BOTA

Nga pista e grupeve shqiptare te heshtja për njeriun që organizoi atentatin ndaj tij, çfarë po fsheh gazetari Ranucci?

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Gusht 2026, 20:05
Nga pista e grupeve shqiptare te heshtja për njeriun që organizoi

Shkruar nga Ilaria Sacchettoni

Prokurorët duan të sqarojnë përse Ranucci ka mbajtur për vete disa rrethana: gjatë më shumë se një ore dëshmi nuk përmendi asnjëherë Lavitolën dhe as pistat që lidhen me të.

Rishikimi në mënyrë kritike i dëshmive të dhëna në Prokurori nga Sigfrido Ranucci tashmë ka nisur. Pas marrjes së parë në pyetje të Valter Lavitolës, më 8 korrik, prokurorët e Romës kanë rivlerësuar një pjesë të informacioneve të dhëna nga drejtuesi i emisionit të RAI-t si kontribut për zbardhjen e së vërtetës.

Është e vërtetë se për prokurorët Ranucci mbetet viktimë e një atentati të rëndë, të organizuar nga Valter Lavitola. Por ky i fundit kishte kontakte të shpeshta me Ranuccin. Për këtë arsye, dëshmitë e drejtuesit të “Report”, veçanërisht ajo e fundit e dhënë pas arrestimit në qershor të autorëve materialë të sulmit me eksploziv, mund të lexohen tashmë nga një këndvështrim tjetër.

Data e një dëshmie të re në Prokurori nuk është caktuar ende, por ka gjasa që brenda ditëve të para të shtatorit drejtuesi i RAI-t të paraqitet përsëri në zyrat e prokurorisë në Piazzale Clodio. Prokurorët duan të sqarojnë përse Ranucci nuk ka treguar deri tani disa rrethana.

Nuk e përmendi asnjëherë Lavitolën

Gjatë më shumë se një ore dëshmi, ku përveç prokurorëve Carlo Villani dhe Edoardo De Santis ishte i pranishëm edhe kryeprokurori Franco Lo Voi, Ranucci nuk e përmendi asnjëherë Valter Lavitolën.

Në atë kohë kishin kaluar vetëm pak ditë nga kontrolli i parë i kryer ndaj vetë Lavitolës. Ranucci përsëriti pistat që kishte përmendur më parë. Kur prokurorët i kërkuan të tregonte një motiv të mundshëm për sulmin me eksploziv, ai foli për mundësinë e përfshirjes së Camorra-s ose për pistën e kantierëve detarë, të trajtuar në dy investigime të “Report” nga gazetari daniele Autieri.

Lavitola dhe investigimet e “Report”

Ranucci ka mohuar me forcë edhe një tjetër rrethanë që ka ngritur pikëpyetje: mundësinë që Lavitola të ketë ushtruar presion ose ndikim për të orientuar investigimet gazetareske.

“Report nuk është vënë kurrë në shërbim të interesave të dikujt”, ka deklaruar drejtuesi i emisionit, i cili gjatë javëve të fundit është përballur me kritika nga disa drejtime.

Por prokurorët që hetojnë sulmin me eksploziv pritet t'ia bëjnë zyrtarisht këtë pyetje. Krahas saj ekzistojnë edhe pikëpyetje të tjera, të cilat hetuesit i konsiderojnë të rëndësishme.

Roli i Tavares

Ranucci nuk ka folur para prokurorëve as për Gomes Clesio Tavares, njeriun e besuar të Lavitolës, i cili aktualisht rezulton i pagjurmueshëm në Zimbabve, sipas një informacioni të publikuar nga “Libero”. Sipas prokurorëve, Tavares ishte personi që ua përcolli autorëve materialë urdhrin e Lavitolës.

Ranucci kishte dijeni për besnikërinë e Tavares dhe për rolin e tij në punët e Lavitolës, personit që ishte akuzuar më parë për zhvatje ndaj Silvio Berlusconit. Në një rast, Ranucci madje bënte shaka duke thënë: “A mund të ma huazosh Gomesin?”, ndërsa fliste për kundërshtarët e shumtë me të cilët përballej në RAI.

Pikërisht për këtë arsye lind pyetja që shtrohet në hetim: përse Ranucci nuk e përmendi Tavares para prokurorëve?

Mund të argumentohet se Ranucci nuk mund ta konsideronte mikun e tij Lavitola si autor të mundshëm të atentatit, por prokurorët kërkojnë të kuptojnë në mënyrë të plotë arsyet e heshtjes së tij. Në gjithë këtë histori mbetet edhe pikëpyetja e madhe që lidhet me vetë të dyshuarin.

Lavitola, i përfaqësuar nga avokati penalist Sergio Cola, mund të vendosë të japë një tjetër dëshmi dhe të tregojë elemente të reja.

Deri tani ai e ka pranuar planin e tij, duke deklaruar se synimi ishte që Ranuccit t'i shtohej mbrojtja. Më pas Lavitola ka shtuar se, pas atentatit, Ranucci mund të kishte dyshuar tek ai.

Por Ranucci nuk e ka bërë asnjëherë zyrtar këtë dyshim./ "Corriere Della Sera"

 

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...