
SHBA- Një ish-oficer i CIA-s dhe më pas linguist për FBI ka pranuar para e dhurata të shtrenjta në këmbim të dhënies së informacioneve sekrete për zyrtarët kinezë. Pas një çështjeje të gjatë gjyqesore ai u dënua dje me vetëm 10 vjet burg. 71 vjeçari Alexander Yuk Ching Ma, kishte pranuar më herët marrëveshjen me prokurorët për dënimin 10 vjet për spiunazh dhe shpërndarje të informacioneve të sigurisë kombëtare te një qeveri e huaj. Marrëveshja kërkonte gjithashtu që ai të kryente testin e makinës së të vërtetës sa herë kjo kërkohej nga zyrtarët në SHBA, gjatë gjithë jetës së tij.
“Shpresoj që Zoti dhe Amerika të më falin për atë që kam bërë”, deklaroi Ma, i cili është arrestuar që prej vitit 2020, në letrën drejtuar gjykatësit Derrick Watson para dhënies së dënimit.
Pa marrëveshjen e pranuar Ma mund të dënohej me burgim të përjetshëm, por prokurorët u kujdesën që ajo të pranohej edhe nga gjykatësi. Ma ka lindur në Hong Kong, u vendos në Honolulu, SHBA më 1968 dhe mori qytetarinë në 1975. Ai nisi të punojë për CIA në 1982 dhe një vit më vonë iu caktua detyra jashtë shtetit. Një vit pas kësaj ai dha dorëheqjen në 1989 por dokumentet e gjyqit thonë se ai kishte nivele të lartë aksesi në agjenci.
Atë vit në një dhomë hoteli në Hong Kong, vëllai i Ma, i identifikuar në gjyq vetëm si “konspiratori#1” u kishte dhënë zyrtarëve të inteligjencës kineze një dosje të madhe me informacione sensitive, sipas dokumenteve, për të cilat ishin paguar $50,000. Në një video të shfaqur shihej Ma duke numëruar paratë. Ma më pas kërkoi punë si linguist me zyrën e FBI në Honolulu, dhe amerikanët që e kishin kuptuar se ai bashkëpunonte me inteligjencën kineze, e rekrutuan për ta mbajtur nën mbikqyrje.
Zyrtarët panë sesi gjatë gjashtë viteve të ardhshme Ma fotografonte e vidhte dokumente të klasifikuara. Ai shkonte shpesh në Kinë dhe kthehej me miëjra doalrë në para të thata apo dhurata të shtrenjta, duke përfshirë një komplet luksoz golfi. Në një operacion të inskenuar ndaj Ma, ai pranoi mijëra dollarë në këmbim të aktivitetit të spiunazhit dhe i tha agjentit të FBI që hiqej si oficer kinez se donte që vendi i tij të kishte sukses. Tashmë zyrtarët thonë se që prej pranimit të fajit Ma ka bërë deklarata të gjata e ka dhënë informacione të vlefshme për hetimet e qeverisë.
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
12 Shtator19:01
Organizuesi i sondazheve për republikanët: Donald Trump do të humbasë zgjedhjet!
SHBA- Organizuesi i sondazheve të republikanëve, Frank Luntz ka parashikuar se Donald Trump do të humbasë zgjedhjet pas asaj që ai e ...
E.D
BOTA
12 Shtator18:52
Izraeli thotë se ka vrarë pjesëtarë të Hezbollahut në Siri
SIRI- Ushtria izraelite tha më 12 shtator se avionët luftarakë të saj kanë goditur dhe vrarë dy pjesëtarë të Hezb...
E.D
BOTA
12 Shtator18:45
Tragjedia në ujërat e Tunizisë, gjenden trupat e pesë personave, mes tyre edhe një fëmijë
TUNIZI- Trupat e pesë grave nga Afrika Sub-Sahariane dhe një foshnje janë gjetur në një plazh pranë Monastirit Tunizi. Siç...
e. d
BOTA
12 Shtator18:27
Kapet nëndetësja e trafikantëve/ Luftanija e Marinës Mbretërore sekuestron kokainë me vlerë 160 milionë paund
SHBA- Një anije luftarake e Marinës Mbretërore ka kapur një të ashtuquajtur “narko-sub”, duke sekuestruar kokainë me...
E.D
BOTA
12 Shtator18:01
Dyshohet se ka kryer krime lufte në Istog, Kosova arreston një serb
KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i dyshuar për krime lufte në Kosovë është arrestuar m...
E.D
BOTA
12 Shtator17:54
"Do t’i bllokojmë këta autobusë nëse ata nisen ndonjëherë"! Brukseli kritikon planin e Hungarisë për të transportuar emigrantë të paligjshëm
BRUKSEL- Brukseli ka kritikuar planin e Hungarisë për të transportuar emigrantë të paligjshëm nga kufiri hungarezo-serb në ...
E.D
BOTA
12 Shtator17:23
Bombardimet në Ukrainë! Humbin jetën tre punëtorë të Kryqit të Kuq, Zelenskyy akuzon Rusinë
UKRAINË- Tre punëtorë të Kryqit të Kuq u vranë nga bombardimet ruse në Donetsk të Ukrainës. Lajmin e ka konfirmua...
E.D
BOTA
12 Shtator17:07
Putin paralajmëron zgjerimin e BRICS: Mbi 30 vende kërkojnë të punojnë me aleancën tonë
RUSI- Presidenti Vladimir Putin tha se anëtarët e BRICS po planifikojnë të thellojnë partneritetin e tyre brenda organizatës. Gj...
E.D
BOTA
12 Shtator16:55
E rëndë në Florida/ 17-vjeçari vret nënën e tij, një vit më parë kishte vrarë të atin
FLORIDA- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Florida, ku një 17-vjeçar ka qëlluar për vdekje me thikë nënën...
E.D
BOTA
12 Shtator16:55
E rëndë në Florida/ 17-vjeçari vret nënën e tij, një vit më parë kishte vrarë të atin
FLORIDA- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Florida, ku një 17-vjeçar ka qëlluar për vdekje me thikë nënën e ti...