“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

GJEORGJI- Policia gjeorgjiane bastisi të mërkurën zyrat e një partie opozitare dhe arrestoi udhëheqësin e saj. Qeveria po vazhdon përpjekjet për të shuar protestat masive të shkaktuara nga vendimi i partisë në pushtet për të pezulluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Gjatë gjashtë netëve të fundit, njësitë speciale të policisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, të cilët kanë hedhur ndaj forcave policore mjete piroteknike dhe kanë ngritur barrikada në bulevardin qendror të kryeqytetit. Mbi 300 protestues janë arrestuar që nga e enjtja dhe mbi 100 persona janë trajtuar për lëndime.
Mediat gjeorgjiane njoftuan se policia bastisi gjithashtu zyrat e disa grupeve të tjera opozitare dhe organizatave joqeveritare.
Partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” fitoi shumicën në parlament në zgjedhjet e diskutueshme të 26 tetorit, të cilat u panë gjerësisht si një referendum mbi aspiratat e Gjeorgjisë për anëtarësim në bllokun evropian. Opozita dhe presidentja pro-perëndimore kanë akuzuar partinë në pushtet për manipulim të votimeve me ndihmën e Rusisë fqinje dhe kanë bojkotuar seancat e parlamentit.
Protestat e opozitës që filluan pas zgjedhjeve morën një vrull të ri pas vendimit të qeverisë të enjten për të pezulluar bisedimet e pranimit në BE.
Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili refuzoi të njohë rezultatin zyrtar të zgjedhjeve dhe i kundërshtoi ato në Gjykatën Kushtetuese, e cila e hodhi poshtë ankesën e saj, të martën. Presidentja Zourabichvili ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë edhe pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëvjeçar në fund të dhjetorit, për të ndihmuar përpjekjet e opozitës për zgjedhje të reja parlamentare.
BE-ja i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit në dhjetor të vitit 2023 me kusht që ajo të përmbushte rekomandimet e bllokut. Bashkimi Evropian pezulloi procesin e negociatave dhe zvogëloi mbështetjen financiare në muajin qershor pas miratimit të një ligji që u pa gjerësisht si një goditje ndaj lirive demokratike. Ligji kërkon që organizatat që marrin më shumë se 20% të fondeve nga jashtë të regjistrohen si organizata “që ndjekin interesin e një fuqie të huaj”, ngjashëm me një ligj rus që përdoret për të diskredituar organizatat kritike ndaj qeverisë.
Njoftimi i qeverisë gjeorgjiane për pezullimin e bisedimeve të pranimit në BE erdhi disa orë pasi Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që i kritikonte zgjedhjet e tetorit si as të lira dhe as të drejta.
Të hënën, Bashkimi Evropian përsëriti “shqetësimet e tij serioze në lidhje me rënien e vazhdueshme të vlerave demokratike të vendit”.
Kryeministri Irakli Kobakhidze nga partia “Ëndrra Gjeorgjiane” deklaroi të martën se qeveria është e gatshme të rihapë bisedimet e pranimit në BE nëse blloku i jep fund “shantazhit”./VOA
LEZHË- Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Markatomaj të Lezh&e...
BRUKSEL- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 4 dhjetor se gjatë takimeve që ka zhvilluar në Bruksel me zyrtarët e lart&e...
mot i ngrohte ne Kine KINA- Kina ka regjistruar vjeshtën e saj më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve të plota meteorol...
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi sot se ka emruar bashkëpunëtorin e ngushtë të Elon Musk, Jared Isaacman, si...
FRANCË- Sipas Europol autoritetet evropiane hoqën një tjetër aplikacion të sofistikuar të enkriptuar të mesazheve që i...
Presidenti Yoon KORE E JUGUT- Ligjvënësit e opozitës të Koresë së Jugut kanë filluar procedurat e shkarkimit të pre...
BRUKSEL- Autoritetet belge kanë njoftuar se kanë nisur një hetim për mashtrim financiar ndaj ish Komisionerit të Bashkimit Europian p...
SERBIA- “Mercenarë të huaj” në regjimin e Sllobodan Millosheviç në vitet ’90, sot “agjentë të ndi...
Presidenti Macron FRANCË- Forcat e ekstremit të djathtë dhe të majtë të Francës pritet të bashkohen këtë ...
AFRIKË- Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden, është bërë sërish viral në rrjetet sociale për vepri...