Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHBA- Numri i faqeve me përmbajtje të rreme në internet, të kamufluara si faqe lajmesh, tashmë ua kalon numrit të faqeve legjitime të mediave vendase, ndërsa Rusia po luan rolin e saj për shtimin e tyre, thonë analistët e mediave. Puna kërkimore e organizatës NewsGuard që mbikëqyr dezinformimin, tregon se ka një rritje të faqeve të njohura për qarkullimin e përmbajtjes me cilësi të ulët ose të dezinformimit.
Këto faqe interneti krijohen zakonisht nga entitete të njëanshme, ose ato që prodhojnë përmbajtje të krijuar me qëllim tërheqjen e lexuesve drejt materialeve të paguara që sjellin fitim, thotë NewsGuard. Sipas kësaj organizate mbikëqyrëse, përdorimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale ka mundësuar shtimin e faqeve të tilla.
Redaktorja në organizatën NewsGuard për çështjet e inteligjencës artificiale dhe influencës së huaj, McKenzie Sadeghi, i tha Zërit të Amerikës se shifrat e rritura janë një zhvillim i zymtë që mund të përbëjë rrezik për lirinë e shtypit dhe për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Kjo kontribuon më tej për rënien e besimit tek mediat në internet, thotë ajo.
“Numri i këtyre faqeve është rritur, po kështu edhe për nga përmasat, gama dhe sofistikimi”, tha zonja Sadeghi. “Numri që regjistrohet tashmë, prej 1265 faqesh, ia tejkalon numrit të gazetave të përditshme në Shtetet e Bashkuara. Kjo është alarmuese”.
Sipas një tjetër projekti, Iniciativës Medill për Lajmet Lokale, pjesë e Fakultetit të Gazetarisë të Universitetit Northwestern, numri i faqeve legjitime të lajmeve lokale në Shtetet e Bashkuara ka rënë në nivelin më të ulët historik, në 1213.
“Kemi një përshpejtim të humbjes së organizatave lokale të lajmeve në mbarë vendin”, tha Tim Franklin, drejtor i këtij projekti. “Mbi gjysma e qarqeve në Shtetet e Bashkuara janë tashmë si shkretëtira pa lajme, ose kanë vetëm qasje të kufizuar tek lajmet vendase”.
Të mbiquajturat “shkretërirat e lajmeve” janë zona të gjera gjeografike ku komunitetet kanë pak ose aspak qasje tek informacioni. Dy ndër faktorët që kontribuojnë për këtë rënie janë pakësimi i fitimeve dhe i audiencave.
“Mendoj se aktorë të tillë cinikë që menaxhojnë këto operacione e kuptojnë se po ndodh kolapsi i modelit të biznesit të mediave lokale të lajmeve në mbarë vendin”, tha zoti Franklin.
“Do të përpiqen të zënë boshllëkun e krijuar nga humbja e faqeve legjitime lokale”, shtoi ai. “Mendoj se do të goditemi nga një cunami keqinformimi dhe dezinformimi”.
Zonja Sadeghi tha se mbi 150 faqe të mbështetura nga Rusia po kontribuojnë për shumëfishimin e lajmeve të rreme.
“Këto faqe mbështeten së tepërmi tek inteligjenca artificiale për të prodhuar materialet e tyre”, tha zonja Sadeghi. “Për gjithçka, deri tek teksti, imazhet dhe logot. Ato përhapen gjerësisht në mediat sociale dhe njerëzit janë mashtruar duke menduar se janë publikime normale dhe të besuara vendase”.
Një ndër lojtarët kryesorë për faqet e mbështetura nga Rusia, thotë organizata NewsGuard, është John Mark Dougan, ish-zëvendës sherifi nga Florida që u largua për në Moskë në vitin 2016 për t’i shpëtuar akuzave penale në Shtetet e Bashkuara. Organizata NewsGuard thotë se të 167-të faqet e rrjetit rus, duket se janë të lidhura me zotin Dougan.
Sipas NewsGuard, zoti Dougan jeton nën mbrojtjen e Kremlinit dhe propagandon faqe të rreme lajmesh amerikane, me emra si DC Weekly dhe Boston Times. Qendra për analizimin e mediave në Universitetin Clemson arriti t’ia atribuojë autorësinë e faqes DCWeekly.org zotit Dougan në Moskë, duke gjurmuar adresën IP të kompjuterit të tij. Kjo qendër gjithashtu thotë se faqja në fjalë me të gjitha gjasat mbështetet nga qeveria ruse. Organizata NewsGuard thotë se kur e pyeti zotin Dougan për faqet e internetit, ai mohoi të jetë i përfshirë.
“Kjo skemë ruse për pastrimin e lajmeve mund të jetë një shembull se si do të zhvillohen në të ardhmen operacionet e influencimit”, shkruhet në një raport të vitit 2023 të Qendrës për mediat e Universitetit Clemson.
“Inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e tjera dixhitale u mundësojnë po këtyre aktorëve keqdashës të krijojnë sisteme dhe organizata false, publikime të tëra, të cilat nëse nuk shqyrtohen me imtësi, duket se mund të ofrojnë besueshmëri edhe për versionet më absurde”, thuhet në raport.
Zoti Franklin beson se shtimi i këtyre faqeve me lajme false ka të bëjë me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
“Mund të kemi një përzierje toksike keqinformimi dhe dezinformimi në vjeshtë”, tha ai. “Dhe në një volum që nuk është parë ndonjëherë dhe kjo më jep shqetësim të madh për zgjedhjet këtë vjeshtë”.
Sadeghi gjithashtu mendon se qëllimi i vetëm i këtyre faqeve të reja është që të influencojnë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.
“Për herë të fundit që patën rritje, ishte për zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022”, tha zonja Sadeghi. “Shumohen sërish gjatë viteve zgjedhore dhe rriten në përmasa dhe gamë, për të influencuar votuesit dhe për të fuqizuar kandidatë”./ VOA
Fëmijë në Gaza GAZA- Tetë muaj luftë e kanë bërë 9-vjeçarin Yunis Jumaa të bëhet kockë e l&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Tema e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër ka përcjellë shumë qeveri në Kosovë dhe...
Autorja SHBA- Një tjetër krim i rëndë është regjistruar në SHBA ku kanë mbetur të vdekur dy prindër t&eum...
Foto ilustruese SHBA- Shtëpia e Bardhë shprehu pakënaqësinë të enjten me kritikat e bëra rishtazi nga kryeministri izrae...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- I akuzuar se ka sulmuar partinë në pushtet të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për prirjet islamike&...
TEL AVIV–Fati i marrëveshjes së propozuar për armëpushim në Gazë në shumë mënyra varet nga dy njerëz: ...
Le Pen FRANCË- Partia National Rally e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen shihet duke udhëhequr garën përpara zgjedh...
KOREJA E VERIUT- Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un thanë se partneriteti i ri strategjik me...
GREQI- Një police femër i vodhi një të burgosure një zinxhir ari. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Mykonos, ndër...
SHBA- Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se do t’i japë përparësi dërgimit në Ukrainë të raketave t&eu...