Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, do të tërhiqet brenda ditësh nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse nuk ka sinjale të qarta se mund të arrihet një marrëveshje. Kështu deklaroi më 18 prill sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
“Ne nuk do ta vazhdojmë këtë përpjekje për javë apo muaj të tërë. Duhet të përcaktojmë shumë shpejt, dhe kur them shumë shpejt, flas për çështje ditësh, nëse kjo [arritja e një marrëveshjeje] është e realizueshme në javët e ardhshme. Nëse kjo ndodh, atëherë ne jemi brenda procesit. Nëse jo, atëherë ne kemi prioritete të tjera ku duhet të përqendrohemi po ashtu”, tha Rubio në Paris.
Kryediplomati Rubio tha se presidenti Trump është ende i interesuar për një marrëveshje, por është i gatshëm të tërhiqet nëse nuk ka sinjale të menjëhershme të përparimit. Rubio mori pjesë në bisedimet njëditore në Paris të mbajtura të enjten, ku ishin të pranishëm zyrtarët evropianë dhe ukrainas. Kryediplomati amerikan tha se diskutimet ishin konstruktive dhe rezultuan në një përmbledhje të hapave drejt paqes.
Franca ishte mikpritëse e takimit dhe për herë të parë, zyrtarët e lartë amerikanë, ukrainas dhe evropianë u takuan së bashku për të diskutuar për përfundimin e luftës. Rubio tha të premten se ai shpreson që evropianët do të mbeten të angazhuar në bisedimet e udhëhequra nga SHBA-ja drejt një armëpushimi në Ukrainë.
"Ne do të dëshironim që ata të mbeten të angazhuar... Mendoj se Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania mund të na ndihmojnë që ta çojmë këtë çështje drejt një zgjidhjeje. Mendoj se ata ishin shumë ndihmues dhe shumë konstruktivë në idetë e tyre", tha Rubio për gazetarët, teksa u largua nga Parisi pas takimit me zyrtarët evropianë.
Që kur mori mandatin e presidentit në janar, administrata e Trumpit ka zhvilluar disa runde takimesh me Rusinë dhe Ukrainën, në përpjekje për të arritur një armëpushim në luftën që nisi në shkurt të vitit 2022 dhe deklaratat e Rubios vënë në pah pakënaqësitë në rritje të SHBA-së lidhur me mungesën e përparimit drejt dhënies fund të luftës.
Moska ka refuzuar që të pranojë propozimin e armëpushimit të paraqitur nga SHBA-ja, të cilin e ka pranuar Ukraina. Moska ka vendosur kushte, duke kërkuar që Ukraina të ndalë përpjekjet për mobilizim dhe që Perëndimi të ndalë dërgesat me armë për Kievin. Por, këto kërkesa janë refuzuar nga Ukraina./REL
foto ilustruese SHBA- Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar një port kyç të karburanteve në Jemen, që ishte nën kon...
foto ilustruese GAZË- Hamasi ka refuzuar zyrtarisht ofertën e fundit të armëpushimit të Izraelit, duke thënë se ësh...
Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës KOSOVË- Fituesja e zgjedhjeve Lëvizja...
foto ilustruese SHBA- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me të shtënat e raportuara mbrëmjen e djeshme në Universitetin Sht...
SHBA- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruara në Universitetin Shtetëror të Florid&eu...
ITALI- Një aksident tragjik është regjistuar pasditen e sotme në Napoli të Italisë. Mësohet se katër persona kanë...
EVROPË- Një megaoperacion policor është zhvilluar në 5 vende të Europës. Mësohet se nga ky operacion janë arrestu...
trump, meloni SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka pritur në një takim në Shtëpinë...
KOSOVË- Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves në një reagim së fundmi është shprehu se Kosovë...
PARIS- Zyrtarë të lartë nga vende të rëndësishme evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina janë mbledhur në Paris t&e...