“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
SHBA- Një gjykatëse akuzoi të enjten avokatët e ish-Presidentit Donald Trump se po përpiqeshin të pengonin bërjen publike para 5 nëntorit të provave potencialisht të dëmshme lidhur me çështjen ndaj tij për përpjekje për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve të 2020, edhe pse ajo pranoi se gjyqi për këtë rast nuk do të fillojë para ditës së votimeve.
Gjykatësja Tanya Chutkan mbikqyr çështjen gjyqësore që bazohet tek akuzat se ish-Presidenti Trump komplotoi për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, përpara sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar 2021. Gjykatësja Chutkan vendosi t’u japë prokurorëve mundësinë që të paraqesin prova të reja mbi çështjen deri në 26 shtator.
Vendimi erdhi pas një seance dëgjimore, e para pas vendimit të Gjykatës së Lartë se ish-presidentët gëzojnë imunitet të gjerë nga akuzat penale. Thomas Windom, një anëtar i ekipit të prokurorit të posaçëm Jack Smith tha se dosja pritet të përfshije prova të detajuara nga hetimi për këtë çështje ndaj zotit Trump. Ish Presidenti republikan Donald Trump do të përballet me Nën Presidenten demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Ai nuk ishte i pranishëm në seancë dhe është deklaruar i pafajshëm për të 4 akuzat penale të ngritura ndaj tij në këtë rast. Ekipi i prokurorit të posaçëm Jack Smith paraqiti një padi të re javën e kaluar, nga e cila ishin hequr disa nga akuzat që ishin ngritur më parë ndaj ish-Presidentit Trump, duke zbatuar kështu vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë në lidhje me imunitetin. Ekipi i prokurorëve ka thënë gjithashtu se janë të gatshëm të paraqesin një dokument me pikëpamjet e tyre ligjore se si mund të zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë tek çështja në fjalë.
Avokatët mbrojtës kanë thënë se do të paraqesin disa kërkesa për pushimin e çështjes, ndër to edhe një kërkesë që mbështetet tek vendimi i gjykatëses në Florida se emërimi i prokurorit Smith ishte antikushtetues. Asnjë nga palët nuk pret që të arrihet deri në mbajtjen e gjyqit përpara zgjedhjeve të nëntorit, në veçanti për shkak të volumit të punës ligjore që duhet bërë. Gjykatëses Chutkan i duhet tashmë të vendosë se cilat prej neneve të akuzave mund të vazhdojnë të jenë pjesë e padisë, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për imunitetin.
Gjykata e Lartë vendosi në korrik se ish-presidentët gëzojnë imunitet absolut për ushtrimin e funksioneve të tyre themelore kushtetuese dhe se konsiderohen me imunitet nga hetimet për veprimet zyrtare. Ekipi i prokurorit Smith reagoi duke rishikuar padinë, nga e cila u hoqën referencat ndaj përpjekjeve të ish-Presidentit Trump për të përdorur kompetencat ligjzbatuese të Departamentit të Drejtësisë, për të qëndruar në pushtet – një aspekt për të cilin Gjykata e Lartë tha se ish-Presidenti Trump gëzon imunitet.
Kjo çështje gjyqësore bazohet tek një nga dy paditë federale që u ngritën ndaj ish-Presidentit Trump. Padia e dytë e akuzonte ish-presidentin për marrjen e dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago, Florida. Kjo padi u rrëzua në muajin korrik nga gjykatësja Aileen Cannon, e cila u shpreh se emërimi i prokurorit të posaçëm Smith ishte i paligjshëm. Ekipi i prokurorit Smith e ka apeluar këtë vendim. Avokatët e ish-Presidentit Trump thonë se do t’i kërkojnë gjykatëses të rrëzojë edhe padinë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, bazuar në të njëjtin arsyetim./ VOA
POLONI- Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda tha këtë të enjte se Lituania dhe Polonia kanë nisur tashmë bisedimet për fo...
RUSI- Kremlini ka përgënjeshtruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, pas deklaratave të këtij të fundit se ishte infor...
KINË- Policia në Kinë ka arrestuar disa punonjës aktualë dhe ish-punonjës të prodhuesit britanik të vaksinave&nbs...
ITALI- Autopsitë fillestare të katër nga shtatë viktimat që vdiqën kur një superjaht u mbyt në një stuhi në ...
GJERMANI- Një zëdhënës i qeverisë gjermane njoftoi se kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do t&...
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se nëse fiton zgjedhjet e 5 nëntorit, ai do të krijojë ...
SHBA- Disa pamje, të cilat thuhet se nuk janë publikuar më parë, tregojnë momentet pas vrasjes së Presidentit John F. Kennedy. P...
SHBA- Ekipi i fushatës së Zëvendës Presidentes të SHBA-së dhe kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris mblodhi m&...
RUSI- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një panel të Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok u shpreh se mbështetë Kamal...
UKRAIN- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të enjten në Oslo tha se Ukraina ka arritur shumë në inkursionin e ...