BOTA

Olimpiada e çudirave në Milano-Cortina 2026

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2026, 11:14

Olimpiada e çudirave në Milano-Cortina 2026

Spektakli më i madh sportiv në botë dhe një vatër historish të çuditshme e të mrekullueshme.

Lojërat Olimpike gjithmonë janë shoqëruar me të papritura dhe Milan-Cortina 2026, nuk ka qenë ndryshe.

Ja disa nga historitë që nuk mendonim se do t’i shihnim gjatë javëve të fundit.

Injeksione në penis në kërcimin me ski
Olimpiada ende nuk kishte nisur kur Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) reagoi ndaj pretendimeve se kërcyes meshkuj me ski po injektonin penisin me acid hialuronik, substancë që nuk është e ndaluar në sport – për të rritur përmasën para matjes së kostumeve.

Sa më e madhe sipërfaqja e kostumit, aq më shumë qëndrim në ajër.

Drejtori i përgjithshëm i WADA-s, Olivier Niggli, tha: “Nëse do të dilte diçka në dritë, do ta shqyrtonim për të parë nëse lidhet me dopingun.”

Drejtori i komunikimit i Federatës Ndërkombëtare të Skive dhe Snowboard-it (FIS), Bruno Sassi, i tha BBC Sport: “Nuk ka pasur kurrë asnjë tregues, e aq më pak prova, që ndonjë garues ka përdorur injeksione me acid hialuronik për të fituar avantazh.”

Por kjo nuk ishte fundi i titujve për kërcimin me ski. Më vonë gjatë Lojërave, austriaku Daniel Tschofenig u skualifikua nga gara individuale në kodrën e madhe për shkak se kishte veshur çizme katër milimetra më të mëdha se sa lejonin rregullat.

Rrëfim tradhtie drejtpërdrejt në TV

Norvegjezi Sturla Holm Lægreid fitoi medaljen e bronztë në biatlonin 20 km individual dhe më pas pranoi drejtpërdrejt në televizion se kishte tradhtuar të dashurën.

Ai tha se kishte pasur një lidhje tre muaj më parë dhe e quajti “gabimin më të madh”, duke shtuar se kishte qenë “java më e keqe e jetës sime” pasi i kishte treguar partneres së tij gjashtëmujore.

“Kisha medaljen e artë në jetë,” tha ai.

Të nesërmen, ish-e dashura e tij, duke shkruar në mënyrë anonime në gazetën norvegjeze VG, tha se “nuk zgjodhi të vihej në këtë situatë” dhe se ishte e vështirë të falësh, “edhe pas një deklarate dashurie para gjithë botës.”

Medalje që thyhen
Ndodhi në Paris 2024 dhe ndodhi sërish në Milano-Cortina 2026: medalje që prishen.

Dy kampionet amerikane, Breezy Johnson dhe Alysa Liu, zbuluan se shiriti i medaljeve të tyre të arta u shkëput pak pasi i morën.

Medalja e Johnson u prish gjatë një interviste me BBC Sport. Ajo tha: “Ja medalja. Dhe ja shiriti. Dhe kjo është pjesa e vogël që duhet ta mbajë medaljen dhe po, u shkëput.”

Zyrtarët e Lojërave thanë se do t’i kushtonin vëmendje maksimale medaljeve, pasi momenti i dorëzimit është një nga më të rëndësishmit për sportistët.

Skandal në curling
Akuza për mashtrim. Fyerje mbi akull. Dyshime për filmime të fshehta. Në curling?!

Kanadezi Marc Kennedy u përfshi në një debat të ashpër verbal me suedezin Oskar Eriksson në fund të fitores 8-6 të Kanadasë.

Suedezët besonin se Kennedy kishte prekur dy herë gurët – një veprim i paligjshëm.

Më pas edhe Zvicra e raportoi për të njëjtën shkelje. Federata Botërore e Curling njoftoi se do të vendoste zyrtarë shtesë për të kontrolluar rastet e “double-touch”.

Edhe kanadezja Rachel Homan dhe britaniku Bobby Lammie u penalizuan për raste të ngjashme, megjithëse jo të qëllimshme.

Qeni që ndoqi garueset
Menduam se i vetmi “Dogg” që do të shihnim do të ishte Snoop Dogg.

Por një qen i vërtetë, një Wolfdog çekosllovak, u fut në pistë dhe ndoqi skiatorët në sprintin ekipor të femrave në Tesero.

Atletja greke Konstantina Charalampidou tha: “U bëra e famshme me një qen që kaloi vijën e finishit dhe tani të gjithë duan të më intervistojnë.”

Minioni në Milano
Patinatori artistik spanjoll Tomas-Llorenc Guarino Sabate ka patinuar gjatë sezonit me muzikë nga seria e filmave “Minions”, i veshur si personazhet.

Në Olimpiadë pati probleme me të drejtat e autorit për këngën “Happy”, të kënduar nga Pharrell Williams, por pas negociatave mori lejen për ta përdorur. Megjithatë, përfundoi në vendin e 25-të.

Punët më të pazakonta
Në curling pamë teknikun që “guralecësonte” akullin duke ecur si Michael Jackson. Në patinazh artistik, operatorë kamerash me aftësi të jashtëzakonshme mbi akull.

Në Livigno, “shefat e ngjyrës” vizatonin vijat blu mbi borë me saktësi të pabesueshme mbi ski. Ndërsa punëtorët që pastronin halfpipe-in nga bora e lirë bënin poza si Mo Farah dhe Usain Bolt.

Sipas organizatorëve, rreth 25,000 persona punojnë në këto Lojëra, prej të cilëve 18,000 janë vullnetarë./Përktheu Piranjat News, marrë nga BBC

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?