BOTA

Nga qëndrimet në Bali te biletat për koncertet e Beyonces, Gjyqtarët e Gjykatës Supreme në SHBA: Kemi pranuar dhurata të tilla!

M.B. Përditësimi i fundit 8 Qershor 2024, 11:49
Nga qëndrimet në Bali te biletat për koncertet e Beyonces,
Gjyqtarët e Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara

SHBA- Gjyqtarët e Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se kanë pranuar dhurata të tilla si, qëndrime në hotele në Bali të Indonezisë, apo bileta për koncerte të yllit botëror, Beyonce, si dhe 1.6 milion dollarë si paradhënie për libra dhe për honorarë, teksa i kanë deklaruar të hyrat financiare për vitin 2023.

Gjyqtari konservator, Clarence Thomas, i cili është duke u kritikuar ashpër pse ka dështuar që të deklarojë dhuratat që ia bërë biznesmeni republikan Harlan Crow, e ka rishikuar deklarimin e vitit 2019 dhe ka thënë se ka pranuar “ushqim dhe akomodim” në një hotel në Bali dhe në një klub në Kaliforni.

Gjyqtarja liberale Kentaji Brown Jackson, ka thënë se ka pranuar katër bileta për koncertin e yllit Beyonce, në vlerë të 3.711 dollarëve. Prej të dhënave është mësuar më shumë për të hyrat financiare të gjyqtarëve, jashtë punës së tyre në Gjykatën Supreme, për dhuratat dhe transaksionet tjera, të kryera vitin e kaluar.

Ata janë duke u vëzhguar prej afër, pasi po përballen me dilema të mëdha etike, meqë nuk kanë raportuar udhëtime luksoze, disa edhe me aeroplanë privatë. Përveç biletave për koncertin e Beyonces, Jackon ka thënë se ka pranuar edhe vepra arti në vlerë të 12.500 dollarëve.

Gjyqtari konservator Brett Kavanaugh ka deklaruar “të hyrat nga honorarët” në grupin Javelin dhe shtëpinë botuese Regnery, në vlerë të 340.000 dollarëve. Faqja online, Axios, ka raportuar të enjten se ai është duke shkruar një libër me kujtime, që pritet të publikohet më 2025 ose 2026.

Gjyqtari konservator Neil Gorsuch, i ka raportuar 250.000 dollarë për honorë të lidhura me libra, ashtu sikurse gjykatësja tjetër Sonia Sotomayor, për honorarë në vlerë të 87.000 dollarëve. Të hyrat prej publikimeve janë të hyra shtesë përveç pagave të gjyqtarëve. Këtë vit, tetë gjyqtarët do të marrin nga 298.500 dollarë, ndërsa kryegjyqtari, John Roberts, 312.000 dollarë.

Të hyrat financiare janë bërë publike për tetë prej nëntë gjyqtarëve, pasi gjyqtari Samuel Alito ka kërkuar shtyrje 90-ditore të afatit për të dorëzuar raportin e vet. Allito është duke u kritikuar ashpër pas raportimeve për lidhje me tentimet e ish-presidentit amerikan Donald Trump për të përmbysur humbjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Ai ka refuzuar që të tërhiqet prej dy rasteve të lidhen ne rezultatin e zgjedhjeve të atij viti, si dhe me sulmin në Kongresin amerikan, më 6 janar të vitit 2021. Alito ka thënë se disa flamuj që kanë asociuar me lëvizjen e Trumpit “Ndaleni vjedhjen” thirrje e lidhur me rezultatin zgjedhor janë vendosur në shtëpinë e tij nga gruaja e tij, dhe asnjëri nuk e ka ditur që lidhen me ish-presidentin.

Nën presion të madh, dhe për shkak të standardeve etike, gjyqtarët e kanë miratuar të nëntor të vitit të kaluar kodin e tyre të sjelljes. Kritikët dhe disa demokratë kanë thënë se ky kod i etikës nuk shkon mjaftueshëm larg për të promovuar transparencë. Demokratët e kanë përmendur edhe nevojën e hartimit të një legjislacioni, pasi Alito ka refuzuar të tërhiqet prej rasteve që kanë të bëjnë me zgjedhjet e vitit 2022./ REL

 

gjyqtarët e gjykatës supreme në shtetet e bashkuara

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë