Rrëshqitje dheu tek Currilat në Durrës/ Banorët kërkojnë ndihmë, situata paraqet rrezik për një pallat
Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes s&...
Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes s&...
Gjashtë persona, të arrestuar në Dubai, pritet që të ekstradohen sot në Shqipëri, ka bërë me dije Policia e Shtet...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërk...
Një tjetër rast mashtrimi nga Florian Gjergji. I riu nga Shkodra, i cili dyshohet se ndodhet në Gjermani ka arritur që të mashtroj&eu...
Qyteti i Pogradecit do t’i japë sot lamtumirën e fundit Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye t&e...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajonal dhe nismave për lëvizjen e lirë, qytetarët e ...
Administrata Tatimore ka nisur verifikimet e dokumentacionit të dorëzuar nga individët që kanë aplikuar për përfitimin e ko...
Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka hedhur poshtë me forcë kushtet e një armëpushimi të mbështetur nga SHBA-të midis Izr...
Në orët e para të mëngjesit, forcat e Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetura edhe nga efektivë nga T...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, s...
Një njerkë vrau një vajzë pesëvjeçare duke e përvëluar në një banjë me ujë të nxehtë si ndëshkim, kanë vendosur gjyqtarët. Janice Nix, 67 vjeçe, u shpall fajtore të martën për vrasje nga pakujdesia të Andrea Bernard, duke e detyruar atë të futej në vaskë me ujë të nxehtë në jug të Londrës, në vitin 1978.
Vdekja e Andreas ishte trajtuar si aksident deri kur vëllai i saj më i madh, Desmond Bernard, iu drejtua policisë në vitin 2022 me një rrëfim të ri për atë që kishte ndodhur, u dëgjua në Gjykatën e Kurorës në Isleworth. Nix, nga Clapham, u shpall gjithashtu fajtore për keqtrajtim ndaj zotit Bernard midis tetorit 1975 dhe qershorit 1978, kur ai ishte nga shtatë deri në nëntë vjeç.
Bernard, tani 56 vjeç, tha me lot në gjykatë se fillimisht e kishte përshkruar vdekjen e motrës së tij si aksident, sepse donte që Nix të ndalonte së rrahuri atë me rrip. Ai tha se ajo gjithashtu e digjte me cigare, e kafshonte dhe e detyronte të hante ushqim për mace. Ai shtoi se Nix, të cilën e përshkroi si fizikisht “të fortë” dhe me trup “të bëshëm”, i rrihte rregullisht fëmijët, madje edhe për mospalosjen e rrobave “sipas standardeve të saj”.
“Lëkura i binte pas banjës me ujë të valuar”
Juria në gjyq dëgjoi se më 6 qershor 1978, Nix ishte “e tërbuar”, i bërtiti Andreas dhe e rrahu pasi ajo nuk kishte ndjekur udhëzimet për të mos dalë nga shtëpia dhe për të ndihmuar me pastrimin. Bernard tha se më pas dëgjoi ujin e vaskës duke u mbushur. Ai shtoi: “E dëgjoja Janicen duke bërtitur ‘hyn në banjë’ dhe dëgjoja Andreas duke thënë ‘banja është shumë e nxehtë mami’.” “E dëgjoja Janicen duke bërtitur ‘hyn në banjë, hyn në banjë’ dhe pastaj dëgjova britma dhe spërkatje.” “Pastaj britmat ndaluan dhe dëgjova Janicen duke e thirrur Andreas ‘zgjohu, zgjohu’", citon Sky News.
Bernard tha se kur hyri në banjë, pa Nix duke mbajtur në krahë motrën e tij, e cila ishte “pa ndjenja” dhe e mbështjellë me një peshqir. “Mund të shihja lëkurën që po i binte,” tha ai. Andrea vdiq pothuajse gjashtë javë pasi u dërgua në spital me djegie në 50% të trupit të saj, dëgjoi gjykata. Prokuroria argumentoi se Nix duhet ta ketë mbajtur me forcë nën ujë në disa pjesë të trupit.
Gjykata dëgjoi se Nix, e quajtur atëherë Janice Thomas dhe ende në fund të adoleshencës, ishte në një lidhje me babanë e fëmijëve, i quajtur gjithashtu Desmond Bernard, dhe në praktikë ishte njerka e tyre. /PiranjatNews/
“Kur shtetet baltike po vihen në provë, po vihet në provë e gjithë Europa”, thotë von der Leyen. Presidentja e Komisi...
Kush i helmoi me ricinë Antonella Di Ielsi dhe vajzën e saj Sara Di Vita, dhe me çfarë mënyre. Këto janë dy nga pyetjet ku ...
Videot e frikshme të shpellës në Laos ku janë bllokuar shtatë fshatarë zbulojnë tunele mbytës të mbushur deri n&eum...
Një marrëveshje me Iranin është ende e mundur, pavarësisht sulmeve të fundit të SHBA-së kundër vendeve të rake...
Me jashtëqitje njerëzore të shpërndarë në mure dhe pacientë që dyshohet se janë përdhunuar, aktivistët th...
Ministri meksikan i Sigurisë, Omar García Harfuch, njoftoi kapjen në Sonora (pranë kufirit me SHBA-në) të Isai Martínez, ...
Bashkimi Evropian mund t’u heqë vendeve të ardhshme anëtare të drejtën e vetos për disa vite, në përpjekje pë...
Mediat ndërkombëtare raportojnë se një deklaratë e atribuar Mojtaba Khamenei ka tërhequr vëmendje të gjerë globale,...
SHBA-të u kanë thënë anëtarëve evropianë të NATO-s se do të zvogëlojnë kontributet e tyre ushtarake n&eum...
BE thirri të ngarkuarin rus me punë në Bruksel për të protestuar, pasi Moska njoftoi se kishte ndërmend të niste “sul...