“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përsëriti akuzat se Serbia dhe Rusia po vazhdojnë të tentojnë që të destabilizojnë Kosovën, por edhe rajonin. Osmani këtë deklaratë e bëri pasi mori pjesë në Samitin e katërt të Bashkësisë Politike Evropiane të mbajtur në Pallatin Blenheim, në Mbretërinë e Bashkuar.
“Kemi qenë në tryezën, me shumë liderë të tjerë, ku është diskutuar për mbrojtjen e demokracisë dhe luftimin e dezinformatave. Edhe pse shteti ynë nuk ka lejuar asnjëherë influencë ruse apo të forcave të tjera malinje, megjithatë përderisa shteti fqinj, Serbia, përdoret si satelit i Rusisë dhe përderisa edhe vetë fatkeqësisht i takon mentalitetit të shekullit të kaluar, ata do të vazhdojnë të tentojnë ta destabilizojnë jo vetëm shtetin tonë, por edhe gjithë rajonin dhe nëpërmjet kësaj gjithë kontinentin evropian”, tha Osmani.
Osmani, por edhe krerët e tjerë të institucioneve të Kosovës, kohëve të fundit kanë intensifikuar paralajmërimet e tyre se Rusia, përmes Serbisë, po synon të destabilizojë Kosovën.
Vetë Osmani në të kaluarën e ka quajtur Serbinë si “dorë të zgjatur të Rusisë”, e cila po përpiqet të luajë “lojërat e [presidentit rus, Vladimir] Putinit, duke hapur një front të ri ndaj Perëndimit”.
Presidentja Osmani tha se gjatë Samitit në Mbretërinë e Bashkuar u takua me liderë të shumtë evropianë, përfshirë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, me të cilët ka diskutuar për integrimin euroatlantik të Kosovës, për hapat e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, por edhe si të luftohet ndikimi rus.
Osmani e cilësoi Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane si të rëndësishëm, edhe pse tha se nuk është samit formal në kontekstin e vendimmarrjes, por i rëndësishëm pasi në të morën pjesë 46 liderë evropianë.
Gjatë samitit, liderët kanë diskutuar për mbështetjen e Ukrainës, që po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia, migrimin, sigurinë energjetike dhe kërcënimin që paraqet Rusia.
Bashkësia Politike Evropiane është lancuar rreth dy vjet më parë.
Takimi i parë u zhvillua në Pragë në vitin 2022, kur Çekia kishte kryesimin e radhës së Bashkimit Evropian; i dyti në Kishinjev të Moldavisë në qershor të vitit 2023, ndërsa i treti në Granadë të Spanjës në tetor të vitit 2023.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesëmarrëse të rregullta në Bashkësinë Evropiane Politike, përfshirë Kosovën, pavarësisht se ky forum në të kaluarën u mbajt në dy shtete që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Moldavi dhe Spanjë.
Idenë për krijimin e saj e ka përmendur i pari presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e pas tij edhe presidenti aktual i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Bashkësia Politike Evropiane nuk është një organizatë formale, por shërben si forum, ku së paku një herë në vit liderët e vendeve evropiane mblidhen dhe diskutojnë për çështje të interesit të përbashkët.
Kur ideja është përmendur për herë të parë, ka pasur edhe disa dyshime nëse kjo bashkësi do të shfrytëzohej si alternativë për zgjerimin e BE-së. Por, në BE kanë siguruar se Bashkësia Politike Evropiane, në asnjë mënyrë, nuk ka për qëllim ta zëvendësojë procesin e zgjerimit të BE-së, e as të bëjë gara me organizatat ekzistuese, strukturat apo proceset./REL
SHBA- Në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee këtë javë, është shfaqur një trend i modës me nj&...
RAFAH- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka realizuar një vizitë të paparalajmëruar në jug të Gazës, disa dit&eu...
SHBA- I riu Thomas Matthew Crooks shkoi në vendin ku do të mbahej tubimi elektoral ish Presidentit Donald Trump, me një çantë t&eum...
SHBA- Të shqetësuar rreth aftësisë së presidentit Joe Biden për të fituar zgjedhjet këtë nëntor, demokrat&eu...
ITALI- Një gjykatë në Itali ka urdhëruar një gazetare që t'i paguajë 5,000 euro dëmshpërblim kryeministres, Giorg...
pamje nga ngjarja SHBA- Një video nga incidenti tragjik i cili ndodhi në prill të këtij viti në qytetin amerikan të Fort...
SHBA- Një video e re e presidentit amerikan Joe Biden po bën xhiron e internetit në të cilën ai duket se po zbret me shum&e...
KOSOVË- Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë kanë njoftuar se ka përfunduar gjykimi i Hashim Thaçit dhe...
PRIZEREN- Një 20-vjeçar në Prizeren është dënuar me tetë vite burg. Bëhet me dije se Gjykata në Prizren ka marr...
RUSI- Gazetari amerikan Evan Gershkovich u shfaq në seancën e dytë të procesit kundër tij në Rusi. Ai u arrestua në mars t&...