BOTA

Osmani: Forca e Sigurisë së Kosovës po dëshmon se është e gatshme t’i bashkohet NATO-s

r.ll Përditësimi i fundit 28 Mars 2025, 13:11
Osmani: Forca e Sigurisë së Kosovës po dëshmon se
foto ilustruese

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se rruga e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike është e qartë dhe e pakthyeshme, duke theksuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) çdo ditë po dëshmon se është e denjë për të qenë pjesë e strukturave ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.

Në ceremoninë e gradimit të 334 ushtarëve të rinj të FSK-së, e para e shtetit tha se këta ushtarë të rinj po bëhen pjesë e një force që çdo ditë po zhvillohet e po bëhet një ushtri moderne e profesionale, “e gatshme për t’u përballur me çdo sfidë”.

“FSK-ja po marshon fuqishëm përpara në procesin e avancimit si forcë moderne, e mirëpajisur dhe e mirëtrajnuar. Ushtria jonë çdo ditë e më shumë po dëshmon gatishmërinë e plotë për të përmbushur standardet më të larta të NATO-s, aty ku Kosova e ka vendin dhe e meriton vendin”, tha Osmani.

Sipas saj, FSK-ja – që është në proces të transformimit në ushtri – është një aleate e besueshme e partnerëve ndërkombëtarë dhe është garanci për paqe dhe siguri për Kosovën.

Ushtarët e rinj u janë nënshtruar trajnimeve bazike, që kanë zgjatur për nëntë javë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë mandatit katërvjeçar qeveritar, janë rekrutuar 2.315 ushtarë të rinj. Sipas tij, në muajt në vijim, atyre do t’iu shtohen edhe 390 ushtarë, duke bërë që numri total i rekrutimeve të reja të arrijë në 2.705 ushtarë.

“Ju jeni garancia më e fuqishme që populli i Kosovës do të jetojë në paqe, integriteti territorial do të jetë i pacenueshëm dhe sovraniteti i paprekshëm. Në realizim të këtij vizioni mbështetja e Qeverisë do të jetë e padiskutueshme sepse e tillë është vendosmëria jonë për të ngritur e zhvilluar kapacitetet tona mbrojtëse”, tha Kurti.

Ai tha se Qeveria e udhëhequr nga ai ka investuar në armatim në vlerë prej 319 milionë eurosh, duke përmendur këtu blerjen e dronëve Bayraktar nga Turqia, sistemet kundërtanke Javelin nga Shtetet e Bashkuara dhe duke përsëritur se Kosova shpejt do të ketë në inventar edhe helikopterët amerikanë, Black Hawk.

Kurti tha po ashtu se buxheti për ushtrinë është rritur gjatë katër vjetëve të fundit.

“Synimi ynë është i qartë ndërtimi dhe rritja e një ushtrie që respekton standardet më të larta të NATO-s dhe që është pjesë aktive e arkitekturës së sigurisë ndërkombëtare demokratike. Kosova nuk është një shtet që kërkon vetëm mbështetje, Kosova është një partnere që kontribuon, që investon dhe që garanton sigurinë rajonale”, tha Kurti.

Së fundi, Kosova ka iniciuar hapjen e një fabrike për prodhimin e municioneve në Kosovë, por edhe të dronëve.

Përveç industrisë së mbrojtjes, institucionet kanë ndërmarrë hapa në thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shtetet e Bashkuara, por edhe me shtete të tjera rajonale, që janë pjesë e NATO-s, sikurse Kroacia dhe Shqipëria.

Thellimi i bashkëpunimit në mbrojtje vjen në kohën kur po vazhdon procesi i transformimit të FSK-së në ushtri, proces që pritet të përmbyllet më 2028.

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar më herët për Radion Evropa e Lirë se numri i pjesëtarëve të FSK-së ka kaluar 4.300 dhe se vitin e ardhshëm pritet të arrijë në mbi 5.000.

Kosova mëton që një ditë të bëhet pjesë e strukturave të aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s, por ka pengesa në këtë drejtim, pasi në aleancë janë katër shtete që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës./REL

vjosa osmani forca e sigurisë së kosovës

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan