Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
TEL AVIV- Izraeli dhe Hezbollahu e kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit mes tyre të enjten, një ditë pasi marrëveshja për armëpushim hyri në fuqi, pas më shumë se një viti luftimesh në Liban.
Ushtria izraelite tha se armëpushimi, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, u shkel kur “të dyshuarit, disa prej të cilëve në vetura”, u kthyen në disa pjesë të Libanit jugor.
Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.
Ligjvënësi nga radhët e Hezbollahut, Hassan Fadlallah, e akuzoi Izraelin për shkeljen e marrëveshjes.
“Armiku ynë, Izraeli, po i sulmon ata që po kthehen në fshatrat kufitarë”, tha Fadlallah për gazetarë, pas një seance parlamentare, duke shtuar se “këto janë shkelje nga ana e Izraelit, edhe në këtë formë”.
Tanket izraelite shtien mbi gjashtë zona brenda brezit kufitar të enjten në mëngjes, duke përfshirë Markaba, Wazzani dhe Kfarchouba, Khiyam, Taybe dhe fushat bujqësore rreth Marjayoun, raportuan mediat shtetërore dhe burime të sigurisë libaneze, raporton Reuters.
Të gjitha këto zona ndodhen brenda dy kilometrave nga Vija e Kaltër, që shënon kufirin midis Libanit dhe Izraelit. Një burim sigurie tha se dy persona u plagosën në Markaba.
Familjet libaneze, të zhvendosura nga shtëpitë e tyre pranë kufirit jugor, kanë tentuar të kthehen për t’i kontrolluar pronat e tyre. Megjithatë, trupat izraelite vazhdojnë të qëndrojnë brenda territorit libanez në qytete përgjatë kufirit. Gazetarët e Reuters dëgjuan dronë vëzhgues që fluturonin mbi pjesë të Libanit jugor.
Ushtria izraelite tha në një komunikatë se “disa persona të dyshuar janë parë duke u kthyer me automjete në disa zona të Libanit jugor, duke shkelur kushtet e armëpushimit”.
Ushtria njoftoi se trupat “hapën zjarr ndaj tyre”.
Marrëveshja për armëpushim i dha fund konfrontimit më vdekjeprurës ndërmjet Izraelit dhe grupit militant Hezbollah ndër vite.
Sulmet izraelite në Liban kanë vrarë të paktën 3.823 persona dhe kanë plagosur 15.859 të tjerë që nga tetori i vitit 2023, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit.
Sulmet e Hezbollahut kanë vrarë 45 civilë në veri të Izraelit dhe në Lartësitë e Golanit të okupuara nga Izraeli. Të paktën 73 ushtarë izraelitë janë vrarë në veri të Izraelit, në Lartësitë e Golanit dhe në përleshje në jug të Libanit, sipas autoriteteve izraelite.
Sipas kushteve të armëpushimit, forcat izraelite kanë kohë deri në 60 ditë për t'u tërhequr nga jugu i Libanit, por asnjëra palë nuk lejohet të nisë operacione sulmuese.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se e ka udhëzuar ushtrinë të mos lejojë banorët të kthehen në fshatrat libaneze pranë kufirit.
Ndërkohë, kryetari i parlamentit të Libanit, Nabih Berri, i cili ishte ndërmjetësi kryesor për Libanin në negociatat për marrëveshjen, tha të mërkurën se banorët mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre.
Armëpushimi përfshin fillimisht ndaljen e luftimeve për dy muaj dhe kërkon që Hezbollahu t'i largojë trupat e armatosura nga Libani jugor, ndërsa trupat izraelite duhet të kthehen në anën e tyre të kufirit.
Mijëra trupa të tjera libaneze dhe paqeruajtëse të OKB-së do të zhvendosen në jug, ndërsa një panel ndërkombëtar i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara do ta mbikëqyrë zbatimin e këtyre kushteve./REL
Foto UKRAINË- Popullsia e Ukrainës është zvogëluar gjatë 30 viteve të fundit dhe zyrtarët thonë se rënia ...
foto ilustruese GJERMANI- Qeveria gjermane thirri ambasadorin rus të enjten lidhur me dëbimin e dy gazetarëve gjermanë ndërsa e a...
Foto ilustruese AUSTRALI- Parlamenti i Australisë ka miratuar një ligj të parë në botë që ndalon mediat sociale për...
GREQIA- Katër persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur pasi një anije që po bartte emigrantë preku disa shkë...
kampet ne Gaza GAZA- Zëdhënësi Kazem Abu Khalaf për fondin e ndihmës së fëmijëve të OKB-së thotë se ...
sulmet LIBAN- Hassan Fadlallah, një anëtar i Hezbollahut në parlamentin libanez, thotë se Izraeli ka shkelur marrëveshjen e arm&eu...
Zuckerberg dhe Trump SHBA- Shefi i kompanisë 'Meta', Mark Zuckerberg ka vizituar Donald Trump në resortin e tij në Mar-a-Lago, disa muaj pas...
familje ukrainase UKRAINË- Më shumë se 1 milion familje mbetën pa energji elektrike në Ukrainë pas një sulmi të gje...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia po zgjedh objektiva në Ukrainë që mund të përfshijnë qendra vend...
PERU- Paleontologët kanë njoftuar se kanë zbuluar një fosil të një krokodili që daton 10 deri në 12 milionë vjet ...