëlqen të bëjë shumë gjëra në mediat sociale”. Deklaratat vijnë në një moment kur Netflix ka paraqitur një ofertë prej 83 miliardë dollarësh për të blerë Warner Bros. Discovery, një lëvizje që po sfidohet nga Paramount Skydance, kompania mëmë e CBS, e kontrolluar nga familja Ellison, e njohur për lidhjet e saj miqësore me Trump.

Ndërkohë, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së po shqyrton marrëveshjen e propozuar nga Netflix, mes shqetësimeve se ajo mund t’i japë kompanisë fuqi të tepruar në tregun e transmetimit. Sipas raportimeve të Bloomberg, Sarandos është takuar me Trump në nëntor, duke i paraqitur atij përfitimet e mundshme financiare të marrëveshjes.
“Po blejmë asete që nuk i kemi sot – një studio filmash dhe një kompani shpërndarjeje. Do t’i shtojmë vlerë tregut”, deklaroi Sarandos për BBC. Ai theksoi se aktualisht kanë mbetur vetëm pesë studio të mëdha në Hollywood dhe se, nëse miratohet një marrëveshje tjetër konkurruese me Paramount, industria do të reduktohej edhe më tej.
Përplasja rreth kësaj marrëveshjeje ka nxitur lobim intensiv në Uashington dhe po konsiderohet si një moment kyç për të ardhmen e industrisë mediatike amerikane.

Artikuj te sugjeruar

BOTA 24 Shkurt09:36

Kina godet 40 kompani japoneze

Qeveria kineze ka njoftuar masa kundër 40 kompanive dhe subjekteve japoneze, kryesisht të lidhura me mbrojtjen, në një veprim që ajo ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?