I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
SHBA- Vendimi i Presidentit Donald Trump për të ngrirë shumicën e ndihmave amerikane për vendet e huaja i ka vënë në një pozitë të vështirë organizatat ukrainase që ofrojnë ndihma humanitare dhe shërbime të tjera. Siç njoftojnë gazetaret e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze nga Varshava dhe Anna Chernikova nga Kievi, qeveria ukrainase, shoqëria civile dhe media varen kryesisht nga ndihmat e huaja.
Qendra e Veteranëve ofron mbështetje psikologjike dhe sociale për veteranët e luftës në Ukrainë dhe familjet e tyre. Drejtuesit thonë se urdhri i administratës së Presidentit Trump për të ngrirë ndihmat për vendet e huaja i detyroi ata të mbyllnin zyrën në qytetin Vinnytsia. Zyra qendrore në Kiev vazhdon të funksionojë falë donatorëve privatë. Ivona Kostyna drejton Qendrën e Veteranëve. Ajo thotë për Zërin e Amerikës se ngrirja e fondeve nga Uashingtoni ishte e papritur dhe goditi rëndë projektin.
“Ndalimi i fondeve do të thotë ndërprerje e operacioneve tona. Nënkupton ndalimin e rrogave dhe të kthimit të njerëzve në punë”.
Menjëherë pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump urdhëroi një ngrirje 90-ditore për të rivlerësuar ndihmën amerikane për vendet e huaja. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese të Zërit të Amerikës për të komentuar lidhur me ndihmën për Ukrainën.
Një deklaratë e Departamentit të Shtetit për ngrirjen e fondeve thotë se: “Shtetet e Bashkuara nuk do të japin më fonde që nuk sjellin përfitime për popullin amerikan”. Ngrirja e fondeve amerikane tronditi organizatat humanitare në Ukrainë. Pas tre vitesh luftë, qeveria ukrainase, shoqëria civile dhe media varen kryesisht nga ndihmat e huaja.
Ukrainasi Bohdan Logvynenko, themelues i projektit të pavarur multimedial “Ukrainer”, thotë për Zërin e Amerikës se shumica e fondeve për projektin vinin nga programet e ndihmave amerikane.
“Po shkurtojmë punonjës dhe reduktojmë nivelin e punës pasi ishin disa programe që na mbështesnin në të njëjtën kohë”. Ai thotë se ngrirja e fondeve amerikane shkon përtej medias së pavarur.
“Ndikimi është i lartë. Ndihmat për median janë një pikë uji në oqean. Mbështetja ekonomike ka një ndikim të madh dhe ndërprerja forcon pozitat e Rusisë”.
Agjencia amerikane për ndihmat thotë se i ka dërguar Ukrainës më shumë se 7.6 miliardë dollarë në ndihma humanitare dhe ekonomike që nga fillimi luftës. Denys Bihus, me projektin e medias investigative “Bihus.info”, thotë se ndërprerja e ndihmave amerikane do të dëmtojë sektorin publik. Organizatën e tij e shqetëson fati i programeve shtetërore që mbështeteshin kryesisht tek këto fonde.
“Përfituesi ynë kryesor është shteti i Ukrainës, që përfaqësohet nga komunitetet lokale ose drejtpërdrejt nga aparati shtetëror”.
Analisti Doug Klain thotë se pjesa më e madhe e ndihmave amerikane kishin për qëllim ta mbanin të fortë qeverinë dhe shoqërinë ukrainase, si dhe programet për llogaridhënien qeveritare. Klain beson se aktivizimi i programeve do të forconte politikat e administratës së Presidentit Trump dhe do të krijonte një Ukrainë më të fuqishme.
“Trumpi kërkon ta detyrojë Putinin që t’i japë fund pushtimit të Ukrainës dhe synon të arrijë atë që e quan ‘paqe përmes forcës’. Një Ukrainë e fortë që mund të manovrojë është çelësi i kësaj”.
Ndërkohë, Presidenti Volodymyr Zelenskyy udhëzoi qeverinë që t’u japë përparësi programeve më kritike që mbështeteshin tek fondet amerikane dhe të mbulojë nevojat e tyre përmes buxhetit kombëtar ose burimeve alternative nga ndihmat e huaja./ VOA
KOSTA RIKA- Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio pritet të zhvillojë takime të martën me zyrtarë të Kosta Rikës dhe m&e...
konferenca SUEDI- Policia suedeze ka mbajtur një konferencë për shtyp lidhur me sulmin me armë në një shkollë ...
SHBA- Tarifat e reja amerikane për mallrat kineze hynë në fuqi të martën, me Kinën që njoftoi menjëherë vendosjen...
SUEDI- Policia suedeze ka njoftuar se pesë persona janë qëlluar me armë në një shkollë në pjesën qendrore të...
SUEDI- Një mësuese në shkollën Risbergska në Suedi ka përshkruar momentin kur ajo dhe nxënësit e saj shpëtuan tek...
SUEDI- Disa persona janë vrarë dhe plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Suedi. T&eu...
erdogan, al sharaa TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan po zhvillon takim me presidentin e përkohshëm sirian Ahme...
GREQI- Mijëra banorë po largohen nga Santorini pasi qindra tërmete u regjistruan pranë ishullit grek në 48 orët e fundit. Rreth ...
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të martën se BE-ja është e gatshme për negociata të ashpra m...
HAGË- Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shalën...