Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

SIRI- Al Assad në vitin 2002, paraqiti një figurë krejtësisht të ndryshme për autokratin brutal që do të bëhej, duke kryesuar një shtet të brishtë të bazuar në tortura, burgosje dhe vrasje industriale. 59-vjeçari, i cili ka studiuar mjekësi (oftalmologji) në Londër dhe më vonë u martua me një grua britaniko-siriane, Asma, një bankiere investimesh në JP Morgan, ishte e prirur t’i tregonte botës se Siria, nën udhëheqjen e tij, mund të ndiqte një rrugë tjetër.
Duke arritur drejt perëndimit, ai ndoqi një fushatë të marrëdhënieve me publikun për ta treguar familjen e re Assad si disi të zakonshme. Ai ishte kurioz për mënyrën sesi Siria shihej në botë, mundësitë e luhatshme për një ndryshim, duke përfshirë një rivendosje në marrëdhëniet midis Damaskut dhe Izraelit.
Ishte një përsëritje e ndërtuar e Asadëve, duke theksuar veprat “bamirëse” shumë të lavdëruara të Asma-s dhe përqafimin e shkurtër të Basharit nga perëndimi, që shënoi një ambicie për të transformuar Sirinë e Hafezit në diçka më shumë si një version i familjes mbretërore paternaliste të Jordanisë. Më e manikyruar. Sigurisht më shumë tru PR, Marrëdhenëive me Publikun. Një diktaturë njësoj.
22 vite më vonë Bashar është zhdukur nga pushteti nga një degë e al-Kaidës. Dhe me fundin dramatik të sundimit gjysmëshekullor të Asadit, një pjesë kyçe e hartës së Lindjes së Mesme është rivizatuar plotësisht. Duke refuzuar modelin e demokracisë si të përshtatshme për Sirinë, oferta fillestare e Basharit për reformën ishte të premtonte ndryshime ekonomike përpara transformimit politik, duke zëvendësuar monopolet e papëlqyeshme shtetërore me një treg të lirë, por që përfundimisht përfitoi një elitë mike.
Doktrina e tij politike, siç do të dilte, nuk ndryshonte nga ajo e babait të tij, një diktaturë shumë e personalizuar me pushtet të përqendruar në forcat e armatosura, duke përfshirë forcat ajrore dhe agjencitë e inteligjencës. Nën kërcënimin e kryengritjes siriane të vitit 2011, duke treguar një regjim të gatshëm për të industrializuar ndalimin, torturën dhe vrasjen e një numri të madh, duke përfshirë deri në 13,000 të vrarë midis 2011 dhe 2015 në burgun Sednaya, i njohur si “Thertorja e Njeriut”.
Sundimi i Basharit do të bëhej edhe më i tmerrshëm se ai i babait të tij. Nëse Bashar fillimisht dukej ndryshe, kjo ishte, ndoshta, sepse ai nuk ishte menduar fillimisht si pasardhësi i Hafezit, një rol i caktuar për vëllain e tij Bassel para vdekjes së tij në një aksident me makinë në 1994. Pas kësaj, Bashar, më parë pak i interesuar për politikën më parë tërheqja e tij në Siri nga Londra, do të drejtohej personalisht nga Hafez për ushtrimin e pushtetit.
Nga viti 2011 dhe fillimi i pranverës arabe, imazhi i kuruar me kujdes i Basharit dhe familjes së tij si një version më i shëndetshëm i epokës së Hafezit, me fundjavat e tij të kaluara duke parë shfaqje të filmave perëndimor me miqtë në kinemanë e tyre private dhe ushqimet në restorantet e Damaskut, kishte avulluar. Me kalimin e viteve, Bashar do të kthehej në të njëjtin justifikim në mbrojtje të babait të tij: e gjithë gjakderdhja ishte në shërbim të një “lufte kundër terrorit”, duke i përshkruar në një moment viktimat e forcave të tij të sigurisë si një sakrificë të nevojshme.
Bashar organizoi zgjedhje të rreme në zonat që ai kontrollonte në 2014 nën flamurin e saëa “unitetit”. Një vit më vonë forcat e tij do të kontrollonin vetëm 25% të Sirisë. Pas sulmit ndaj tij, Bashar al-Assad nuk ka gjasa të mbijetojë, edhe pse Donald Trump, në presidencën e tij të parë, urdhëroi një sulm në një bazë ajrore siriane në vitin 2017 për një tjetër sulm me armë kimike në Khan Sheikhoun.
Ajo që e mbështeti Basharin gjatë atyre viteve do të ishte zhbërja e tij: një shtet thelbësisht i dështuar, shumë i varur nga aktorët e jashtëm dhe i cenueshëm ndaj ngjarjeve, jo më pak shpërqendrimi i Moskës në Ukrainë dhe pakësimi i boshtit të rezistencës së Teheranit në shkatërrimin e Hezbollahut nga Izraeli.
“Assad u shkatërrua jo vetëm për shkak të një fushate xhihadiste të planifikuar mirë,” shkroi Hassan Hassan, kryeredaktori i New Lines dhe një ekspert kryesor për Sirinë, por sepse 13 vjet luftë civile e kanë lënë ushtrinë e tij një lëvore, dhe ushtarët e tij të demoralizuar.
“[Siria] kombi u ballkanizua nga protektoratet konkurruese dhe kontradiktore turke dhe amerikane në veri dhe lindje të vendit dhe gjetkë të hipotekuara te Irani dhe Rusia, të cilat bënë ngritje të rëndë në rimarrjen e Alepos dhe mposhtjen e rebelëve të mbështetur nga perëndimi në Sirinë jugore.”, shton ai.
Në ditët e tij të fundit në pushtet, Bashar u zotua se do të shtypte rebelët edhe kur ata shpejtonin drejt Damaskut. Në fund, 50 vitet e sundimit të Asadit u zbërthyen sa hap e mbyll sytë./The Guardian.
Ishte fuqia e zjarrit ruse ajo që kishte ndihmuar në mbajtjen e Bashar al-Assad në pushtet për nëntë vitet e fundit. Por, brenda...
SIRI- Rebelët sirianë deklaruan se kanë rrëzuar nga pushteti presidentin Bashar al-Assad pasi morën kontrollin e Damaskut të die...
SIRI- Thirrjet për "unitet" dhe deklaratat për "respektimin e dëshirave të popullit sirian" dominojnë deklaratat e para zyrtare ...
MBRETËRI E BASHKUAR- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer thotë se ai e mirëpret rënien e "regjimit barba...
SIRI- Izraeli ka goditut Qendrën Kërkimore Shkencore Siriane (SSRC) në Damask të dielën pasdite. Sipas mediave izraelite dhe perë...
PARIS- Në Katedralen Notre Dame të Parisit u mbajt sot mesha e parë në pesë vjet, një ditë pasi ajo u rihap me një...
SIRI- Banorët në Damask kanë treguar për një pritje me ankth për lajmet mbi atë që po ndodhte në kryeqytetin e Si...
UKRAINA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka bërë thirrje për një "armëpushim të menjëhershëm...
GJERMANI- Kancelari Olaf Scholz e përshkruan rënien e regjimit të Asadit në Siri si "lajm të mirë", por thekson se ...
SIRI- Mijëra sirianë kanë mbushur sheshet e Damaskut këtë të dielë për të festuar rënien nga pushteti t...